Aksident i trefishtë, dy makina dhe një autobus përplasen me njëra-tjetrën

by editor

Një aksident mes tri automjeteve në fshatin Komoran la të lënduar tre persona.

Për të zbardhur detajet se si erdhi deri te aksidenti, me rastin po merret njësia përkatëse e policisë.

Advertisements

Rastin për mediat, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

“Sot në mëngjes, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Komoran), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident janë përfshirë tri automjete (në mesin e tyre një autobus). Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia përkatëse e policisë është marrë me rastin”, tha Krasniqi për mediat.

Advertisements

You may also like