“Do njiheni me të vërtetat e Monika këmbësores”- U paraqit në SPAK për zbatimin e masës së sigurisë: Kryemadhi: Me Ilir Metën…

by editor

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka dalë nga SPAK, ku u paraqit paraditen sotme në kuadër të zbatimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj saj nga GJKKO.

Advertisements

Në një prononcim për shkurtër për mediat, Kryemadhi ironizoi duke thënë se “do njiheni me të vërtetat e Monika këmbësores dhe të sateliteve të Shqipërisë”, ndërsa shtoi se ka evidentuar një sërë shkeljesh ligjore nga organi akuzës.

Advertisements

Ndër të tjera ajo tha se nuk ka asnjë komunikim me ish-bashkëshortin e saj, Ilir Metën, i cili ndodhet në paraburgim.

Monika Kryemadhi: Unë jam një individ dhe politikane që vendos të përballem dhe me padrejtësitë që behën. Po bej mbrojtjen time ligjore për pretendimet e SPAK ndaj meje. Kam evidentuar një sërë shkeljesh ligjore nga organi akuzës, që do kundërshtohen dhe do u vërtetojnë shqiptarëve të kundërtën e asaj që thuhet.

Advertisements

Do njiheni me të vërtetat e Monika këmbësores dhe të sateliteve të Shqipërisë. Duroni se do të informoheni për të gjitha. Do tregohet se sa i vërtetë është i gjithë procesi. Me Ilir Metën s’ka asnjë komunikim.

Kujtojmë se Monika Kryemadhi ankimoi në Apelin e Posaçëm vendimin për masën e sigurisë, detyrim paraqitje. Kryemadhi e ka dorëzuar ankimim përmes postës të shtunën, ndërsa po hetohet për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash.

Ndërkohë pritet që Ish-presidenti Ilir Meta do ta dorëzojë këtë të hënë ankimimin kundër vendimit të arrestit me burg.

Më 23 tetor, Gjykata la në fuqi masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” të caktuar ndaj deputetes Monika Kryemadhi, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.

Ndërkohë, u zëvendësua masa e sigurimit personal ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK.

You may also like