Tentoi të fshehë krimin e plagosjes me armë, duke hequr dvr-të e kamerave të sigurisë, policia arreston një 50-vjeçar në Peqin

by editor

Tentoi të fshehë krimin e plagosjes me armë, duke fshehur dvr-të e kamerave të sigurisë, Policia arreston një 50-vjeçar në Peqin.

Advertisements

‘Në vijim të veprimeve hetimore të pandërprera, lidhur me ngjarjen e ndodhur në lagjen “Xhami”, ku shtetasi A. T, 26 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, plagosi me armë zjarri në këmbë, shtetasin Sh. C., rreth 41 vjeç, strukturat për Hetimin e Krimeve të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin:

Advertisements

– S. Ll., 50 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale “Moskallëzimi i Krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi 50 vjeçari nuk kallëzuar për krimin dhe ka hequr dhe fshehur dvr-n e kamerave të subjektit të tij, i cili ndodhej afër vendngjarjes.

Vijojnë hetimet e thelluara për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje dhe kapjen e autorit të dyshuar, të shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Advertisements

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme’, njofton policia.

You may also like