Mësuesi Bledar Duro, i cili ngacmoi seksualisht dy nxënëset e tij 14 vjeçare, është lënë pas hekurave. Ky vendim është marrë sot nga Gjykata e Korçës gjatë seancës të zhvilluar paraditen e sotme.
Advertisements
Bledar Duro, mësuesi i artit për shkollën 9-vjeçare “Sotir Gurra” është akuzuar për sulm seksual ndaj dy nxësëve të tij 14 vjeçare. Ai u shkruante të miturave nëpërmjet aplikacionit “WhatsApp” duke përdorur një fjalor banal dhe abuzues kundrejt tyre.
Advertisements
Ndërkoi avokati mbrojtës ka folur për mediat pas përfundimit të seancës. Ai ka thënë në fjalën e tij se mësuesi ka qenë nën efektin e pijes kur ka shkëmbyer mesazhe me vajzat e mitura teksa thotë se ai ka patur probleme të vazhdueshme me varësinë ndaj alkoolit, shkruan Newsbomb.al.Avokati Koçibelli gjithashtu ka thënë se vetmja shkelje që ka kryer Bledar Duro është një kundërvajtje administrative për faktin e që komunikimi nuk ka qenë korret pasi është cënuar dinjitetin e mësuesit dhe të nxënësve.Avokati Kristian Koçibelli: Kemi paraqitur më shumë se 6 prova që kanë të bëjnë me vërtetime të spitalit të Traumës në Tiranë, se ky shtetas ka qenë i shtruar më shumë se 3 herë. Gjithashtu edhe kartelën spitalore sa i përket spitalit të Korçës ku ka qenë i shtruar në maj të këtij viti dhe programin që po ndjek me mjeken e tij, përpos faktit se edhe bashkëshorten e tij e ka infermiere dhe e ndihmon që të kurohet.E vetmja shkelje që ka kryer është një kundërvajtje administrative për faktin që komunikimi që ka një mësues me studentët nuk duhet të jetë i tillë që të cenojë dinjitetin e mësuesit dhe nxënësve.Mund të merrej një masë nga drejtoria Arsimore, komunikimi në rrjetet sociale që ka një person nuk përbën vepër penale, e aq më tepër veprën penale që akuzohet ky shtetas.Ka pranuar që ka qenë i alkoolizuar dhe ku ka pasur komunikimin me vajzat ka qenë nën efektin e alkoolit. Shtrimi i parë ka qenë në 2014, dhe i fundit në maj 2024.Ai shpjegoi se gjatë qëndrimit në shkollë nuk konsumonte alkool, por pas mbarimit të orarit të mësimit. Është mësues prej 25 vitesh dhe gjithë këto vite ka pasur respekt ndaj tij, ka nxjerrë punime artistike. Qëndrimi dhe komunikimi ka qenë më respekt të dyanshëm, por aktualisht duke qenë se alkooli ka bërë punën e vet.Mesazhi që ka komprementuar mësuesin është ai që i ka dërguar 14-vjeçares me tekstin: “Si ndihesh, a je eksituar”. Ky është pikërisht mesazhi që ka bërë që policia t’i vejë prangat mësuesit. Vetë ai i kishte fshirë mesazhet, por nxënëset i kishin ruajtur në telefonat e tyre, tashmë të sekuestruar nga policia.Bledar Duro u arrestua më 13 nëntor pas denoncimit të dy të miturave teksa u pezullua menjëherë nga puna.