Nënës së Alexei Navalny-t i është dhënë një ultimatum, ose ajo pranon një funeral të fshehtë pa një lamtumirë publike brenda tre orëve, ose djali i saj do të varroset në një koloni.
Advertisements
Zëdhënësja e Navalny, Kira Yarmysh tha se Lyudmila Navalnaya refuzoi të negociojë me Komitetin Hetues sepse “ata nuk kanë autoritetin për të vendosur se si dhe ku duhet ta varros djalin e saj”.
Advertisements
“Ajo kërkon respektimin e ligjit, i cili i detyron hetuesit të dorëzojnë trupin brenda dy ditëve nga momenti i konstatimit të shkakut të vdekjes”, thotë zonja Yarmysh.
Zonja Navalnaya po këmbëngul që autoritetet “të lejojnë funeralin dhe shërbimin përkujtimor të mbahet në përputhje me zakonet”.