Shfaqi probleme shëndetësore, ndërron jetë 12-vjeçari tek Trauma! I mituri ishte shtruar në spitalin e Korçës 10 ditë më parë, por…! Ja çfarë dyshohet

Një 12 vjeçar, i cili u dërgua me urgjencë nga spitali i Korçës në Tiranë, ka ndërruar jetë në spital.

Advertisements

Mësohet se i mituri është nga fshati Pocest, ndërsa ishte nxënës në klasën e 7-të të shkollës në fshatin Vashtëmi.

Advertisements

Sa i përket rrethanave, burime nga policia bëjnë me dije se i mituri është dërguar në urgjencën e Korçës me tension të lartë ndërsa pas kontrollit është nisur menjëherë drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

Ka qenë shkolla e fshatit Vashtëmi që ka njoftuar edhe ngjarjen e rëndë ndërsa nga burimet mësohet se i mituri është shtruar dy herë në spital për shkak të problemeve shëndetësore që mund të lidhen me zemrën dhe diabetin.

Sipas të dhënave nga spitali rajonal i Korçës 12 vjeçari ka shkuar në spital rreth 10 ditë më parë me simptoma gripi dhe pasi është mbajtur nën kujdesin e mjekëve gjendja e tij është përmirësuar dhe ka dalë nga spitali në datën 31 dhjetor.

Më pas ai është shoqëruar përsëri nga familjarët në spital pasi kishte të vjella dhe nga analizat ka rezultuar se kishte gliceminë e rritur ndaj dje në mëngjes është dërguar drejt Tiranës ndërsa mbrëmjen e kaluar ka pësuar arrest kardiak.

Për shkak të moshës së re dhe rrethanave të vdekjes së papritur, policia ka nisur mëngjesin e sotëm hetimet lidhur me rastin për të zbuluar shkaqet e vdekjes së të miturit.

Kanë qenë familjarët ata që kanë deklaruar para uniformave blu që djali i tyre ka pësuar tension të lartë dhe që ka patur herë pas here probleme shëndetësore.

Pritet në vijim të kryhet ekspertiza mjeko ligjore për të zbardhur shkakun e vdekjes.