“Të hetohen çështjet aktuale”/ Blendi Fevziu për arrestimet e SPAK: Ka klasë politike në pushtet që ka akuza të mëdha

by editor

Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar arrestimet me urdhër të SPAK, teksa është shprehur se prokurorët e posaçëm duhet të hetojnë çështje aktuale siç janë inceneratorët.

Advertisements

“Nuk fillohet nga çështjet e vjetra. Ne kemi çështje të rëndësishme, me impakt të jashtëzakonshëm. Problemi është nuk ka fajtorë për momentin”, u shpreh gazetari në emisionin “Të paekspozuarit”.

Advertisements

Blendi Fevziu theksoi se nëse SPAK nuk u jep përgjigje këtyre çështjeve, legjitimiteti i Prokurorisë së Posaçme është joekzistent.

“Ne nisemi nga emrat, a do të arrestohet filani? Por gjërat nisen nga çështjet. Ne kemi inceneratorët, është çështja më e dukshme. Por ka një çështje me impakt të jashtëzakonshëm. Problemi është nuk ka fajtorë për momentin.

Advertisements

Marrim edhe çështje të tjera. Ne do ta gjykojmë SPAK-un kur të shohim çfarë veprimesh do të ndërmarrë ndaj çështjeve të mëdha të sotme. Ke klasë politike në pushtet prej 11 vitesh që ka akuza të mëdha. Nuk fillohet nga çështjet e vjetra. Ne kemi çështje të rëndësishme, pa dhënë përgjigje nuk të them dot. Nëse nuk u jep përgjigje këtyre çështjeve, legjitimiteti i SPAK është joekzistent. Janë një sërë çështjesh, që edhe shtypi i ka nxjerrë. Mora inceneratorët”, tha Blendi Fevziu.

You may also like