“Femijët ‘dragua’ ekzistojnë”/ Habit studiuesja: Skëndërbeu, një prej tyre

Ish-konkurrentja e “Ferma VIP”, Danela Shima bëri një deklaratë të fortë, ku tha se kishte pasur një vëlla “dragua” me flatra dhe fuqi të mbinatyrshme.

Advertisements

Për Pranvera Xhafa, studiuese e shkencave okulte, ky nuk është një rast i izoluar, por një shenjë e lidhjes mes botës sonë dhe një dimensioni tjetër. Ajo shpjegoi se të tilla qenie, si “fëmijët dragua”, janë mishërime shpirtërore që përkohësisht marrin formë fizike në dimensionin tonë, por që nuk janë të përhershëm.

Advertisements

“Janë një lloj mishërimi nga një dimension tjetër, në dimensionin tonë kohor. Janë ekzistenciale në një kohë tjetër. Krahët i përkasin një dimensioni tjetër dhe në kohën tonë zhduken. I përkasin më shumë shpirtit sesa trupit. Në jemi në fillimin e një mbarimi të kësaj epoke. Kohë përshpejtohet dhe nëse koha mbaron, nis një cikël tjetër.
Edhe Skëndërbeu ka qenë një i tillë. Lëvizjet e tij para në kohë, në një dimension tjetër kohorë e bënin që të kishtë një strategji më efikase për luftën, që nuk ishte e varur nga numri. Ai kishte mundësi që të shkëputej dhe të shihte se ç’do ndodh nesër” tha ajo.

Sipas saj, këto aftësi janë bërë gjithnjë e më të rralla për shkak të një “evolucioni regresiv” të njeriut në aspektin metafizik. “Sa më shumë të shkojmë pas në kohë, aq më shumë raste të tilla gjejmë. Në kohën e Arbrit dhe edhe gjatë komunizmit, ka pasur individë me aftësi jashtë normales,” shtoi Xhafa, duke theksuar rëndësinë e shëndetit shpirtëror dhe fizik në ngjizjen e fëmijëve të tillë.

Një tjetër detaj që Danela tregoi ishte se gjatë ceremonisë mortore, arkivoli i vëllait të saj u ndërrua 3 herë, pasi trupi i tij zgjatej. Pranvera Xhafa dha një shpejgim për këtë.

“Shpirti nga ky dimension kohor, ne jemi në një epokë oksigjeni që na kufizojnë në nivelin fizik. Kur një trup vjen nga një dimension tjetër, është i zmadhuar. Nëse dalim jashtë kësaj kohe mund të ketë më shumë hidrogjen që bën që trupat rriten më shumë”, tha ajo në Vizion Plus.

Një nga deklaratat më të diskutueshme të saj ishte ajo se “nëse një person i tretë sheh një fëmijë dragua, ai vdes”. Okultistja thotë se kjo ndodh për shkak të shkëputjes së energjisë shpirtërore nga përballja. “Misioni i tyre është i tillë, që të jetë sekret”.