Beqiri plas deklaratën e fortë: Në SPAK janë dy zyra të mëdhaja me dosjet e Metës dhe…

by editor

Kreu i SPAK Altin Dumani pati një bisedë me gazetarët ditën e sotme off-record.

Advertisements

Dumani foli për shumë çështje lidhur edhe me dosjet e nxehta që po hetohen nga Prokuroria e Posaçme dhe që implikojnë emrat e ish kryeministrave Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Advertisements

Në një emision televiziv Idajet Beqiri ka komentuan deklaratat e Dumanit. Një nga temat më me rëndësi është dhe hetimi i 21 janarit, kompetencë tashmë që i përket SPAK pas vendimit të Gjykatës së Lartë. Mustafa hedh mendimin se është kaluar një afat kohor, prej të cilit veprat penale janë parashkruar.

‘Shumë nga veprat penale janë parashkruar. Jemi në një afat të tejkaluar, por është i mirëpritur. Duhen hetuar rrethanat. Disa persona janë dënuar. Për mua është diçka pozitive.’

Advertisements

Duraj thekson se SPAK po kryen punën me profesionalizëm pasi po vendos para përgjegjësisë politikanë të lartë.

‘Vendim i drejtë. Ka sjellë probleme për humbjen 4 jetëve dhe plagosjes së shumë të tjerëve. Shumë vite që këto familje dhe aktorët kryesor politikë, publik e cila përkthehet në dëme ekonomike, në sqarimin e gjithë asaj situate. Ka konflikte që përdoren nga politika. Qytetarët humbasin në çdo kohë. Kemi një hetim profesional nga SPAK dhe të vihen përpara përgjegjësisë ata që kanë kryer veprat. Edhe pse kanë kaluar afatet kur ka një provë të re, Gjykata e Lartë mendoj se ka qenë vendimmarrje.’

Mustafaj shton se për ngjarjen e 21 janarit ka kaluar kohë dhe dëshmitarët mund të kenë harruar.

‘Shumica e veprave nga ky hetim do të jenë të parashkruara dhe nuk mund të merret askush i pandehur. Ç’mund të bëhet tani? Dëshmitarët mund të kenë harruar. Pasi kalon një farë kohe memoria nuk është më aty. Le të hetohet por afatet, njerëzit kanë ndryshuar.’

Më tej, Beqiri nënvizoi se kemi të bëjmë me një krim shtetëror, nga ana tjetër kemi Ilir Meta, zv kryeministër në 2011 që u kap duke vjedhur 700 mijë euro.

’21 janari është një krim i hetuar, i zbuluar një krim me [prova të pakontestueshme dhe duhej çuar në gjyq me këtë akuzë. Kemi të bëjmë me një krim shtetëror që ka në krye një urdhërdhënës dhe ka motivet, i pari ishte që të vriteshin dhe të përligjej vjedhja e votave. 21 janari dhe protesta kryesoren kishte sloganin Hapni Kutitë. Nëse ishte deformuar vullneti dhe keni tjetërsuar.

E dyta ishte një protestë masive pasi qeveria e asaj kohe, zv.kryeministri u zu me presh në dorë me korrupsion të lartë shtetëror. 700 mijë euro që po i grabiste dhe po e bënte këtë gjë para ministrit të Ekonomisë. Protestë me motive të qarta politike dhe motivi i shtetit ishte për ta vrarë këtë protestë dhe për t’ja lënë rrugën të hapur pandëshkueshmërisë.

Duraj e sheh edhe si një lojë politike atë që ka ndodhur më 21 janar dhe më pas, pasi LSI dy vitë me pas u bashkua me PS dhe formuan mazhorancën.

‘Ishte një protestë e opozitës prej videoskandalit të ish zv kryeministrit. Qytetarët reaguan, por më pas si rrodhën ngjarjet ishte një betejë politike pasi ata që humbasin ishin qytetarët. 2 vjet më vonë ishte një marrëveshjes e 1 prillit. LSI me PS bënë koalicion. Dhe LSI mori më shumë fuqi se ç’kishte. Mendoj se prandaj ishte i rëndësishëm ky hetim për këtë lojë politike. Edhe qasja e asaj kohe, zoti Berisha lidhur me qasjen ndaj protestave ishte radikal në mënyrë që i ndërsente do jem në zyrë, do jem aty, nuk guxon njeri të hedhi gurë në zyrën time.’

Pavarësisht se çfarë ndodhi me aleancat politike, Beqiri sheh vetëm faktin e vrasjes shtetërore.

‘Është një krim i rëndë shtetëror. Politika ka punën e vet. Protesta mund të jenë edhe të dhunshme. Janë obligime të qeverisë që kur përdoret arma dhe kur jo dhe çfarë qëndrimi mbajnë ata që janë në qeverisje. Kryeministri ministri i brendshëm kjo nuk përligj faktin për çarë motivi u bë protesta. Ne nuk e shikojmë çështjen në këtë aspekt. Janë vrarë 4 persona që po protestonin si qytetarë të lirë, nuk po përdornin dhunë. U vranë në bulevard me shënjestër që do vriten. Me shënjestër të përqëndruar tek ta. Ata që dhanë urdhrin dhe me mburrje do vriste 300, që kisha vënë shënjestër kreun e opozitës ka ikur koha tek elementët të tillë primitivë.’

You may also like