Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit, më saktësisht në segmentin Milot-Rrëshen.
Advertisements
Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në afërsi të Urës me Harqe. Siç duket nga pamjet kamionçina dhe makina janë përplasur ‘kokë më kokë’. Deri më tani nuk ka ende të dhëna për persona të plagosur.
Advertisements
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur menjëherë hetimet. Ndërkohë dy ditë më parë në të njëjtin vend mbetën të plagosur pesë persona, mes të cilëve katër gra.