Është anuluar konferenca e përbashkët për shtyp mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij ukrainas Volodymyr Zelenskyy, e planifikuar për t’u mbajtur këtë mbrëmje pas takimit në Zyrën Ovale.
Advertisements
Dy liderët pritej të përballeshin me mediat në Shtëpinë e Bardhë nga ora 18:00 me orën e Mbretërisë së Bashkuar.
Advertisements
Megjithatë, pas përplasjeve të forta në Zyrën Ovale, Fox News raporton se Donald Trump i ka kërkuar homologut të tij Volodymyr Zelenskyt të largohej nga Shtëpia e Bardhë.
Largimi i Zelenskyy-t nga Shtëpia e Bardhë është njoftuar edhe nga vetë Trump përmes rrjeteve sociale. Në një deklaratë në llogarinë e tij në Truth Social, Trump tha se Zelenskyy “nuk është gati për paqe nëse përfshihet Amerika”, duke shtuar se “ai mund të kthehet kur të jetë gati për paqe”.
“Ne patëm një takim shumë domethënës sot në Shtëpinë e Bardhë. U mësua shumë që nuk mund të kuptohej kurrë pa biseda nën një zjarr dhe presion të tillë. Është e mahnitshme ajo që del përmes emocioneve dhe unë kam vendosur që presidenti Zelenskyy nuk është gati për paqe nëse përfshihet Amerika, sepse ai mendon se përfshirja jonë i jep atij një avantazh të madh në negociata. Nuk dua avantazhe, dua PAQE. Ai nuk i respektoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Zyrën e tyre të dashur Ovale. Ai mund të kthehet kur të jetë gati për paqe”,- shkruan Trump.
Me largimin e liderit ukrainas, marrëveshja mes Uashingtonit dhe Kievit për mineralet e rralla ukrainase mbetet e paarritur, pasi në këtë takim pritej firmosja e saj nga dy palët.