Akuzat për ab*zim s*ksual për shkak të konfliktit për pronat? Nëna e mohon: 60-vjeçari na ka prekur në nder

by editor

Në emisionin Me zemër të hapur në News 24 të moderatores Evis Ahmeti, u fol për ngjarjen e rëndë të ndodhur disa ditë më parë, ku një 60-vjeçar në fshatin Vrap të Tiranës akuzohet për abuzim seksual ndaj një 16-vjeçareje.

Advertisements

Moderatorja i tha nënës të vajzës adoleshente se ka një hipotezë, se akuzat ndaj 60-vjeçarit mund të jetë bërë, për shkak të konflikteve për pronat. Por, nëna ka mohuar akuzat, duke thënë se akuzat janë vetëm për çështje nderi.

Advertisements

“Pasi vajza më tha për abuzimin, kam shkuar në polici dhe kam denoncuar. Në Komisariat kam thënë gjithçka. 60-vjeçari mohoi të ketë kryer abuzimin seksual. E ka mbajtur peng dhe e ka kërcënuar, të gjitha veprimet i ka bërë, por se në polici i ka mohuar akuzat.

Edhe gruaja e tij thotë se nuk është e vërtetë. Kam dëgjuar që thonë se mund ta kemi bërë denoncimin, pasi kemi pasur konflikte pronash, por nuk është e vërtetë. Kjo nuk është çështje pronash, por është çështje nderi”, deklaroi nëna e vajzës adoleshente të abuzuar.

(Balkanweb)

You may also like