Isuf Hasa është autori i vrasjes së 81-vjeçarit, Xhemal Meta, i cili u gjet i pajetë nga fqinji në oborrin e banesës së tij mëngjesin e 13 janarit.
Advertisements
Në një konferencë për mediat policia e Tiranës njoftoi se arrestoi autorin e vrasjes, ndërsa zbuloi se pasi Hasa i mori jetën të moshuarit i vodhi nga xhepi paratë që i kishin mbetur viktimës.
Advertisements
Policia ka publikuar edhe pamjet nga vendi ku autori kishte fshehur çekiçin edhe paratë e vjedhura.
Siç duket nga fotot autori kishte fshehur një pjesë të parave në xhep dhe një pjesë tjetër brenda çorapeve.
Policia sekuestroi në total një sasi prej 200.000 lekë të rinj.foto 4Policia sekeustroi gjithashtu edhe çekiçin, me të cilin u vra i moshuari.
Më datë 13.01.2025, rreth ores 09:00, Isuf Hasa, 64 vjec, shkoi në banesën e fqinjit të tij Xhemal Meta dhe për motive të dobëta e qëlloi atë me një mjet të fortë (çekiç) në pjesën e pasme të kokës duke i shkaktuar vdekjen.
Nga veprimet hetimore dyshohet se autori i dyshuar Isuf Hasa, pasi e ka goditi viktimen i ka mori dhe një sasi vlerash monetare që ai mbante në xhep, dhe më pas është larguar.
Nga kontrollet e shumta të kryera në disa banesa të autorit dhe familjarëve të tij, janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 200.000 lekë të rinj.
Po nga kontrollet e ushtruara në banesën e shtetases L.H,(vajza e autorit të dyshuar) në fshatin Gjokaj, Vorë, Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendin e dyshuar (çekiç) më të cilin autori ka kryer vrasjen .
“Nga veprimet hetimore dyshohet se autori i dyshuar Isuf Hasa, pasi e ka goditur viktimen i ka marrë dhe një sasi vlerash monetare që ai mbante në xhep, dhe më pas është larguar.
Nga kontrollet e shumta të kryera në disa banesa të autorit dhe familjarëve të tij, janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 200.000 lekë të rinj.
Po nga kontrollet e ushtruara në banesën e shtetases L.H,(vajza e autorit të dyshuar) në fshatin Gjokaj, Vorë, Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendin e dyshuar (çekiç) më të cilin autori ka kryer vrasjen”, njoftoi policia.