Deputeti demokrat, Ervin Salianji komentoi arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Deputeti theksoi se përgjegjësia politike duhet të jetë absolute për shpërdorimin e fondeve të Bashkimit Evropian për SASPAK.
Advertisements
“Vjedh edhe 200 lekshin e kafes, e kuptoni se ca vesaxhiu mund të jetë një personazh i tillë në politikë, gjithçka që e themi dhe kemi thënë që përgjegjësia politike duhet të jetë absolute, përgjegjësia e tij duhet të jetë disa fish, e patë skandalin e fundit që ndodhi tek Onkologjikut të gjitha janë pjellë e abuzimeve. Nëse do të shkarkohej në ato momente, ishte kandidat për deputet i PS dhe drejtor i koordinimit të parave që do të vinin me donatorët e huaj.
Advertisements
Jemi në kushtet që e kemi denoncuar për 10 vite me radhë, jemi duke u marrë me përgjegjësinë politike, përgjegjësia është e drejtpërdrejtë tek kryeministri dhe PS, nga ana tjetër ka një kulturë të munguar demokratike duke e mbajtur pushtetin me dhunë. Nuk është retorikë ajo që themi, shoqëria është e tronditur nga këto, i gjithë opinioni publik është i tronditur nga çdo sektor në Shqipëri, po faktohen duke mos pasur asnjë mundësi. E keni parë ju që mjekë që jo vetëm duhet të kenë etikë profesionale, është të vesh duart në kokë. Këta s’po hanë vetëm dardha, këta po hanë edhe jashtëqitje, çfarë t’u dalë para”, tha Salianji për tch.