Author: editor

  • ‘Gjendje alarmi’/ Vrasja e 14 vjeçarit, pastori Pano apel: Të protestojmë para Ministrisë Arsimit, fëmijët tanë më…

    ‘Gjendje alarmi’/ Vrasja e 14 vjeçarit, pastori Pano apel: Të protestojmë para Ministrisë Arsimit, fëmijët tanë më…

    Mbi ngjarjen tragjike të ndodhur ditën e djehme në shkollën Fan Noli ku humbi jetën një i mitur dhe mbeti i plagosur shoku i tij, foli në emisionin e mëngjesit në një program televiziv, Pastori Akil Pano.
    Pastori u shpreh se, është urgjente që prindërit, bordi i prindërve në shkolla duhet të mblidhet në mënyrë urgjente për të diskutuar mbi problemet madhore, urgjente me të cilat po përballen fëmijët me arsimin, bullizmin, dhunën fizike dhe verbale e deri tek humbja e jetës.

    Pano bëri thirrje për protestë para Ministrisë së Arsimit, si një formë për të siguruar fëmijët, pasi sot ata janë shumë më të pasigurt se dje.

    Deklarata:
    Harruam të përmëndim një nga institucionet më të rëndësishme në shkolla që janë bordet e prindërve. Këto borde duhet të jenë gardiani, rojtari jo thjesht i fëmijëve por roja në dimensionin moral dhe të edukimit. Në dijeninë time mblidhen bordet e prindërve, sot me urgjencë duhet të mblidhen prindërit e bordeve dhe të trajtojnë cështje të rëndësishme me drejtuesit e shkollës.

    Unë dëshiroj që ata të trajtojnë pyetje si: sa i sigurt është fëmija i tyre në këto ambjenet, a është duke u edukuar fëmija i tyre në shkollë dhe jo thjesht arsimim.
    Problemi është se jo pak arsimtarë me gjithë respektin, i është dashur të paguajë 3 deri në 5 mijë euro vendin e punës.një pjesë e këtyre studentëve janë të notës 5, që do të thot nuk meriton të kalosh shkollën por për sjellje të mirë kalon. Pra individë dhe persona të tillë që nuk meritojnë të kalojnë klasën bëhen edukatore, arsimtarë që presupozohet që edukojnë fëmijët tanë. Imagjino cfarë edukimi marrin fëmijët.

    Tjetra…A kryhet ideologjizim gjinorë në shkolla? Bordet e prindërve duhet të kontrrollojnë nëse ka organizata që hyjnë në shkollë, cfarë ju mësojnë dhe cfarë ju tregojnë. Unë nuk jam i interesuar që djalit tim ti thuhet që ti mund të jesh një vajzë i lidhur në trupin e gabuar. A bullizohet fëmija im në shkollë dhe a merr kujdesin dhe vëmëndjen e duhur në shkollë. A indentifikohen fëmijët problematikë në shkolla dhe me ta duhet bërë një punë e vecantë.

    A raportohen problematikat e ndodhura brenda shkollës tek prindërit?
    Unë jam i priru të mendoj që fëmijët nuk shkojnë tek prindërit të tregojnë sidomos problemet e tyre. Por mësuesi kujdestarë, presori fiskulturës dhe drejtoria e shkollës ka informacione. Tani për të ruajtur një imazh perfekt të shkollave që nuk kanë probleme, rrezikohet që prindërit mos të marrin informacionin e duhur qe mund të kthehet në bomb me sahat për fëmijët e tyre.
    A ka drogë që qarkullon në shkolla, a ka armë të tjera, a ka fëmijë të jashtën dhe shkollave të tjera që hyjnë dhe bullizojnë fëmijët?

    Bordi i prindërve duhet ti diskutojë në mënyrë urgjente këto pyetje.
    Fëmijët tanë po vriten në shkolla. Një dorëheqje apo më shumë a do ta ndryshonin situatën, ndoshta jo por do të vendosim disa cështje në rndin dhe vendin e duhur.
    Unë po ju thëm që jemi në një gjëndjë alerti, duhet të mblidhemi para Ministrisë së Aarsimit për të ngritur zërin sepse fmijët tanë janë të pasigurt sot se dje.

  • Iu mor jeta dje, shokët e klasës së Martin Canit mes lotësh lule e qirinj për të ndjerin

    Iu mor jeta dje, shokët e klasës së Martin Canit mes lotësh lule e qirinj për të ndjerin

    Tirana u trondit ditën e djeshme nga vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, i cili humbi jetën pas një konflikti me bashkëmoshatarë.

    Shokët e klasës i kanë përgatitur një tufë me lule të cilën do ta vendosin tek banka e tij, e cila sot është bosh.

    Pamjet nga pas shkollës tregojne vendin ku edhe u krye krimi, ku janë vendosur foto të vogëlushit të ndjerë dhe pranë tyre janë vendosur e ndezur qirinj.

    “Qofsh i xhenetit vëllai jonë!”, shkruhet në foto.

  • Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

    Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

    Sot, më 19 nëntor 2024, dollari amerikan, blihet me 92.3 lekë dhe shitet me 93.6 lekë.

    Euro, blihet me 97.8 lekë dhe shitet 98.4 lekë.

    Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 104 lekë, ndërsa në shitje me 105 lekë.

    Paundi britanik, blihet me 116.5 lekë dhe shitet me 117.8 lekë.

    Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 65.5 lekë, ndërsa në shitje me 67 lekë.

    Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

  • Flet mes lotëve zonja që i dha ndihmën e parë 14-vjeçarit: Djali u zgjua dhe kërkoi mamin…

    Flet mes lotëve zonja që i dha ndihmën e parë 14-vjeçarit: Djali u zgjua dhe kërkoi mamin…

    Dje Tirana u trondit nga një ngjarje e rëndë ku një 14 vjeçar u godit me thikë për vdekje nga një bashkëmoshtar i tij para shkollës ‘’Fan Noli’’.

    Agentina Hidarshaj, gruaja që i dha ndihmën e parë 14 vjeçarit në një intervistë në Ora News tregoi momentet e para kur i dha ndihmën të miturit.

    Hidarshaj: Unë ndodhesha brenda një dyqani mishi por dyqani ndodhet para shkollës ‘’Fan Noli’’.

    Në moment dëgjoj të bërtitura dhe dal shikoj se çfarë ka ndodhur.

    Aty ishin mbledhur rreth 50 njerëz që e kishin mbuluar viktimën por që nuk po bënëin asnjë gjë.

    Në këtë moment unë ndërhyj pasi kam një kohë të gjatë që punoj me fëmijët dhe e di edhe ndihmën e shpejtë.

    Mora djalin dhe bërtas ju lutem më ndihmoni.

    Kërkova një makinë në rrugë por asnjë nuk reagonte.

    14 vjeçari ishte në ngjyrë limoni, i zverdhur totalisht dhe i mbledhur skrupull.

    Ishte në shenja jete dhe ne shtrimë në sedilje.

    Nisem drejt spitalit ‘’Nënë Tereza’’. Bërtisja pafund zgjohu bir se shpëtove.

    Dhe ai reagoi se mendoi se ishte nëna e tij.

    ‘’Mami, mami’’. Mami është këtu me ty bir i thashë.

    Ishte i vetëdijshëm për ca moment. Kërkonte nënën.

  • I FUNDIT/ Vrasja e 14-vjeçarit te “Fan Noli”, arrestohet autori, bashkëmoshatar me viktimën. Ja çfarë thotë policia

    I FUNDIT/ Vrasja e 14-vjeçarit te “Fan Noli”, arrestohet autori, bashkëmoshatar me viktimën. Ja çfarë thotë policia

    Tiranë

    Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në rrugën “Qemal Stafa”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ndaj Personit arrestuan një të mitur 14 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 79 pika a dhe 279 të Kodit Penal.

    Ky shtetas, ditën e djeshme, në afërsi të shkollës “Fan Noli”, për motive të dobëta është konfliktuar me dy bashkëmoshatatët e tij dhe gjatë konfliktit i ka goditur ato me mjet prerës. Gjatë konfliktit janë dëmtuar të 3 të miturit.

    Si pasojë e plagëve të marra njëri nga 14-vjeçarët ka ndërruar jetë në spital, ndërsa tjetri, së bashku me autorin e dyshuar ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë.

  • E rëndë, dy automjete përplasen me njëra tjetrën, në gjëndje të rëndë dy punonjës të OSHEE

    E rëndë, dy automjete përplasen me njëra tjetrën, në gjëndje të rëndë dy punonjës të OSHEE

    Një automjet i OSHEE është goditur nga pas nga një autoveturë, e për pasojë janë plagosur rëndë dy punonjësit e kompanisë.
    Ngjarja ka ndodhur mesnatën e së martës në Fushë Krujë, pranë fshatit Larushk.

    Sipas informacioneve, dy punonjësit e OSHEE po ktheheshin nga puna pas riparimit të një defekti, kur ndodhi aksidenti.
    Të plagosurit janë dërguar drejt Spitalit të Traumës, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje, për të dokumentuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

    Të dy punonjësit e OSHEE janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës ku pritet t’i nënshtrohen ndërhyrjeve ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.

    Sipas informacioneve të para ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte mjeti që goditi makinën e OSHEE, por nuk përjashtohet edhe ndonjë gabim njerëzor nga ana e punonjësve të OSHEE të cilët si pasojë e mungesës së stafit janë të detyruar të punojnë dy apo më shumë turme pa ndërprerje.

  • Ekzekutimi mafioz i Klajdi Prendit/ Dyshohet se në atentat kanë marrë pjesë tre persona, ja roli që ka pasur secili! Viktima me precedent penal

    Ekzekutimi mafioz i Klajdi Prendit/ Dyshohet se në atentat kanë marrë pjesë tre persona, ja roli që ka pasur secili! Viktima me precedent penal

    Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me atentatin me armë zjarri ndaj 30-vjeçarit, Klajdi Prendi, djali i ish-gjyqtati Fran Prendi

    Sipas gazetarit, Igli Çelmeta dyshohet se në atentat kanë marrë pjesë tre persona, ku njëri ka qenë shofer dhe dy të tjerë kanë pasur rolin e ekzekutorit.

    Ndërkohë mësohet se viktima ka pasur precedentë të mëparshëm kriminalë, pasi në zgjedhjet e fundit është shpallur në kërkim, pasi qëlloi në ajër me armë zjarri në Pukë.

    vijon

  • Kushte atmosferike të paqëndrueshme, vranësira mesatare deri të dendura, moti për sot

    Kushte atmosferike të paqëndrueshme, vranësira mesatare deri të dendura, moti për sot

    Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

    Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura e intervale të herëpashershmes kthjellimi. Prezencë të reshjeve të shiut me intensitet të ulët në pjesën e parë te ditës kryesisht në pjesën veriperëndimore e në jugperëndim. Më pas reshjet shtrihen gradualisht në pjesën më të madhe të territorit, ku reshjet në veriperëndim e jug, pjesërisht në qendër të territorit pritet të jenë të herëpashershme me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar hera – herës me shkarkesa elektrike.

    Mjegull/ mjegullinë shikim i reduktuar kryesisht në zonat luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve.

    Era parashikohet të fryjë me derjtim juglindje –jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore nga orët e mesditës e pasditë era fiton shpejtësi 10-14m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3ballë.

    Temperaturat parashikohen:

    QYTETET Temperaturat në °C
    Shkodër 6/18
    Kukës 2/16
    Lezhë 5/16
    Dibër 1/17
    Durrës 7/19
    Tiranë 10/20
    Elbasan 9/20
    Berat 6/20
    Vlorë 8/20
    Korcë 3/13
    Gjirokastër 2/19
    Sarandë 9/20

  • Horoskopi ditor, 19 nëntor, shenjat më me fat

    Horoskopi ditor, 19 nëntor, shenjat më me fat

    Dashi
    Kjo është një ditë për të përqafuar sfidat në punë me energji. Në planin financiar, progresi është i qëndrueshëm. Në lidhjen në çift përpiquni përpiquni të mos kapeni pas detajeve.

    Demi
    Në planin financiar priten fitime të vogla por të qëndrueshme, ndaj shmangni shpenzimet impulsive. Në punë përqendrohuni te detyrat që kërkojnë vëmendje të përpiktë. Në dashuri, një zemër e ngrohtë dhe fjalët e mira mund të bëjnë mrekulli për lidhjen tuaj në çift.

    Binjakët
    Profesionalisht, projektet bashkëpunuese janë në qendër të vëmendjes, ndaj përqafoni punën në grup. Dashuria në çift do t’ju duket më e bukur se kurrë dhe një bisedë do ta bëjë zemrën tuaj të dridhet. Bëni kujdes në aspektin shëndetësor, përpiquni t’i përbaheni një diete të shëndetshme ushqimore.

    Gaforrja
    Puna rrjedh lehtësisht, veçanërisht në fushat që kërkojnë një prekje krijuese. Jeta e dashurisë lulëzon, ndaj shijoni romancën. Do të ndiheni në gjendje të mirë shëndetësore dhe angazhimi në një hobi të preferuar mund të sjellë gëzim.

    Luani
    Përpiquni të fokusoheni më shumë tek familja dhe mbi të gjitha tek disa detyra të lëna pas dore në shtëpi. Dashuria është e qëndrueshme, por ju mund të dëshironi lidhje më të thella. Në aspektin shëndetësor rekomandohet t’i kushtoni më shumë kohë përkujdesjes ndaj vetes.

    Virgjëresha
    Financat shohin fitime të vogla, veçanërisht përmes punës së pavarur ose sipërmarrjeve me kohë të pjesshme. Në punë, efikasiteti juaj është i admirueshëm, por shmangni vendimet e nxituara. Në dashuri, gjestet e vogla do tregojnë shumë.

    Peshorja
    Stabiliteti financiar do të jetë në qendër të vëmendjes suaj. Prisni fitime përmes investimeve ose mbështetjes familjare. Puna sjell kënaqësi, veçanërisht nëse projektet tuaja përfshijnë diplomaci. Dashuria rrjedh pa probleme dhe fokusi në vlerat e përbashkëta do të forcojë lidhjen.

    Akrepi
    Financiarisht, qartësia e qëllimeve ndihmon në zgjedhjet e matura, megjithëse duhet shmangni blerjet impulsive. Në punë ju tërhiqni vëmendjen, ndaj shfrytëzojeni këtë ditë për të hedhur ide ose për të drejtuar diskutime. Dashuria pritet të marrë një kthesë mjaft të bukur.

    Shigjetari
    Në planin financiar, vendimet e kujdesshme japin rezultatet më të mira, veçanërisht në investimet afatgjata. Puna do t’ju duket rutinë. Jeta e dashurisë përfiton nga mirëkuptimi, ndaj kaloni kohë cilësore me partnerin/partneren tuaj.

    Bricjapi
    Puna duket e strukturuar dhe shpërblyese, veçanërisht në projektet në ekip. Në dashuri, lidhjet kuptimplota lulëzojnë, por shmangni bisedat sipërfaqësore. Mund të realizoni një udhëtim kur do të takoheni me miqtë e ngushtë ose pjesëmarrjen në ngjarje në grup.

    Ujori
    Në dashuri do të mbizotërojë stabiliteti. Shëndeti mbetet i qëndrueshëm, por bëni kujdes me lodhjen e tepërt. Nuk përjashtohet mundësia e një udhëtimi për punë duke ju hapur rrugë të reja.

    Peshqit
    Në aspektin profesional përpiquni të tregoheni të kujdesshëm në sipërmarrjet e fundit. Jeta e dashurisë është përfshirë paksa nga rutina, ndaj jini të hapur ndaj përvojave të reja. Socializimi zgjeron horizontet tuaja, pasi mund të takoni njerëz që ofrojnë perspektiva unike.

  • U godit 6 herë me thikë, si ndodhi sherri i përgjakshëm mes nxënësve afër “Fan Nolit”! Kush është viktima 14-vjeçar! Çfarë thanë dëshmitarët

    U godit 6 herë me thikë, si ndodhi sherri i përgjakshëm mes nxënësve afër “Fan Nolit”! Kush është viktima 14-vjeçar! Çfarë thanë dëshmitarët

    Një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën, ku një 14-vjeçar mbeti i vdekur pas një sherri me thika mes adoleshentëve pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”.

    I mituri humbi jetën në spital, ndërkohë që shoku i tij, Luis Meçja, vijon të jetë në spital pasi ka marrë edhe ia plagë thike. Por u tha se pas asaj përleshjeje të dhunshme, edhe një tjetër bashkëmoshatar i tyre përfundoi në një spital privat, i cili dyshohet të jetë një nga autorët e sulmit brutal. Gjithçka mendohet se ka nisur në rrjetet sociale, ku është përcjellë më pas në ambientet e shkollës, por policia dhe prokuroria nuk kanë bërë me dije asnjë shkak ende, duke e lënë ngjarjen vetëm në statistikat e vrasjes dhe të të plagosurve. Por faktet e pasngjarjes janë të frikshme.

    Dëshmitarë okularë të ngjarjes së rëndë dëshmojnë se ambulanca është vonuar, që policia është vonuar, që fëmija me pak shenja jete është nisur për në spital nga një makinë rastësore, në drejtimin e së cilës ka qenë një grua. Që në momentin kur ka nisur përleshja askush nuk ka hyrë mes fëmijëve t’i ndante, ndërkohë që në shkolla flitet për praninë e përhershme të një oficeri sigurie, flitet për paketa sigurie, për psikologë dhe punonjës socialë.

    NGJARJA

    Martin Cani, 14-vjeçar, ishte nxënës i shkollës “Fan Noli”, por ai ishte i aktivizuar edhe me futbollin, në klubin e “Dinamos” me moshat. Djali që kishte ëndërr të bëhej futbollist bashkë me shokun e tij, bien pre e një sulmi brutal të bashkëmoshatarëve të tyre. Ndonëse policia ka bërë me dije se në sherr janë përfshirë vetëm 4 nxënës, në fakt dëshmitë nga vendi i ngjarjes tregojnë se kanë qenë të paktën 7 fëmijë, ku i bie që grupi i dhunuesve të kenë qenë të paktën 5 persona. Grupi që ka sulmuar, fillimisht është përleshur me dy djemtë, Martinin dhe Luisin dhe më pas kanë nxjerrë thikat, duke e goditur Martinin disa herë në pjesën e barkut, ku një goditje fatale iu ka dhënë në zemër. Djali u mor i gjallë nga vendi i ngjarjes nga një grua, e cila më pas tregoi detaje rrëqethëse, ku edhe pas ngjarjes, ajo tregoi se atletet e Martinit i kishte në makinën e saj. Ngaqë ambulanca po vonohej, kjo edhe për shkak të trafikut të çmendur që pllakos Tiranë çdo ditë, gruaja e ka marrë të miturin para duarsh, e ka vënë në mjetin e saj dhe është nisur drejt spitalit. Ka komunikuar me të, duke i dhënë forcë e shpresë, por nuk ishte e thënë.

    Më pas në rrugë e ka dorëzuar në ambulancë, ku infermieri i pranishëm ka tentuar ta mbajë në jetë. Martini nuk ia doli dot, ndërron jetë sapo mbërrin në spital! Ngjarja tronditi mbarë opinion publik, ndërkohë një debat i ashpër u shënua edhe në parlament teksa deputetja Ina Zhupa kërkoi dorëheqjen e ministres së Arsimit. Zhupa e hapi çështjen në kulmin e debatit për buxhetin, ndërkohë që përgjegjësja e dikasterit i qëndroi fort idesë së mospërhapjes së gjuhës së urrejtjes. Por, Zhupa lëshoi akuza të forta në lidhje me dështimin e të gjithë asaj që qeveria e konsideronte më herët ‘paketa e sigurisë në shkolla’. Për ngjarjen reagoi Presidenti i Republikës, Ministria e Arsimit, Partia Demokratike e shumë përfaqësues të politikës. Por vrasja e Martinit është një kambanë alarmi që në fakt, që prej ditëve të para të fillimit të vitit të ri shkollor dha shenjat e para. Në disa shkolla të vendit u shënuan konflikte të dhunshme, ku nxënësit rezultonin të ishin të armatosur me sende të forta deri të mjete mprehëse.

    REAGIMI I PRESIDENTI BEGAJ

    Për ngjarjen e rëndë reagoi edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i cili përcolli ngushëllim për familjen dhe bëri apel për reflektim të shoqërisë shqiptare në edukimin e brezit të ri. “Kjo ngjarje e rëndë na shqetëson dhe na ngarkon me përgjegjësi për mjedisin ku po rrisim dhe edukojmë fëmijët tanë, duke përfshirë shoqërinë, shkollën dhe familjen”, – shkruan Begaj duke iu drejtuar prindërve, mësuesve dhe të gjithë komunitetit. Gjithashtu Presidenti Begaj bën thirrje për rikthimin e shoqërisë shqiptare te vlerat dhe distancimin nga modelet e dëmshme që u ofrohen sot fëmijëve dhe të rinjve. “Si shoqëri kemi një sfidë të madhe përpara: të frenojmë promovimin e dhunës në rrjetet sociale dhe hapësirën ‘online’, si dhe të ndalojmë çdo lloj shfaqje të dhunshme në shoqërinë tonë. Fëmijët dhe të rinjtë tanë”, – shprehet Begaj – meritojnë të orientohen drejt modeleve pozitive të punës, shkollimit dhe arritjeve nëpërmjet tyre.

    NGJARJA, REAGON EDHE MINISTRIA E ARSIMIT

    Ministria e Arsimit ka reaguar përmes një njoftimi zyrtar lidhur me ngjarjen që tronditi kryeqytetin, ku u vra 14-vjeçari, si pasojë e një sherri me thika në afërsi të shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Jemi thellësisht të tronditur nga ngjarja tragjike e ndodhur sot (dje) në rrugën “Qemal Stafa”, Tiranë, ku një konflikt mes tre të miturve çoi në humbjen e jetës së njërit prej tyre, nxënës i shkollës “Fan Noli”. Ngushëllimet tona më të sinqerta i shkojnë familjes së nxënësit që humbi jetën, ndërsa urojmë shërim të shpejtë për nxënësin tjetër. Në të njëjtën kohë, kërkojmë nga institucionet ligjzbatuese që të kryejnë zbardhjen e menjëhershme të të gjitha rrethanave të kësaj ngjarjeje. Siguria në shkolla dhe jashtë tyre ka qenë dhe do të mbetet një prioritet absolut, i bashkëpunimit mes Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit, Ministrisë së Arsimit, Pushteti Vendor, komunitetit dhe të gjithë shoqërisë” u tha mes të tjerave në deklaratë.

    VRASJA, REAGON PD

    Krimi i ndodhur në Tiranë, që i mori jetën një 14-vjeçari pas përleshjes mes nxënësve të shkollës “Fan Noli” në Tiranë, është bërë objekt edhe i debateve dhe përplasjeve parlamentare në Kuvend. Opozita kërkoi që për krimin e ndodhur në Tiranë, të japë dorëheqjen ministrja e Arsimit E para ka qenë deputetja e PD-së, Ina Zhupa, që e nisi fjalën e saj duke folur për ngjarjen tragjike dhe duke vënë në pikëpyetje sigurinë në shkolla, teksa në sallë diskutohej buxheti i shtetit. Teksa Zhupa u shpreh se, “ky ishte rezultati i sigurisë në shkolla dhe buxhetit të mazhorancës”, – ka ardhur edhe përgjigjja nga ana e ministres së Arsimit dhe Sporteve, Ogerta Manastirliu, që shprehu keqardhjen, duke kërkuar që edhe në Kuvend të ndalet gjuha e urrejtjes dhe të promovohen vlerat. Ina Zhupa tha se “një 14-vjecar është vrarë para derës së shkollës ‘Fan Noli’.

    E kuptoni sa jashtë realitetit është buxheti juaj që ka një kapitull më vete për sigurinë në shkolla? Se si në mes të Tiranës mund të humbësh jetën dhe nuk gjendet një oficer sigurie që të shmangë sherrin me thika në derën e shkollës. Paratë janë, por vetë propagandë bëhet për sigurinë në shkolla. Ministri Balla dhe ministrja Kushi shkuan shkollë më shkollë për paketën e sigurisë në shkolla, por nuk e di ku e kanë arkivuar atë paketën, ministrat e rinj Hoxha dhe Manastirliu. Është rritur siguria në shkolla thotë Manastirliu. Ky është rezultat i punës tënde të mrekullueshme dhe e buxhetit tuaj të mrekullueshëm. Duhet të mbani përgjegjësi bashkë me këtë ministrin e brendshëm, që nuk ka ardhur fare sot! Manastirliu duhet japësh dorëheqjen dhe të ikësh me turp nga ky skandal, pasi keni dështuar që me psikologët në shkolla, tek oficeret e policisë në shkolla”!