Author: editor

  • E rëndë në Tiranë! Humb jetën tragjikisht 63-vjeçari, u hodh nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte, dyshohet se…

    E rëndë në Tiranë! Humb jetën tragjikisht 63-vjeçari, u hodh nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte, dyshohet se…

    Një 63-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Laprakë të Tiranës, pasditen e sotme rreth orës 16:25.

    Uniformat blu bëjnë me dije se viktima me iniciale A.B është vetëhedhur nga kati i 6 i pallatit ku banonte.

    Për fat të keq ai ndërroi jetë nga plagët e rënda që mori. Nuk dihen ende rrethanat që çuan 63-vjeçarin në këtë akt ekstrem.

    Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

    Njoftimi i policisë

    Tiranë/Informacion paraprak

    Më datë 18.11.2024, rreth orës 16:25, në Laprakë, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 6 i pallatit ku banonte shtetasi A. B., 63 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

    Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

  • ”Erdhëm për të mbjellë flokët”, tre të huajt mohojnë të kenë lidhje me trafikun e kokainës

    ”Erdhëm për të mbjellë flokët”, tre të huajt mohojnë të kenë lidhje me trafikun e kokainës

    Vijon në GJKKO gjyqi për 10 të arrestuarit si anëtarë të një grupi të trafikut të kokainës nga Amerika Latine.

    Kolumbiani Hiëlen Ledezma Narvaez, dhe 2 venezuelianët, Joze Ramon Zacarias Vasquez e Samuel Alfonso Moreno Serrano kanë mohuar të kenë lidhje me trafikimin e kokainës.

    Ata janë shprehur para gjykatës se kanë ardhur në Shqipëri për turizëm dhe për të mbjellë flokët.

    Gjatë një megaoperacioni të SPAK i shtrirë në disa qytete, u vunë në pranga 10 persona, 7 shqiptarë në rolin e financuesve dhe organizatorëve të trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe 3 shtetas latin, 1 kolumbian dhe 2 venezuelas në rolin e “ekspertëve” që do të ekstraktonin/nxirrnin drogën nga lëkura e kriposur e kafshëve.

    Ngarkesat janë nisur nga një vend i Amerikës Latine, kanë bërë transit në portet italiane e më pas kanë mbërritur në Shqipëri. Në lëkurat e bagëtive të sekuestruara dyshohet se janë fshehur qindra kilogram kokainë e pastër e cila pasi të përpunohej në Shqipëri do t’i rritej volumi.

  • “Kam probleme me…”, moderatori zbulon çrregullimin neurologjik: Ja kur e kuptova

    “Kam probleme me…”, moderatori zbulon çrregullimin neurologjik: Ja kur e kuptova

    Moderatorin e njohur, Arjon Muça, rrallë herë na ndodh ta shohim nëpër intervista. Mirëpo së fundmi ai ka befasuar ndjekësit e tij teksa ka rrëfyer për herë të parë një çrregullim të tijin shëndetësor.

    Moderatori ka treguar se është disleksik dhe ka theksuar se këtë problem që ai ka, nuk e ka ndarë asnjëherë me publikun.“Unë jam disleksik, një nga gjërat që s’e kam thënë kurrë në ekran. Kam probleme me leximin,” deklaroi Arjoni.

    Ai shpjegoi se e kuptoi këtë çrregullim gjatë periudhës së shkollës fillore ku hasi për herë të parë probleme me leximin.

  • Vra*ja e 14-vjeçarit para shkollës, Ina Zhupa: S’ka oficerë për të ndaluar sherrin me thi*a

    Vra*ja e 14-vjeçarit para shkollës, Ina Zhupa: S’ka oficerë për të ndaluar sherrin me thi*a

    Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar nga Kuvendi lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur sot në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë, ku pas një sherri mes adoleshentësh, ka humbur jetën në spital nga plagët e marra një 14-vjeçar.

    Teksa ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e adoleshentit, Zhupa tha se nga ngjarja e sotme kuptojmë se sa fals është projektbuxheti që ka një kapitull më vete për sigurinë në shkolla.

    “Në mes të Tiranës mund të humbësh jetën dhe nuk gjendet një oficer sigurie që të shmangi sherrin me thika në oborrin e shkollës. Paratë janë, por vetëm propaganda bëhet me sigurinë në shkolla”, tha ajo.

    Zhupa: Një 14-vjeçar sapo ka humbur jetën, pasi është vrarë më thikë në derën e shkollës “Fan Noli”.

    Dua t’i shpreh ngushëllimet familjes, por dua të kuptoni se sa false dhe jashtë realiteti është projektbuxheti që ka një kapitull më vete për sigurinë në shkolla.

    Se si në mes të Tiranës mund të humbësh jetën dhe nuk gjendet një oficer sigurie që të shmangi sherrin me thika në oborrin e shkollës.

    Paratë janë, por vetëm propaganda bëhet me sigurinë në shkolla.

    Ministrit Balla dhe ministrja shkuan shkollë më shkollë për paketën e sigurisë, por nuk e di ku e kanë arkivuar paketën bashkë me këtë ministrin e ri, Hoxha, që di të sjelli vetëm policinë për t’u përballur me deputetët dhe nuk e ka policinë për të mbajtur fëmijët tanë.

    Kujtojmë se adoleshenti me iniciale M. C., raportohet se është goditur me thikë në zemër. Ai u dërgua në spital, por nuk arriti të mbijetojë duke humbur jetën.

    Ndërkohë i plagosur ka mbetur edhe një 14-vjeçar i përfshirë në sherrin me thika, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

    Ndërkohë, sipas policisë është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

  • 20-vjeçarja ndalon makinën në bulevard, pasagjerja hap derën dhe…

    20-vjeçarja ndalon makinën në bulevard, pasagjerja hap derën dhe…

    Një 27-vjeçar përfundoi në spital në Tiranë, pasi u përplas nga dera e një makine. Ngjarja ndodhi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, aty ku sipas policisë, një shofere 20-vjeçare ndaloi makinën që të zbriste pasagjerja.

    Në këtë moment, teksa kjo e fundit hapi derën, përplasi të riun që po vinte me monopatinë. Policia vuri në pranga shoferen, pasi e akuzon se nuk kishte siguruar dyert e pasme të makinës.

    “Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasen A.K., 20 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka ndaluar automjetin që drejtonte, pa siguruar dyert e pasme të tij. Pasagjerja në automjet ka hapur derën e pasme dhe ka aksidentuar shtetasin R. Sh., 27 vjeç, i cili qarkullonte me monopatinë. 27-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve,” njoftojnë blutë e Tiranës.

  • Pagesa me kriptomonedha/ Zbulohet skema e grupeve kriminale, 18 në pranga në Tiranë dhe Shkodër

    Pagesa me kriptomonedha/ Zbulohet skema e grupeve kriminale, 18 në pranga në Tiranë dhe Shkodër

    Dalin detajet nga megaoperacioni i zhvilluar në Tiranë dhe Shkodër për fshehje të ardhurash.

    Sipas drejtoreshës së Drejtorisë për Hetimet e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në pranga kanë rënë në pranga 18 persona. Mësohet se disa grupe kriminale shfrytëzonin pagesat me kriptomonedha për të mos u kapur nga autoritetet.

    Drejtoresha e Drejtorisë për Hetimet e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtuese e Parë Ervina Gjana, konferencë për shtyp për rezultatet e operacionit policor të koduar “USDT-1”.

    “Përshëndetje, Jam sot këtu, për t’ju informuar për rezultatet e operacionit policor të koduar “USDT-1”. Operacioni, i pari në vendin tonë, dhe shumë i rëndësishëm në nivel rajonal, kishte objektiv dokumentimin me prova ligjore dhe goditjen e këmbimit të kundërligjshëm të parave në monedha virtuale dhe anasjelltas.

    Për shkak të rëndësisë së madhe që paraqet goditja e kësaj veprimtarie kriminale, nisur nga shtrirja globale e saj, multinacionaliteti i autorëve, vështirësia e provimit të autorësisë dhe veprimtarisë në vetvete, hapësira virtuale e kryerjes së këtij aktiviteti dhe probabiliteti për t’u shndërruar në terren ku pastrohen paratë e krimit, hetimi nga Drejtoria për Hetimet e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, të cilën gjej rastin ta falënderoj, ka qenë kompleks, disamujor dhe është kryer me metoda speciale.

    Gjatë periudhës hetimore është mundësuar dokumentimi me prova bindëse i kësaj veprimtarie kriminale që kryhej individualisht, duke përdorur si mjete komunikimi rrjetet sociale, si dhe nëpërmjet disa subjekteve ekonomike, në Tiranë dhe në Shkodër. Në vijim të veprimeve hetimoro-procedurale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Dretjorinë Vendore të Policisë Tiranë, janë ekzekutuar masat e sigurisë, të caktuara nga Gjykata e Tiranës, për 18 shtetas.

    Konkretisht:

    -është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit: G. S., R. B., A. K., L. L., M. S., A. R., A. A., S. Gj., A. Gj., D. D., T. A., F. S., P. V., D. V., E. S., J. L. dhe A. B., të akuzuar për veprat penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

    -është ekzekutuar masa e sigurisë “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për shtetasin V. L., si akuzuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

    Gjithashtu, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim 2 shtetas të implikuar në këtë veprimtari kriminale, me shtetësi të RMV-së.

    Si rezultat i hetimeve është provuar se 18 shtetasit e arrestuar, individualisht ose me cilësinë e administratorëve të subjekteve ekonomike në Tiranë dhe në Shkodër, këmbenin monedha virtuale ne para dhe anasjelltas, pa qenë të pajisur me licencën e nevojshme për kryerjen e kësaj veprimtarie. Nga kontrollet e kryera në 32 ambiente, janë sekuestruar me cilësinë e provës materiale: 13 pajisje kompjuterike, 27 celularë dhe rreth 750.000 euro, që dyshohet se i shërbenin kësaj veprimtarie të jashtëligjshme.

    Në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, po vijojnë hetimet për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë shtetasit e implikuar në këtë veprimtari kriminale, të cilët kanë përdorur kriptomonedhat si mekanizma pagese nëpërmjet grupeve kriminale.

    Drejtoria për Hetimet e Krimeve Kibernetike falënderon qytetarët dhe median për denoncimet e herëpashershme për krime në këtë fushë. Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me ta, administrimit të menjëhershëm të indicieve, fushatave sensibilizuese të vazhdueshme dhe koordinimit me strukturat homologe në Europë, janë finalizuar një sërë operacionesh policore, të cilat kanë identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët e veprimtarive të ndryshme kriminale që kryheshin në hapësirën virtuale, kryesisht në rrjete sociale.

    Në këtë kuadër ftoj qytetarët dhe përfaqësuesit e medias që ta vijojmë dhe intensifikojmë këtë bashkëpunim, nëpërmjet denoncimit të menjëhershëm të çdo indicieje për krime kibernetike, te njësitë tona fizike pranë drejtorise qendrore, drejtrive vendore të Policisë, si dhe te platformat tona zyrtare dhe te ato të Policisë së Shtetit. Faleminderit!”

  • Vdes 14-vjeçari që u godit me thikë në zemër! Policia: Në sherr u përfshinë 3 bashkëmoshatarë, arrestohet një nga autorët! Ja si është gjendja e të plagosurit

    Vdes 14-vjeçari që u godit me thikë në zemër! Policia: Në sherr u përfshinë 3 bashkëmoshatarë, arrestohet një nga autorët! Ja si është gjendja e të plagosurit

    Policia ka dhënë detaje nga ngjarja e rëndë në Tiranë, ku një 14-vjeçar humbi jetën pas një sherri me thika me dy bashkëmoshatarë të tij, konflikt i ndodhur jashtë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në kryeqytet mesditën e sotme (18 Nëntor).

    Adoleshenti me iniciale M. C., raportohet se është goditur me thikë në zemër. Ai u dërgua në spital, por nuk arriti të mbijetojë duke humbur jetën.

    Ndërkohë i plagosur ka mbetur edhe një 14-vjeçar i përfshirë në sherrin me thika, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

    Raportohet se është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

    Ngjarja ndodhi rreth orës 13:10, në rrugën “Qema Stafa”, rreth 200-300 metra larg shkollës “Fan Noli”.

    Njoftimi i policisë:

    Më datë 18.11.2024, rreth orës 13:10, në rrugën “Qema Stafa”, rreth 200-300 metra larg shkollës “Fan Noli” janë konfliktuar 3 shtetas të moshës 14 vjeç.

    Si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë konfliktit, ka ndërruar jetë njëri prej tyre ndërsa tjetri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

    Është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

  • Françeska Murati akuzon Erjolën:“A s’ke turp? Ku i gjen lekët për Range Rover dhe për kremra”

    Françeska Murati akuzon Erjolën:“A s’ke turp? Ku i gjen lekët për Range Rover dhe për kremra”

    Një përplasje jashtë shtëpisë së BBVA midis Françeskës dhe Erjolës dhe shkak u bë një djalë i quajtur Igli.

    Igli u shfaq papritur në studio me pretendimin se pasi Erjola Doçi doli nga shtëpia e BBV disa muaj më parë, ra dakord me Iglin për t’i reklamuar biznesmin me një shifër prej 14 mijë eurosh, 6 mijë prej të cilave i ka marrë parapagim për reklamin në Instagram.
    Sipas pretendimit të Iglit, Erjola pasi mori gati gjysmën e pagesës nuk i hapi më telefonin. Françeska Murati e cila është po ashtu opioniste në këtë program i është kundërvënë Erjola Doçit duke i besuar akuzuesit.
    “Një vajzë 26-vjeçe me Range Rover dhe kremëra mijëra euro, s’më del llogaria ku i gjen lekët. A ke turp? A ke ftyr”- u shpreh Françeska, koment i cili detyroi Erjolën të braktisi studion.

  • Fotografi i AP “kap në ajër” bombën izraelite para se të rrafshojë pallatin në Bejrut

    Fotografi i AP “kap në ajër” bombën izraelite para se të rrafshojë pallatin në Bejrut

    Një bombë izraelite goditi një pallat shumëkatësh në zonën Tayouneh të Bejrutit, duke shkatërruar godinën.

    Fotografi i Associated Press, Hassan Ammar, i cili kishte jetuar afër ndërtesës, dëshmoi momentin tragjik ndërsa dokumentoi bombardimin nga një distancë e sigurt.Një bombë izraelite goditi një pallat shumëkatësh në zonën Tayouneh të Bejrutit, duke shkatërruar godinën.

    Fotografi i Associated Press, Hassan Ammar, i cili kishte jetuar afër ndërtesës, dëshmoi momentin tragjik ndërsa dokumentoi bombardimin nga një distancë e sigurt.

    Ammar kujtoi se gjatë luftës civile 15-vjeçare të Libanit, ndërtesa ndodhej në vijën e frontit mes lagjeve myslimane dhe të krishtera. Më vonë, ai kishte vizituar shpesh këtë ndërtesë për shërbime të ndryshme dhe kishte menduar edhe të merrte një apartament atje.Sipas ushtrisë izraelite, ndërtesa strehonte struktura të grupit militant Hezbollah. Ndërkohë, Richard Weir nga Human Rights Watch identifikoi bombën si një Mk-84 me sistem drejtues JDAM, duke theksuar rrezikun e madh që sjellin këto armë në zonat e populluara.

    Ministria e Shëndetësisë e Libanit raportoi mbi 3200 viktima gjatë 13 muajve të luftës mes Izraelit dhe Hezbollahut, ku 27% e tyre janë gra dhe fëmijë.

  • Papa përshëndet lumnimin e 2 martirëve shqiptarë:At Luigj Paliq dhe Dom Gjon Gazulli, forcë për ata që u persekutuan për fenë

    Papa përshëndet lumnimin e 2 martirëve shqiptarë:At Luigj Paliq dhe Dom Gjon Gazulli, forcë për ata që u persekutuan për fenë

    Papa Françesku përshëndeti nga mesha e kësaj të diele në Vatikan lumnimin e dy martirëve të tjerë shqiptarë, Dom Gjon Gazulli dhe At Luigj Paliq.

    Gjatë fjalës së tij Ati i Shenjtë vlerësoi aktin e tyre duke thënë më tej se shembulli i këtyre martirëve forcoftë çdo të krishterë që në kohët e sotme janë të persekutuar për fenë.
    Të dashur vëllezër dhe motra, dje në Shkodër janë shpallur ‘të lumë’ dy martirë, At Luigj Paliq, meshtar i Urdhrit të Fretërve Minore dhe Dom Gjon Gazulli, meshatar dioqezan, viktima të persekutimit fetar të shekullit të 20-të. Shembulli i këtyre martirëve forcoftë çdo të krishterë që në kohët e sotme janë të persekutuar për fenë”, tha Papa.Martirët Dom Gjon Gazulli dhe At Luigj Paliq u shpallën “Të Lumë” në meshën e shenjtë të mbajtur dje në Katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër.Kjo meshë u drejtua nga i derguari i posaçëm i Papa Françeskut, Eminenca e tij Kardinal Marcello Semeraro. Në këtë meshë ishin të pranishëm Ipeshkvijtë të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Kroacisë dhe Italisë, së bashku me autoritete civile autoritare.Një prani e veçantë ishte dhe ajo e Kardinalit tonë shqiptar, Eminenca e Tij Kardinal Ernest Troshani Simoni.Dom Gjon Gazulli i lindur më 23 mars 1893 në Lezhë, mbahet mend si një kundërshtar i fortë i monarkisë dhe Mbretit Zog pasi sipas tyre, mbreti diskriminonte hapur zonat katolike të veriut. Insistimi i tij për të dënuar një regjim të tillë pati pasoja pasi më 26 dhjetor 1926 u arrestua.Mjaft shpejt, saktësisht më 2 janar 1927, u dënua me vdekje dhe u var më 5 mars 1927. Fjalët e tij të fundit, të përcjella nga një dëshmitar okular qenë: “Po vdes i pafajshëm. Rroftë Krishti, Mbreti ynë! Rroftë Kisha Katolike, Nëna jonë! Rroftë Papa, Ati ynë! Rroftë Shqipëria dhe shqiptarët e vërtetë!”.At Luigj Paliq i lindur më 14 prill 1878, në Janjevë, dioqeza e Shkup-Prizrenit, shërbeu që i vogël në rradhët e fretërve françeskanë. Ai studioi në Shkodër deri në momentet kur malazezët filluan persekutimet kundër shqiptarëve katolikë, duke nxjerrë si pretekst dorëzimin e armëve.Ai u burgos në burgun e Gjakovës teksa i kërkuan që të mohonte publikisht fenë katolike. dërmuan me shuplaka e me shkopinj, e pështynë, e fyen, pastaj e nxorën para një gjykate, që e ngarkoi me shpifje. Së fundi, me 52 të burgosur të tjerë, e nisën rishtas për Pejë. Dëshmitarët e kësaj ngjarjeje treguan më pas se ai nuk mund të ecte më. Atëherë nisi të hiqej zvarrë, i ngacmuar, i pështyrë, i shtyrë nga ushtarët.Ai s’u përkul, nuk u thye as nga mundimet e as nga premtimet. E mbytën më 7 mars 1913, duke e shporuar me bajoneta e kështu e bënë edhe më të ngjashëm me Krishtin e i falën një martir të ri Kishës katolike në Shqipëri.