Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në një banesë në katin e 9-të të një pallati.
Advertisements
Ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës, rreth orës 23:45 në banesën e shtetases në rrugën “Sadik Petrela” në Tiranë.
Advertisements
Blutë e kryeqytetit thonë se pasi kanë marrë njoftimin kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë hapur me forcë derën, pasi nuk kishte njëri në shtëpi dhe kanë konstatuar se a pasur dënime në xhama dhe vetratën e ballkonit.
“Rreth orës 23:45, të datës 21.12.2024, është njoftuar Salla Operative se në banesën që jetonte shtetasja E.A, në rrugën “Sadik Petrela” në katin e 9-të, është dëgjuar një zhurmë si shpërthim.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë hapur me forcë derën pasi nuk kishte njëri në banesë dhe kanë konstatuar në ballkonin e kësaj banese, të dëmtuar xhamin dhe vetratën e ballkonit, që dyshohet se janë dëmtuar nga lëndë plasëse.”- njofton policia.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.