Ekstradohet drejt Gjermanise Princ Dobroshi, ku do të gjykohet për akuzën e trafikut të drogës.
Advertisements
I njohur në Norvegji dhe Çeki me nofkën “Peshkaqeni”, Princ Dobroshi nga Kosova dhe kunati i tij nga Shqipëria, Olsi Syziu, janë subjekte të hetimit pasuror nga SPAK.
Advertisements
Më 29 mars të këtij viti SPAK ka sekuestroi 10 llogari bankare me vlerë 133 mijë euro, Vilë në Gjirin e Lalzit, dy apartamente te Kodra e Diellit, një apartament te Liqeni i Thatë, makinë Volvo, dhe shoqërinë tregtare ‘SLAI’. Ai ndodhet i arrestuar prej dhjetorit 2023.
Kush është Princ Dobroshi?
Advertisements
Princ Dobroshi njihet ndërkombëtarisht si njëri nga personat me veprimtari të dyshuar kriminale. Dobroshi ishte dënuar për përfshirje në trafikun e drogës, saktësisht heroinës. Për këtë dhe vepra të tjera Dobroshit i ishte ndaluar hyrja në vendet e Bashkimit Evropian.
59-vjeçari nga Peja e nisi ‘karrierën’ e tij në fund të viteve ’80 në Gjermani, ku do të dilte si shumë të rinj të tjerë nga Kosova. Megjithatë, besohet se aktivitetet kriminale në trafikim të drogës – dhe siç dyshohet edhe armëve, do t’i niste në fillim të viteve ’90.
Në vitin 1993 ishte kapur në Norvegji dhe ishte dënuar me 14 vjet burg për trafikim të heroinës. Në vitin 1997 Princi kishte arritur të arratisej në mënyrë spektakolare nga burgu duke shkuar në Çeki ku raportohet se ka dominuar trafikimin e drogës atje.
Dy vjet më pas ishte arrestuar sërish dhe ishte dërguar në Norvegji. Autoritetet çeke në atë kohë kishin raportuar se dokumentacioni i gjetur te Dobroshi indikonte që ai po përdorte paratë e drogës për të blerë armë të cilat i dërgoheshin më pas njerëzve të UÇK-së.
Dobroshi nga çekët ishte dorëzuar sërish te norvegjezët. Kur po çohej të merrej në pyetje, minibusi me të cilin po barteshin gjykatësit, mbrojtësit dhe avokatët kishte pësuar aksident të rëndë nga i cili mbetën të vrarë tre njerëz. Prej asaj kohe, Dobroshi ishte quajtur nga autoritetet norvegjeze si i burgosuri më i rrezikshëm në atë vend.
Për çudi, ai ishte liruar më pas për “sjellje të mirë” në janarin e vitit 2005. Dhe pas pak kohësh do të vinte për të jetuar në Kosovë. Këtu besohet që kishte hapur pika bastes dhe kazino.
Dobroshi kishte pasur shoqëri me Arfan Qadeer Bhattin, një i arrestuar në Norvegji me akuzat se kishte planifikuar të kryente sulme terroriste ndaj ambasadës së Izraelit dhe asaj të Amerikës në Osllo të Norvegjisë.
Paraprakisht për Princ Dobroshit ishte dëgjuar në vitin 2019, para katër vitesh. Ai do të arrestohej pasi ishte përfshirë në një përleshje fizike në qytetin e tij, në Pejë.
Cila është pasuria e tij?
Sipas mediave në Kosovë, Dobroshi në vendlindjen e tij ka të regjistruara tri objekte banimi me vlerat si në vijim: 150 mijë euro, 45 dhe 13,965 euro.
“Peshkaqeni” në të njëjtën komunë ka të regjistruara edhe pesë parcela bujqësore në Vitomericë dhe një parcelë pyjore në Brestovik të Pejës.
Ndërkaq, në Prishtinë ka të regjistruara tri shtë në vlerat si vijojnë: 121,440 euro, 121 mijë dhe 4,224 euro.
I kërkuari nga autoritetet ndërkombëtare ka të regjistruar edhe një parcelë në Miradi të Epërme në Fushë Kosovë.
“Peshkaqeni” kishte edhe një biznes aktiv të regjistruar deri më 9 qershor 2022 me emrin “Princi D SH.P.K.” me kapital të regjistruar 5.000 euro dhe 100% për qindje të aksioneve.
Në bazë të përshkrimit të biznesit, aktiviteti kryesor i biznesit ishte rikuperimi i materialeve të klasifikuara.
Ndërkaq, aktivitetet e tjera përfshinin tregtinë me shumicë të kafes, çajit, kakaos dhe erëzave, tregtinë me shumicë të tekstileve, tregtinë me shumicë të mbeturinave dhe hekurishteve dhe tregtinë me shumicë jo të specializuar.