Avokati Adriatik Doga: Kush ka ndërmend të më vrasi, le të vijë. Nuk dua mbrojtje nga shteti

by editor

Avokati nga Lushnja Adriatik Doga, e quan trillim atentatin dhe vrasjen që ishte planifikuar për të, nga Artan Tafani, i penduari i drejtesisë dhe pjesëtar i bandës së Laert Haxhiut.

Advertisements

Doga shprehet se nga momenti që e ka dëgjuar këtë pretendim nga Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, jeta e tij dhe e familjes nuk është më e qetë.

Advertisements

Sipas tij, gjatë punës si avokat nuk është ndjerë asnjëherë i kërcënuar nga Artan Tafani, madje sipas tij, përpara arrestimit të bashkëpunëtorit të drejtësisë, ata kanë qenë në lokal së bashku sepse janë edhe kushërinj.

Avokat Doga shprehet se që nga momenti që emri i tij u bë publik si shënjestër për t’u vrarë nga grupi i Laert Haxhiut, nuk ka kërkuar mbrojtje, por të paktën duhej të ishte bërë një ballafaqim me Tafanin ose të thirrej nga prokurori i Elbasanit për t’u njohur me rrethanat.

Advertisements

Tafani, sipas Dogës, është i varur nga lëndët narkotike dhe duhen parë rrethanat e deklaratave të tij përpara Prokurorisë.

Avokati thotë se me Laert Haxhiun nuk ka njohje personale dhe asnjëherë nuk ka pasur konflikte as me çështjet e tij dhe as me grupin rival, atë të Aldo Bares.

Avokati, në këtë intervistë, mohon gjithçka është thënë për atentatet e kryera apo vrasjen që ishte planifikuar për të.

Artan ose Marius Tafani u arrestua për grabitjen e një pike valutore në Tiranë dhe më pas u bë i penduar i drejtësisë, ku zbuloi 6 vrasje dhe krime të tjera të bëra nga grupi i Laert Haxhiut.

You may also like