“Rama është në pozita të dëshpëruara”- Avokati Sokol Hazizaj: Kryeministri nuk ka fuqi të mbrojë as Lalin dhe as veten

Avokati Sokol Hazizaj thotë se kryeministri Edi Rama është në pozita të dëshparuara për shkak se SPAK po vepron edhe ndaj bashkëpunëtorëve të tij.

Advertisements

Sipas tij, kreu i qeverisë “nuk ka më fuqi të mbarojë as Erion Veliajn dhe as veten e tij”.

Advertisements

“Rama është në pozita të dëshpëruara për shkak të veprimit së fundit që mori SPAK ndaj kryetarit të bashkisë. Ajo që e çon atë në dëshpërim është fakti se siç ai ka pranuar që SPAK është krijuar nga PS, SPAK po vepron ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve të tij, më i rëndësishmi është kryetari i bashkisë, me të drejtë apo pa drejtë kjo është çështje e hetimit apo gjykimit. Referuar këtij dëshpërimi e përfshin edhe nervozizmi ndaj veprimtarisë së SPAK”, tha Hazizaj në emisionin “Log” në News24.

Avokat Hazizaj tha kur e votuan ligjin për reformën në drejtësi, nuk e kuptuan që ai ligj u bë ndaj tyre.

“Ata që votuan për këtë ligj nuk arritën ta kuptonin që në momentin që kur erdhi si iniciativë për ta bërë këtë ligj që ishte ndaj tyre. Ka një teori që e përdorin amerikanët dhe britaniket. Nuk ka rëndësi themelet, problemi është nga vjen uji. Uji vjen nga çatia, Rama po e ndjen se ai është çatia, çatia ka marrë lagështirë dhe nuk mban më ujë për te themelet”, tha avokati.