Tentoi të grabiste xhiron ditore në market dhe plagosi shitësen, bie në pranga 34-vjeçari në Durrës

by editor

Një grabitje nën kërcënimin e thikës është regjistruar në qytetin e Durrësit. Policia njofton se një 34-vjeçar është future në një market dhe ka kërkuar të marrë xhiron ditore, duke kërcënuar punonjësit me thikë.

Advertisements

Por i riu ka hasur në rezitencën e punonjësve, ndaj në tentativë për t’u larguar, ka plagosur lehtë në dorë njërën prej tyre.

Advertisements

“Tentoi të vidhte nën kërcënimin e thikës xhiron ditore në një market dhe në tentativë për tu larguar dëmtoi lehtë në dorë një nga punonjëset e marketit, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë u vu në pranga 34-vjeçari.

Rreth orës 15:30, në lagjen nr. 1 Durrës, shtetasi O.Z, është futur në një market dhe nën kërcënimin e thikës ka tentuar të marrë xhiron ditore. Punonjëset e marketit kanë reaguar duke njoftuar Policinë dhe të pengonin autorin për të mos marrë lekët.

Advertisements

34-vjeçari duke mos realizuar dot vjedhjen është munduar të largohet dhe në përpjekje për tu larguar ka dëmtuar lehtë në dorë një nga punonjëset e marketit”, njofton policia.

Uniformat blu kanë identifikuar dhe vënë në pranga autorin.

You may also like