Talenti i madh i futbollit shqiptar që pranoi stolin e Kombëtares pa zhurmë

by editor

Ajeti, Gjimshiti, Strakosha, Asllani dhe Mitaj luajtën 270 minuta, teksa bie në sy aktivizimi i pakët i Ernest Muçit.

Advertisements

Kombëtarja e futbollit është jashtë Euro 2024, duke u eliminuar nga Grupi B. Në tre ndeshjet e kuqezinjve në Gjermani, lojtarët me më shumë minuta në fushë ishin pesë. Ajeti, Gjimshiti, Strakosha, Asllani dhe Mitaj luajtën 270 minuta, teksa bie në sy aktivizimi i pakët i Ernest Muçit.

Advertisements

Talenti i dalë nga radhët e Tiranës e sprovoi veten me Legian e Varshavës dhe shkurtin e këtij viti kaloi në Turqi me Besiktas, ku në pak ndeshje tregoi cilësitë e tij dhe u bë idhulli i tifozëve.

Edhe pse Sylvinho e ka në plane, shumë pak minuta ishin për 23-vjeçarin në Gjermani. Vetëm 14 të tilla në ndeshjen kundër Spanjës janë shumë pak për Muçin, që nuk pati kohë të tregonte gjithë repertorin dhe cilësitë që ka në këmbë. Ndryshe nga shumë lojtarë që e bërtitën me të madhe mungesën e minutave, Muçi “uli kokën” dhe është në pritje të mundësisë për një fanellë titullari. Epo futbollistët flasin në fushë.

You may also like