Dyshohet se ushtronin pro**itucion në një apartament në rrugën e Kavajës, procedohen 4 turistet spanjolle! U gjendet para dhe lëndë narkotike

Katër turiste spanjolle janë proceduar penalisht në gjendje të lirë nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se ushtronin prostitucion në një apartament në rrugën e Kavajës.

Advertisements

Sipas policisë, bëhet fjalë për shtetaset me iniciale A. R., 26 vjeçe, B. P., 26 vjeçe, E. R., 26 vjeçe dhe S. R., 27 vjeçe.

Advertisements

Ndërkohë, gjatë kontrollit në këtë ambient dhe kontrollit fizik ndaj 27-vjeçares, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan shuma parash dhe një sasi të vogël Cannabisi.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset spanjolle A. R., 26 vjeçe, B. P., 26 vjeçe, E. R., 26 vjeçe dhe S. R., 27 vjeçe, pasi u konstatuan në një apartament në rrugën e Kavajës, ku dyshohet se ushtronin prostitucion. Gjatë kontrollit në këtë ambient dhe kontrollit fizik ndaj 27-vjeçares, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan shuma parash dhe një sasi të vogël Cannabisi”, njofton policia e Tiranës.