Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Shkodër, ku një 29-vjeçar ka përplasur me makinë një të moshuar.
Advertisements
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:40 në rrugën “Gjuhadol”.
Advertisements
Për pasojë i moshuari, rreth 70-vjeç, është transportuar me urgjencë në spital.“Informacion paraprak/Rreth orës 08:40, në rrugën “Gjuhadol”, automjeti me drejtues shtetasin 29 vjeç, ka aksidentuar një të moshuar, rreth 70 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.
I lënduari është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.