Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti tragjik i regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në aksin rrugor Qerret-Mali i Robit, në Kavajë.
Advertisements
Mësohet viktimë ka mbetur shtetasi Fatmir Duda, 47 vjeç. Ky i fundit ka qenë duke udhëtuar me një çiklomotor në momentin kur është përplasur nga një makinë dhe ka ndërruar jetë në vend.
Advertisements
Burime bëjnë me dije se drejtuasja e automjetit që shkaktoi aksidentin fatal ka qenë shtetasj Iris Guma, e cila është ish-gruaja e kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi.
Edhe ajo ka mbetur e plagosur nga aksidenti dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të shkakut të aksidentit.