Pal Trashaj, 63 vjeç nga Lezha i dha fund jetës duke pirë fostoksinë, dy ditë më parë më 2 korrik, jashtë ambienteve të SPAK.
Advertisements
Vdekja e tij ka sjellë reagime të shumta në opinionin publik dhe ka tronditur familjarët e tij. Djali i 63-vjeçarit tha se babai i tij i dha fund jetës, pasi nuk po gjente drejtësi. Edhe Princ Leka ka reaguar për vdekjen e Pal Trashajt. Princi thotë se historiani Trashaj vuante nga situata e rëndë ekonomike, duke thënë se askush nuk meriton të vuajë në heshtje.
Advertisements
“Ne vajtojmë humbjen tragjike të historianit Pal Trashaj, jeta e të cilit përfundoi nën peshën e padurueshme të vështirësive financiare. Kjo nxjerr në pah luftën e heshtur që shumë njerëz përballlen për shkak të borxheve dhe mungesës së mbështetjes.
Të nderojmë Palin duke avokuar për më shumë mbështetje pë rata që kanë nevojë, duke u siguruar që askush tjetër të mos vuajë në heshtje”, shkruan Leka, duke shpërndarë dhe një foto për viktimën.
Advertisements
SPAK në deklaratë për mediat tha se qytetari ka kërkuar takim me një nga hetuesit e BKH-së për një çështje, që pas verifikimeve, rezultoi se nuk ishte kompetencë e Prokurorisë së Posaçme.
Në fakt bëhet fjalë për dosjen e mikrokredive. Pal Trashaj është një nga mijëra qytetarët shqiptarë, që janë zhvatur nga skema e kredive të vogla. Ai ka marrë një kredi prej 76 mijë lekë, ndërsa borxhi më tej i ka arritur në 4.8 mijë lekë.
Për pasojë, zyrat përmbarimore kishin vënë nën sekuestro shtëpinë e tij dhe ia kishin ngrirë llogarinë bankare. Madje, kishin ngrirë edhe pagat e familjarëve. Gjendur në këto kushte të rënda financiare, ai ishte paraqitur në SPAK.