“Sistemi ka ende korrupsion…”/ Rama për procesin e dixhitalizimit të pronave: E pranoj me kokën ulur…

Kryeministri Edi Rama tha se ministritë nuk menaxhojnë më tendera, pasi kjo është kaluar në struktura të posaçme. Ai theksoi se korrupsioni është më i pranishëm në ndërveprimin mes qytetarëve dhe administratës.

Advertisements

Rama pranoi se ende ka probleme, veçanërisht me hartimin dixhital të pronës, por theksoi se BE ka vendosur vitin 2028 si afat për përfundimin e negociatave të anëtarësimit.

Advertisements

“Sot ministritë nuk bëjnë më tendera. Ministrat nuk janë më të lidhur me procese tenderimi se janë të gjitha të kaluara në struktura të tjera dhe ka një strukturë të posaçme që bën pjesën më të madhe të tenderave. Korrupsioni është tek kontaktet te ndërveprimit mes qytetarit që kërkon një shërbim dhe atij që është në sportel. Ka qenë një kohë kur edhe për të marrë një certifikatë, rregullisht paguaje bakshish. Për herë të parë dhe nuk e kanë të gjitha vendet e BE, ata që janë jashtë edhe në kontinente të tjera mund të marrin një shërbim përmes platformës e-Albania. Vijmë te lejet e ndërtimit që kanë kaluar në një fazë tjetër.

Janë online dhe ka një proces tërësisht ndryshe nga sa ka qenë vite më parë. E fundit, jemi patjetër borxhli dhe këtë e pranoj me kokën ulur se pavarësisht të gjitha progreseve, kemi deficite për shkak të faktit që akoma nuk ka përfunduar procesi i hartimit dixhital të pronës. Nuk e kemi akoma ciklin e mbyllur. Jemi të vetëdishëm që sistemi ka ende korrupsion por ama në planin e negociatave, edhe BE e ka konstatuar këtë fakt dhe e ka vënë një nga kushtet e përfundimit të negociatave. Na është lënë një afat 2028 si një kohë e ndërmjeteme kur negociatat të konsiderohen të përfunduara dhe çështja do të shkojë në nivelin e Këshillit Europian. Kjo është e vërtetë dhe patjetër që qytetarët kanë të drejtë të ankohen”-u shpreh Rama.