Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Pishporo.
Advertisements
Një 64-vjeçar duke drejtuar një motor pa targa ka humbur drejtimin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka ndërruar jetë në vend.
Advertisements
Viktima është identifikuar si Llambi Doko.
Njoftimi i policisë:
Advertisements
Fier/Informacion paraprak
Sot më datë 29.06.2024, rreth orës 17:50, në aksin rrugor “Fier-Pishporo”, shtetasi Ll. D., rreth 64 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes së motomjetit nga rruga ka humbur jetën shtetasi Ll. D..
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.