Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj arrestohet dhe është në qeli sonte pse ka vjedhur 125 mijë euro të taksapaguesve europianë. Berisha tha se Beqaj nuk u arrestua kurrë pse ka vjedhur 300 milionë euro në 3 koncesionet e shëndetësisë që ka firmosur me dorën e tij.
Advertisements
Ai shtoi se Dumani lëshoi urdhër-arresti për Ilir Beqajn sepse ai ka vjedhur dhe shpërdoruar, ka blerë makinë, ka paguar dreka dhe darka te restoranti i vet me fondet e BE, në total 125 mijë euro.
Advertisements
Pjesë nga fjala e Berishës:
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme ju qëndrestareve dhe qendrestarëve të pamposhtur të çështjes së drejtë të çdo shqiptari. Oratorëve të kësaj platforme të parlamentit të lirisë, që me fjalët e tyre frymëzojnë mendjet dhe zemrat e shqiptarëve për të vërtetën. Miqtë e mi, keni muaj e muaj që protestoni çdo natë.
Por keni muaj e muaj që jeni shndërruar për shqiptarët në simbolin e qëndresës së pamposhtur, në rrezen e shpresës, në frymëzim për të gjithë ata të cilët nuk mund të pajtohen shpirtërisht, në moral dhe ligj me këtë regjim, i cili në mënyrën më të pamëshirshme zbrazi Shqipërinë. I cili në mënyrën më të pamëshirshme vjedh ditë e natë shqiptarët dhe i zhyt gjithmonë e më shumë në varfëri dhe mjerim.
Ju jeni frymëzim për të gjithë ata që ëndërrojnë votën e lirë, që besojnë votën e lirë si zemrekun e një shoqërie të lirë dhe demokracisë. Të dashur miq, ju jeni frymëzim në një shoqëri në të cilën drejtësia është shndërruar në një vegël të shpifur të kastës së hajdutëve që qeverisin vendin. Sot në një akt ndër më cinikët që mund të ekzistojë, në një akt dëshmie flagrante të kontrollit të plotë dhe total të Skrapit të partisë nga Edi Rama, në një akt të verbër dhe poshtërimi për shqiptarët, Damani i partisë, Zamani i partisë lëshoi urdhër-arresti për Ilir Beqën sepse ai ka vjedhur dhe shpërdoruar, ka blerë makinë, ka paguar dreka dhe darka te restoranti i vet me fondet e BE, në total 125 mijë euro.
Me këtë rast, ne duhet të falenderojmë BE-në për qëndrimin që mban ndaj hajdutëve të parave të tij. Por miqtë e mi, Ilir Beqaj arrestohet dhe është në qeli sonte pse ka vjedhur 125 mijë euro të taksapaguesve europianë dhe nuk u arrestua kurrë pse ka vjedhur, ka shpërdoruar me Edi Ramën dhe bandat e tij, me korbën e korrupsionit, 300 milionë euro në 3 koncesionet e shëndetësisë që ka firmosur me dorën e tij të zezë.