“Prisni dhe shikoni”/ Spartak Ngjela paralajmëron ‘tërmet’ në politikë

by editor

Spartak Ngjela në lidhje me luftën kundër korrupsionit në Shqipëri, është shprehur se asnjë politikan që ka qenë kryeministër nuk janë të sigurt në luftën anti-korrupsion.

Fjori Dardha: Keni informacione që prokurorë të caktuar janë kërcënuar seriozisht qoftë nga politika apo edhe nga krimi i organizuar?

Spartak Ngjela: Politika po kërcënoi është në krim. Politika që kërcënon drejtësinë është në botën e krimit se nuk e kërcënon vetëm, e kërcënon me ata koshadhat që ka.

Fjori Dardha: Shpesh diskutohet se këto ditë do ketë ngjarje, madje ka dhe të huaj që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri që do ketë ngjarje. Cilat janë këto ngjarje, çfarë pritet të ndodhë në vendin tonë?

Spartak Ngjela: Kur drejtësia sidomos hetimi e nxjerr këtë dhe thotë do ketë ngjarje, flitet për personalitete të mëdha, ajo ngjarja që mbahet sekret. Unë them që as Rama nuk është i sigurt në luftën anti-korrupsion. Diçka do përfitojë, do ketë zbutje për faktin se ka ndihmuar në funksion të ligjit, por drejtësia është drejtësi, po të kesh futur dorën tek ëmbëlsia e shtetit nuk shpëton dot. Të gjithë kryeministrat, e mora Ramën shembull se është aktualitet.

You may also like