Takimi i Ramës me emigrantët në Greqi, Berisha: Kërkon vota nga shqiptarët që dëboi

by editor

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar dje takimin e kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Selanik. Ai tha se kudo Rama udhëton, udhëton si një armik i Kombit shqiptar pasi sipas Berishës, e ka zbrazur Shqipërinë më shumë se çdo pushtet në të gjitha kohërat e saj.

Advertisements

“Edi Rama udhëton i damkosur kudo sepse në këtë vend të bekuar, në këtë vend që po ecte shpejt në rrugën e begatimit, në rrugën e ligjit, ai zgjodhi drogën, zgjodhi krimin, ndërtoi narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë për ta rrënuar atë”, deklaroi dje ai nga banesa ku qëndron i izoluar. Po ashtu, Berisha thekson se kryeministri zgjodhi drogën krimin, ndërtoi narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë për ta rrënuar vendin.

Advertisements

You may also like