Author: editor

  • “I thosha shpirti nënës…”/ Vrasja e 14-vjeçarit, dëshmitarja: E nisa me makinë për në spital, ambulanca u vonua

    “I thosha shpirti nënës…”/ Vrasja e 14-vjeçarit, dëshmitarja: E nisa me makinë për në spital, ambulanca u vonua

    Ngjarja tragjike e ndodhur pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ku një 14-vjeçar humbi jetën pas një konfikti me bashkëmoshatarë, ka tronditur shumëkënd.

    14-vjeçari që u plagos me thikë në zemër dhe ndërroi jetë në spital, u mor nga vendi i ngjarjes nga një grua me makinë pasi ambulanca u vonua për shkak të trafikut.

    Agetina tregon për Report Tv të gjithë dinamikën e ngjarjes. Për shkak të vonesës së ambulancës, ajo e ka marrë djalin në makinë dhe është nisur drejt QSUT.

    Më pas, dëshmitarja tregon se ka ndaluar ambulancën në mes të rrugës dhe i ka dhënë djalin me shenja jete, i cili më pas ndërroi jetë në spitalin e Traumës.

    Ajo tregon edhe momentin kur e pa djalin të shtrirë në tokë pasi e kishin plagosur me thikë. Disa njerëz e kishin rrethuar dhe i mbanin plagën, ndërsa i hidhnin edhe raki. Gruaja bashkë me një person tjetër kanë marrë djalin e kanë futur në makinë dhe janë nisur për në spital.

    “Unë isha duke blerë mish për biznesin tim dhe dëgjoj ulërima. Kur shoh djali ishte përtokë, i hidhnin raki dhe i mbanin plagën. Askush nuk po vinte ta merrte, as mësues nuk pashë, asnjë. Ishte moment sekondi. Për 3 minuta shpërndava të gjithë turmën, mora djalin kam hipur mbi trotuar kam ecur me shpejtësi për në spital, pashë ambulancën e ndalova. Rrugës djali u përmend. E mora në makinën time dhe nuk po më ndihmonte asnjë, nuk erdhi njeri që të më vinte në makinë shoqërues. Aty më erdhi një djalë që punonte në laborator, i vuri dorën te plaga dhe djalin e përmendëm gjatë rrugës. I thosha shpirti nënës, shpirti mamit ti u bëre mirë, ia hodhe, kaloi çdo gjë. Ai bërtiti.

    Rri i qetë i thash se shpëtove, kaloi çdo gjë, erdhëm në spital. Ia dhashë ambulancës dhe këtu erdha të interesohem nëse shpëtoi apo jo se nuk ja di as emrin. Kjo ka ndodhur rreth orës 13:00-13:30. Nxënës kishte plot, qanin ulërinin, njerëz pa fund që nuk dinin çtë bënin. Shpërndava turmën, rrëmbeva djalin, mora dhe një ndihmës dhe vrapova drejt ambulancës. Unë shpejtova më shpejt se ambulanca, kalova mbi trotuare, pengesa dhe arrita deri te ambulanca. E çova djalin gjallë dhe pa pikë gjaku. Kam makinën dhe s’ka asnjë njollë gjaku. Atletet e çunit ndodhen në makinë time”, tregon ajo për Report Tv.

  • “Meta është koka, Kryemadhi merimanga”, gazetari zbulon skemat e korrupsionit: Përdorën biznesmenë si bankomat

    “Meta është koka, Kryemadhi merimanga”, gazetari zbulon skemat e korrupsionit: Përdorën biznesmenë si bankomat

    Gazetari Adriatik Doçi ishte sot në një emision televiziv ka folur për ecurinë e hetimeve dhe gjyqit nga Metës dhe Berishës. Doçi thekson se në dosja Meta dhe Kryemadhi janë vizatuar ashtu siç janë denoncuar prej tij dhe të tjerëve më parë në media.

    Për shkak të sfidimit të gjykatës u mor vendimi për arrest shtëpiak. Për Metën ka patur një skenar për ta zhvendosur tek mënyra demonstrative e arrestimit, duke lënë në hije faktet penale. Të cilët përligjin arrestimin e Ilir Metës pavarësisht mënyrës së arrestimit.

    Është vizatuar Meta me Kryemadhin ashtu siç ne e kemi përshkruar në disa dalje mediatike. Në disa investigime të thelluara për aferat korruptive. E qartë dhe tentativa pasi mësuan se SPAK ra në gjurmë të aferave demonstruan një skenar për t’ia veshur përgjegjësinë penale Monika Kryemadhit. Sipas dosjes Meta është koka e operacione korruptive të finalizuara prej tij.
    Logo

    Ai shton se Meta është koka e korrupsioni, ndërsa Kryemadhit merimanga. Të dy kanë përfituar nga shtojcat e pushtetit që morën prej Berishës dhe Ramës.

    Kryemadhi merimanga e akteve korruptive që ekzekuton në praktikë, kur kanë qenë shtojcë e pushtetit të Berishës dhe Ramës. Kanë përdorur pushtetin për tu pasuruar. Kanë përdorur pjesë nga pushteti i marrë nga Rama dhe Berisha, AKEP, ministrinë e Transporteve. Si formë e skemave korruptive u përdorën biznesmenë, si Kastriot Ismailaj që i shpërndante tek Ilir Meta. Në një segment tjetër përdoret biznesmeni Adrian Shatku, që merr koncesione linja për shtrimin e kabujve të internetit. Shërben si bankomat ku mblidhen paratë publike që shpërndahen tek Meta dhe Kryemadhi, për lobime, shërbime estetike. Dosja e tretë serioze që kulmon veprimtarinë e SPAK për të shembur murin e korrupsionit në Shqipërisë, dosja Ahmetaj, dosja e familjes Berisha dhe dosja e Metës. Ka dhe të tjerë të implikuar, miq të Metës, oligarkë, deputetë.

    Doçi vuri në dukje se si Meta dhe Kryemadhi përdorën biznesmenë dhe nënën e Monika Kryemadhit si bankomat.

    Janë 200 mijë euro për shërbime estetike që i ka marrë Meta dhe Kryemadhi. Nuk janë deklaruar në ILDKPI. Një pjesë ka ardhur nga nëna e Kryemadhit. Që përpos financimit të shërbimeve estetike ka financuar blerjen e pasurive të patundshme për Metën dhe Kryemadhin. Nuk ka të ardhura nga biznesi. Ka bërë punë të zakonshme. Ka shitur qepë dhe perime tek Qyteti Studenti. Punë e nderuar, por e pamjaftueshme për të blerë apartamente në bllok. Janë qindra mijëra euro. Këto para nuk justifikohen me burime të ligjshme. Nga burojnë para, ku i ka marrë Fatime Kryemadhi? Burojnë nga shfrytëzimi i pushtetit të Metës me biznesmenë të caktuar. Këto biznesmenë të kthen reston duke të kthyer një pjesë të parave, një pjesë i ka kaluar Fatime Kryemadhit dhe më pas tek Meta dhe Kryemadhi. U zbërthyen telefonat.

    Sa i përket dosjes së Berishës, kemi rastin e vetëm kur e gjithë qeveria vihet në dispozicion dhëndrit të ish kryeministrit.

    Në rastin e Berishës korrupsioni më i sofistikuar dhe Berisha qëndroi në prapaskenë dhe përdori aktorë të tjerë si kryeministër për të plaçkitur pasuri publike. I njëjti rezultat, tjetërsohen pasuritë publike dhe kalojnë në emër të familjarëve. Por mënyra si ka operuar është e ndryshme. Berisha vuri në dispozicion qeverinë për të ndryshuar ligjin e sportit për dhëndrin. Përfitoi mbi 6 mln euro dhe ngrin 19 kulla në pronë të tjetërsuar publike. Miraton gjoja në parim në mënyrë kolektive për të miratuar një ligj që përfiton dhëndri. E njëjta gjë me Argitën, kur i hap rrugë Damir Fazllic, që shërben si bankomat me Argita Berishën. Janë afera flagrante të konstatuara, dokumentuara nga SPAK dhe me dosjet që priten të finalizohet, Berisha dhe Meta do e kalojnë pjesën tjetër të jetës prapa hekurave.

    Sakaq, Doçi thotë se SPAK vijon hetimet për Flamur Nokën.

    Në proces hetimi është ish ministri i brendshëm Flamur Noka, disa episode të dyshuara korruptive kur ka qenë pjesë e Entit Kombëtar të Banesave, e përdori këtë post për ti dhënë banesa familjarëve. Episod tjetër që nga një i pastrehë Noka sot ka tek pallati i kuq tek Liqeni një pasuri 1 mln euro. Ka dhe një akuzë nga Bardhi që fsheh një vilë tek Gjiri i Lalëzit. Ka firmosur dhe rinovimin e koncesionit të pasaportave, duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit. Janë 4 elementë të natyrës korruptive që rrezikojnë pozitat e Flamur Nokës.

  • “Çfarë nuk na pret!”/ Plutoni vendoset në Ujor për 20 vite, Meri Shehu zbulon ç’do të ndodhë

    “Çfarë nuk na pret!”/ Plutoni vendoset në Ujor për 20 vite, Meri Shehu zbulon ç’do të ndodhë

    Jemi në prag të muajit të Shigjetarit dhe ndodh një lëvizje shumë e rëndësishme planetësh pasi Plutoni kalon në Ujor ku do të qëndrojë për 20 vite. Planeti i metamorfozës tregon që mund të arrihet shumë në këto 20 vjet nëse keni përkushtim dhe vendosmëri.

    Por sa i përket nuancave të kësaj jave, ka surpriza të mëdha. Astrologia Meri Shehu shprehet në parashikimin javor në “Rudina” në Tv Klan se “çfarë nuk na pret”. Ajo thekson se duhet të tregohemi të kujdesshëm me premtimet dhe do të përjetojmë ndryshime rrënjësore.

    Meri Shehu: Çfarë nuk e pret secilën shenjë sepse është një javë e surprizave të mëdha, premtimeve të mëdha. Surprizat do të ndodhin, për premtimet nuk dihet akoma sepse kanë më shumë eufori sesa duhet. Sot ka qenë kundërshtimi i Mërkuri në Shigjetar me Jupiterin në Binjak dhe jepen premtime nga më të mëdhatë, por do të shohim a do të mbahen. Kujdes nga premtimet Binjakët, Shigjetarët,Ppeshqit dhe Virgjëresha. Kjo është java e çudirave të mëdha sepse kemi pasur kundërshtimin e diellit në Akrep me Uranin në Dem dhe është një surprizë shumë e madhe që i pret shenjat Dem, Akrep, Luan e Ujor, por larophet përfundimisht Plutoni nga Bricjapi në datën 19 dhe futet në Ujor. Të gjithë Ujroët, Luanët, Akrepët dhe Demët do të kenë një ndryshim shumë të madh në jetën e tyre, por është në thellësi të kohës, nuk ndodhin përnjëherë këto ndryshime. Ata që do të ndikohen drejtpërdrejt nga këto do të jenë Shigjetar, Virgjëreshë, Peshk dhe Binjak të lindur në 10-ditëshin e parë sepse futet dielli në Shigjetar në datën 21 dhe prek direkt Plutonin në Ujor. Këto 4 shenja do të ndiejnë direkt një ndryshim të madh në jetën e tyre.

    Dashi – 3 yje

    Dielli u kundërshtua shumë bindshëm me Uranin në Dem, solli një rrëmujë të madhe në çështjet ekonomike dhe sentimetale por mea duket do ta mbledhin veten gjatë ditëve, sidomos rreth datës 19 mund të kenë një ndryshim të madh në jetën e tyre dhe Dashët e lindur në 10-ditëshin e parë do të kenë një kthesë të madhe ose ndryshim bombastik sa i përket ekonomisë, familjes dhe çështjeve të karrierës.

    Demi – 1 yll

    Dielli në Akrep është kundërshtuar me Uranin në Dem dhe një surprizë e papritur, mund të jetë bërë një kthesë e çuditshme në jetën e tyre, ndoshta s’e kanë marrë lajmin akoma, por gjatë javës po. Javën tjetër kthehet Mërkuri i kundërt në Shigjetar, do të shohin mirë çështjet ligjore, ekonomike, të dhënat që kanë të bëjnë me paratë e të tjerëve, projekte të ndryshme.

    Binjakët – 2 yje

    Sot kundërshtohet Mërkuri në Shigjetar me Jupiterin në shenjën e tyre. Do të ketë shumë premtime, punë, eufori që s’dihet a do të mbahen. Të dëgjosh një premtim dhe t’i kesh pritshëmritë të larta e mos të dalin, natyrisht që ngelesh. Binjakët e lindur në 1-2 ditët epara të shenjës mund të kenë një lajm shumë të mirë, një kthesë të madhe në jetën e tyre dhe do ta shohin me kujdes çfarë është ajo gjë që do të ndodhë.

    Gaforrja – 3 yje

    Janë shenjë që marrin energji pozitive deri diku, por kundërshtimi i djeshëm bën që surprizat të vijnë te Gaforret në mënyrë pozitive. Sado që dielli në Akrep me Uranin në Dem janë kundërshtuar bashkë, në mënyrë anësore takohen mirë për Gaforren kështu që një surprizë e këndshme ndodh në jetën e tyre. Duhet të kenë kujdes prapaskenat e punës dhe premtimet e mëdha që u janë bërë në veçanti.

    Luani – 2 yje

    Do të futen në një epokë shumë të fuqishme në jetën e tyre, përballen direkt me Plutonin, 10-ditëshi i parë i Luanëve, sidomos të lindurit në ditët e para do të kenë një kthesë të madhe në jetën e tyre, do të shohin një ndryshim të papritur që janë shumë thelbësore, mund të jenë personale, pune apo familjare, por duhet të jenë të përgatitur Luanët për këto ndryshime që sjell Plutoni. Data 19 nuk është kaq e keqe. Marrin dy yje sepse ka një kthesë të mirë, nëse marrin energjinë e datës 19 për mirë do të arrijnë ta zbusin.

    Virgjëresha – 1 yll

    Kemi kundërshtimin me Mërkurin dhe Jupiterin, disa premtime, disa gjëra janë fryrë më shumë dhe pritshmëritë janë të larta, por gjërat mund të mos jenë siç u janë premtuar. Këtë vështirësi e kanë të lindurit në 10-ditëshin e dytë. Të tjerët i kanë situatat më të zbutura dhe do të kenë një kthesë të madhe ekonomike pas datës 19 e tutje.

    Peshorja – 4 yje

    Peshoret e lindura në 10-ditëshin e parë të shenjës së tyre, në datën 19 kanë një kthesë shumë të rëndësishme, një ndryshim thelbësor ndryshojnë vend, shtet, shkollë, familje në kuptimin e mirë të fjalës dhe ndryshon ADN-në e gjërave dhe të punëve. Do të presin një të ardhme më të ndritur këtë periudhë. Ndikimet e planetëve janë të vështira në anën ekonomike, nga dje ka ndodhur një ndikim i keq ekonomik. Të kenë kujdes ata që kanë pasur probleme në martesë.

    Akrepi – 3 yje

    Dje e kishin pak të vështirë, u përball dielli me Uranin dhe duhet të bëheshin më modernë, më të riparueshëm, më të hapur ose të ndryshonin në shumë gjëra. Nëse s’e kanë bërë, marrëdhëniet që nuk janë modernizuar shkojnë drejt humbjes ose një fataliteti, sidomos në çështje karriere apo bashkëpunimesh. Edhe në çift duhet të kenë shumë kujdes. Ekonomia pëson një kthesë shumë të madhe në datën 19, për mirë.

    Shigjetari – 4 yje

    Shigjetarët e lindur në 10-ditëshin e parë takohen bukur me Plutonin në Ujor, marrin një kthesë të mirë në datën 19, kurse të tjerët duhet të kenë kujdes nga premtimet që japin ose surprizat sepse i gjejnë papërgatitur. Nëse Shigjetarët kanë premtuar shumë dhe nuk i mbajnë dot premtimet, kthehen në bumerang në jetën e tyre dhe i kundërshtojnë bindshëm në dëshira.

    Bricjapi – 4 yje

    Kanë Afërditën në shenjën e tyre kështu që jeta personale dhe ekonomia do të shkojnë mirë. Kishin një kundërshtim dje, por në datën 19 Plutoni ikën nga shenja e tyre dhe do të çlirohen nga një perde e errët që kanë 20 vjet që e kanë pasur aty dhe janë ndier më të strukur, mistikë e të këqinj. Tani kthejnë një hap tjetër, e kanë mposhtur të keqen dhe besojnë më shumë tek e mira.

    Ujori – 3 yje

    Mirëpresin Plutonin në shenjën e tyre. Plutoni qëndron për 20 vite në shenjën e tyre, do të ndryshojë në thellësi jetën e shumë Ujorëve, kryesisht të lindurit në 10-ditëshin e parë që do të kenë ndryshime të mëdha në dëshira, planifikime, punë, shtëpi. Janë edhe shenjë e së ardhmes kështu që janë të parapërgatitur. I pret një transformim i madh.

    Peshqit – 2 yje

    Kanë një premtim që nuk mbahet, do të zhgënjehen nga një mik, shok kështu që kujdes sepse kthehet edhe Mërkuri i kundërt javën tjetër kështu që do të duhet më shumë punë që të rregullojnë gjërat. Kujdes çfarë premtimesh japin e marrin sepse është një kështjellë rëre në mes.

  • Ish-zëdhënësi i Putinit alarmon Britaninë: Kërcënimi për luftë bërthamore ‘para Krishtlindjeve’

    Ish-zëdhënësi i Putinit alarmon Britaninë: Kërcënimi për luftë bërthamore ‘para Krishtlindjeve’

    Një ish-zëdhënës i presidentit rus Vladimir Putin ka paralajmëruar britanikët për ‘luftë bërthamore deri në Krishtlindje’ pasi Ukrainës iu dha leja për të lëshuar raketa perëndimore me rreze të gjatë veprimi në territorin e Kremlinit.

    Sergej Markov, një ish-zëdhënës i Putin tha sot se aleatët perëndimorë, duke përfshirë Britaninë, Francën dhe SHBA-në, kishin bërë një “hap të madh” drejt konfliktit bërthamor duke i dhënë Ukrainës një miratim të tillë.

    Markov tha se lëvizja e presidentit amerikan Joe Biden mund të nënkuptojë se britanikët “nuk do të jenë në gjendje t’i urojnë njëri-tjetrit ‘Gëzuar Krishtlindjet’ pasi mund të ishin në strehimoret nukleare”.

    Masa tronditëse e Presidentit Biden u mirëprit nga Ukraina, nga burime të larta të mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar dhe nga shumë liderë evropianë.

    Ata vunë në dukje se Kremlini dhe zëdhënësit e tij në median dhe akademinë e kontrolluar nga shteti kishin kërcënuar me luftë bërthamore sa herë që Perëndimi kishte rritur mbështetjen e tij për Ukrainën – si kur ofronte tanke, avionë luftarakë dhe sisteme të tjera të sofistikuara të armëve.

    Megjithatë Markov u shpreh i bindur se kjo lëvizje ishte e ndryshme sepse ushtritë perëndimore do të përfshiheshin drejtpërdrejt në konflikt për herë të parë, pasi Ukraina do të kërkonte ndihmën e tyre për të përdorur sistemet e raketave të drejtuara me saktësi.

    “Ky vendim i Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe Francës nuk është një hap drejt luftës bërthamore, është një kërcim i madh drejt luftës bërthamore, katastrofës bërthamore. Është një vendim shumë i rrezikshëm. Çështja është se këto raketa nuk mund të lëshohen nga ushtria ukrainase, teknikisht”, u shpreh ai.

  • “I pash me gj*k dhe…”, i mituri tregon momente nga sherri pranë shkollës Fan Noli, humbi jetën një 14-vjeçar

    “I pash me gj*k dhe…”, i mituri tregon momente nga sherri pranë shkollës Fan Noli, humbi jetën një 14-vjeçar

    Një nxënës i shkollës 9-vjeçare “Fan Nolin” në kryeqytet ka treguar për Top Channel momentin kur ai pa ngjarjen e rëndë, një sherr mes adoleshentëve, ku për pasojë humbi jetën një 14-vjeçar, i cili u qëllua me thikë.

    Nxënës i klasës së shtatë, ai tregon se nuk i njeh të miturit që u përfshinë në sherr, por kur rastisi aty pa disa nga të mbuluar me gjak.

    Ti kishe dalë nga mësimi?

    -Mbarova shkollën, dola për qejfin tim, po ikja për shtëpi dhe mora një byrek. I pash me gjak dhe ika direkt me vrap.

    I njihje personat e përfshirë?

    -Jo, nuk i njihja fare.

    Ça klase je?

    -Në klasë të shtatë

    Ata ishin në klasë të tetë dhe të nëntë?

    -Nuk i njoh, nuk i pashë as me fytyra kush ishin. Edhe po t’i njihja nuk i pashë në fytyrë. Thjesht ika direkt.

  • Suedia dhe Finlanda u bëjnë thirrje banorëve të bëhen gati për mundësinë e luftës

    Suedia dhe Finlanda u bëjnë thirrje banorëve të bëhen gati për mundësinë e luftës

    Njëjtë edhe shteti fqinj, Finlanda, ka lansuar një faqe të internetit me thirrje të ngjashme, raporton agjencia e lajmeve AFP.

    Si Suedia, ashtu edhe Finlanda, kanë hequr dorë nga neutraliteti që kanë ruajtur për dekada, dhe i janë bashkuar aleancës ushtarake të NATO-s, pasi Rusia ka nisur luftën në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

    Prej nisjes së luftës, Stokholmi u ka bërë thirrje vazhdimisht suedezëve që të përgatiten si mendërisht, ashtu edhe në aspektin logjistik për mundësinë e luftës, duke përmendur situatën serioze të sigurisë në afërsi.

    Udhëzuesi “Nëse përballemi me krizë apo luftë”, i nisur prej Agjencisë Suedeze të Kontigjencave Civile, përmban informacion se si duhet të përgatiten banorët për emergjenca sikurse lufta, katastrofat natyrore dhe sulmet kibernetike.

    Udhëzuesi është një version i përditësuar i pamfletit që Suedia e ka lëshuar pesë herë prej Luftës së Dytë Botërore.

    Versioni paraprak, i nisur më 2018, ka qenë i pari që u është dërguar suedezëve prej vitit 1961, periudhë e Luftës së Ftohtë.

    “Situata e sigurisë është serioze dhe duhet të forcojmë qëndrueshmërinë për t’u përballur me kriza apo edhe ndonjë luftë”, ka thënë Mikael Frisell nga Agjencia Suedeze e Kontigjencave Civile.

    Në udhëzues përmendet edhe se si duhet siguruar edhe ruajtur ushqimi dhe uji.

    Agjencia ka thënë se udhëzuesi i përditësuar i vitit 2024 ka në fokus përgatitjen për luftë.

    Në dy javët e ardhshme, udhëzuesin pritet ta pranojnë 5.2 milionë shtëpi në Suedi.

    Udhëzuesi është përgatitur në gjuhën suedeze dhe në disa gjuhë tjera.

    Po të hënën, Qeveria në Finlandë, e cila ndan një kufi prej 1.340 kilometrash me Rusinë, e ka lansuar një uebfaqe me informacione për përgatitje të banorëve për kriza të ndryshme.

    Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

    Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

    Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

    Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./rel

  • E rëndë në Tiranë! Humb jetën tragjikisht 63-vjeçari, u hodh nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte, dyshohet se…

    E rëndë në Tiranë! Humb jetën tragjikisht 63-vjeçari, u hodh nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte, dyshohet se…

    Një 63-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Laprakë të Tiranës, pasditen e sotme rreth orës 16:25.

    Uniformat blu bëjnë me dije se viktima me iniciale A.B është vetëhedhur nga kati i 6 i pallatit ku banonte.

    Për fat të keq ai ndërroi jetë nga plagët e rënda që mori. Nuk dihen ende rrethanat që çuan 63-vjeçarin në këtë akt ekstrem.

    Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

    Njoftimi i policisë

    Tiranë/Informacion paraprak

    Më datë 18.11.2024, rreth orës 16:25, në Laprakë, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 6 i pallatit ku banonte shtetasi A. B., 63 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

    Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

  • ”Erdhëm për të mbjellë flokët”, tre të huajt mohojnë të kenë lidhje me trafikun e kokainës

    ”Erdhëm për të mbjellë flokët”, tre të huajt mohojnë të kenë lidhje me trafikun e kokainës

    Vijon në GJKKO gjyqi për 10 të arrestuarit si anëtarë të një grupi të trafikut të kokainës nga Amerika Latine.

    Kolumbiani Hiëlen Ledezma Narvaez, dhe 2 venezuelianët, Joze Ramon Zacarias Vasquez e Samuel Alfonso Moreno Serrano kanë mohuar të kenë lidhje me trafikimin e kokainës.

    Ata janë shprehur para gjykatës se kanë ardhur në Shqipëri për turizëm dhe për të mbjellë flokët.

    Gjatë një megaoperacioni të SPAK i shtrirë në disa qytete, u vunë në pranga 10 persona, 7 shqiptarë në rolin e financuesve dhe organizatorëve të trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe 3 shtetas latin, 1 kolumbian dhe 2 venezuelas në rolin e “ekspertëve” që do të ekstraktonin/nxirrnin drogën nga lëkura e kriposur e kafshëve.

    Ngarkesat janë nisur nga një vend i Amerikës Latine, kanë bërë transit në portet italiane e më pas kanë mbërritur në Shqipëri. Në lëkurat e bagëtive të sekuestruara dyshohet se janë fshehur qindra kilogram kokainë e pastër e cila pasi të përpunohej në Shqipëri do t’i rritej volumi.

  • “Kam probleme me…”, moderatori zbulon çrregullimin neurologjik: Ja kur e kuptova

    “Kam probleme me…”, moderatori zbulon çrregullimin neurologjik: Ja kur e kuptova

    Moderatorin e njohur, Arjon Muça, rrallë herë na ndodh ta shohim nëpër intervista. Mirëpo së fundmi ai ka befasuar ndjekësit e tij teksa ka rrëfyer për herë të parë një çrregullim të tijin shëndetësor.

    Moderatori ka treguar se është disleksik dhe ka theksuar se këtë problem që ai ka, nuk e ka ndarë asnjëherë me publikun.“Unë jam disleksik, një nga gjërat që s’e kam thënë kurrë në ekran. Kam probleme me leximin,” deklaroi Arjoni.

    Ai shpjegoi se e kuptoi këtë çrregullim gjatë periudhës së shkollës fillore ku hasi për herë të parë probleme me leximin.

  • Vra*ja e 14-vjeçarit para shkollës, Ina Zhupa: S’ka oficerë për të ndaluar sherrin me thi*a

    Vra*ja e 14-vjeçarit para shkollës, Ina Zhupa: S’ka oficerë për të ndaluar sherrin me thi*a

    Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar nga Kuvendi lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur sot në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë, ku pas një sherri mes adoleshentësh, ka humbur jetën në spital nga plagët e marra një 14-vjeçar.

    Teksa ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e adoleshentit, Zhupa tha se nga ngjarja e sotme kuptojmë se sa fals është projektbuxheti që ka një kapitull më vete për sigurinë në shkolla.

    “Në mes të Tiranës mund të humbësh jetën dhe nuk gjendet një oficer sigurie që të shmangi sherrin me thika në oborrin e shkollës. Paratë janë, por vetëm propaganda bëhet me sigurinë në shkolla”, tha ajo.

    Zhupa: Një 14-vjeçar sapo ka humbur jetën, pasi është vrarë më thikë në derën e shkollës “Fan Noli”.

    Dua t’i shpreh ngushëllimet familjes, por dua të kuptoni se sa false dhe jashtë realiteti është projektbuxheti që ka një kapitull më vete për sigurinë në shkolla.

    Se si në mes të Tiranës mund të humbësh jetën dhe nuk gjendet një oficer sigurie që të shmangi sherrin me thika në oborrin e shkollës.

    Paratë janë, por vetëm propaganda bëhet me sigurinë në shkolla.

    Ministrit Balla dhe ministrja shkuan shkollë më shkollë për paketën e sigurisë, por nuk e di ku e kanë arkivuar paketën bashkë me këtë ministrin e ri, Hoxha, që di të sjelli vetëm policinë për t’u përballur me deputetët dhe nuk e ka policinë për të mbajtur fëmijët tanë.

    Kujtojmë se adoleshenti me iniciale M. C., raportohet se është goditur me thikë në zemër. Ai u dërgua në spital, por nuk arriti të mbijetojë duke humbur jetën.

    Ndërkohë i plagosur ka mbetur edhe një 14-vjeçar i përfshirë në sherrin me thika, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

    Ndërkohë, sipas policisë është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit.