Policia e Tiranës i ka komunikuar Sali Berishës një ditë më parë në banesë vendimin e Apelit të GJKKO për masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”. Burime thanë se ish kryeministri sërish nuk ka firmosur marrjen në dijeni për rikthimin e masës nga gjykata.
Advertisements
Një ditë më parë, kreu i PD tha se do ta respektojë detyrim për t’u paraqitur dy herë në muaj para oficerëve të Policisë Gjyqësore. Vendimi i Apelit të GJKKO riktheu Berishën në pikën kur nisi përballja e tij me zyrat e SPAK-ut në tetorin e 2023, kur prokuroria kërkoi që kreu i PD-së të paraqitej dhe i bllokoi pasaportën, ndërsa po e hetonte për çështjen Partizani.
Advertisements
Atëherë Berisha deklaroi dhe i qëndroi deri në fund se SPAK kishte shkelur Kushtetutën dhe kishte vendosur një masë sigurie, pa marrë autorizimin fillimisht nga Kuvendi. Dhe si kosto mori izolimin për 11 muaj në shtëpi.
Ai ndoqi të gjitha shkallët e gjyqësorit por të drejtën nuk e gjeti në favor të tij, por të SPAK-ut. Vulën ia vendosi Gjykata Kushtetuese, në nëntor të vitit që sapo kaloi, kur rrëzoi pretendimet e tij dhe i tha se Prokuroria e Posacme nuk duhet ti drejtohej Kuvendit dhe “detyrimi i paraqitjes” nuk e kufizonte atë nga politkbërja. Këtë herë Berisha nuk e ka argumentin e anti-kushtetueshmërisë për rikthimin e masës fillestare ndaj tij dhe përmend vetëm hallkën e Gjykatës së Strasburgut, si derën e fundit ku kërkon të gjej drejtësinë që pretendon.