Një aksident i rëndë, ka ndodhur në Turqi me pasojë dy të vdekur dhe 34 të lënduar. Mediat në Turqi, raportojnë se një autobus plotë me pasagjerë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Advertisements
Aksidenti fatal ka ndodhur në zonën e Babakonağı në autostradën Ankara-Niğde.
Advertisements
Sipas autoriteteve në Turqi, dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të pakujdesisë nga shoferi. Mendohet se aksidenti ka ndodhur pasi shoferin e zuri gjumi në timon, shkruajnë mediat vendase.
Advertisements
Por shoferi pretendon se nuk e zuri gjumi në timon. Në deklaratën e tij për policinë, shoferi Hannan S. thotë se nuk ka fjetur në timon, ai është shprehur se humbi kontrollin kur një kamion nisi ta parakalonte.
“Nuk fjeta. Një kamion donte te me parakalontedhe në atë moment kam humbur kontrollin”, citohet të ketë thënë shoferi.