Vidhet kasaforta me mbi 30 milionë lekë brenda në një supermarket

by editor

Një supermarket në Ishull Lezhë ka rënë pre e grabitjes. Mësohet se gjarja ka ndodhur pas mesnate ku është vjedhur kasaforta e marketit.

Advertisements

Paraprakisht dyshohet se në kasafortë kanë qenë rreth 30 milionë lekë të vjetra. Po ashtu të njëjtat burime tregojnë se personat të cilët kanë kryer grabitjen, janë futur nga hyrja e pasme marketit duke thyer derën e pasme të marketit.

Advertisements

Pritet që policia të sekuestrojë kamerat e sigurisë të cilat mund të identifikojnë autorët e kësaj ngjarje e cila ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm.

You may also like