Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me incidentin e ndodhur mesditën e sotme në zonën e “Ali Demit” në kryeqytet, ku më herët u raportua për një konflikt të dhunshëm mes disa personave.
Advertisements
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në ambientet e një zyre elektorale, ku është raportuar për një përplasje mes disa shtetasve.
Advertisements
Forca të shumta policie dhe grupi hetimor mbërritën menjëherë në vendngjarje pas një telefonate alarmuese në sallën operative. Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, policia konfirmon se është dëmtuar me sende të forta xhami i zyrës elektorale, ndërsa janë gjetur gjithashtu dy fishekë.
Personat e përfshirë në konflikt janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet, i cili është ndaluar më pas nga forcat e rendit dhe po i nënshtrohet hetimeve. Policia bën me dije se vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë, janë duke u hetuar motivet e konfliktit dhe rrethanat e plota të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, në sallën operative të DVP Tiranë ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Ali Demi” kishte një konflikt midis disa shtetasish, në ambientet e një zyre elektorale. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, është konstatuar i dëmtuar dyshohet me sende të forta xhami i zyrës së subjektit elektoral. Po nga këqyrja e vendit të ngjarjes, janë konstatuar dy fishekë luftarak të paplasur.
Menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupi hetimor. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet. Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e motivit të konfliktit dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.