Janë publikuar pamjet e arrestimit të Alket Hatisë, i cilësuar “zoti i drogës”, në ambientet e një hoteli në Durrës, më 30 gusht.
Advertisements
Alket Hatia, personi me bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtra ngjyrë të zezë, shihet në këto pamje, teksa lëviz qetësisht, në ambientet e jashtme të hotelit, pranë parkimit të automjeteve, totalisht i pashqetësuar se mund të shihet nga njerëzit, duke marrë parasysh që ambienti privat është buzë rrugës. Pranë vetes, një qen i bardhe e ndjek nga pas.
Advertisements
Hatia ishte duke marrë ushqim për pulat, në këtë kovë të bardhë, siç shfaqet në video, kur krejt papritur, dhe pa e kuptuar as vetë ai, në portën hapur të hotelit, futen agjentët e policisë, civilë.
Fillimisht e përshëndesin pa rënë në sy, dhe kur sigurohen se nuk ka asnjë mjet të rrezikshëm me vete për të reaguar ndaj tyre, ndërhyjnë dhe e shoqërojnë në një automjet të bardhë që mbërrin në ambientet e hotelit menjëherë pas tyre.
Advertisements
Aksioni i policisë u zhvillua në orën 04.00 të mëngjesit pasi kishin marrë të dhëna të sakta për vendndodhjen e tij dhe ndërhyri herët për të shmangur edhe lëvizjet e pushuesve. Kur kuptoi se ishin agjentë të policisë, Alket Hatia bën rezistencë dhe tenton të largohet, por më kot, efektivët me forca të shtuara tashmë, e shoqërojnë në automjet.
Alket Hatija, i dënuar me 20 vjet burg në Itali, për trafikim të 540 kg heroinë e kokainë nga Shqipëria në shtetin fqinj, pas arrestimit në Durrës, u ekstradua drejt Milanos të mërkurën.
Gjykata atje e ka dënuar në vitin 2005, por 50-vjeçari luftoi në të gjitha shkallët e gjyqësorit në Shqipëri për të shmangur ekstradimin, derisa u rrëzua edhe me vendim të Kushtetueses në janar të vitit 2022.
Gjatë kësaj kohe, Hatia ka qenë i arrestuar disa herë në vendin tonë më herët dhe ka shlyer një pjesë të dënimit në paraburgim.