Në daljen e tij të përnatshme, Sali Berisha këtë të premte u ndal te dënimi me burg i Ervin Salianjit.
Advertisements
Për liderin e opozitës, kryeministri Edi Rama e dinte se opozita kishte vendosur të ngrihej në një betejë pa kthim.
Advertisements
“Opozita sot është në këmbë. Opozita sot është më e fuqishme, më e vendosur se kurrë për t’i dhënë përgjigjen që meriton Edi Rama.
Miqtë e mi, Edi Rama e dinte se ora e betejës vendimtare po afronte. E dinte se opozita kishte vendosur të ngrihej në një betejë vendimtare, në një betejë pa kthim, në një betejë të pandalshme për krijimin e qeverisë teknike, për zgjedhje të lira, rotacionin e pushtetit, fitoren e opozitës.
Advertisements
Pikërisht në këtë moment ai zgjodhi dënimin me burg të Ervin Salianjit, sepse provoi lidhjet e shtetit me drogën, lidhjet e Edi Ramës dhe të Fatmir Xhafës, Olsi Ramës me Gerondin që drejtonte traafiqet dhe lojërat e fatit nga Vlora, dhe që mbanin për Olsin dhe Gerondin vëllezërit kriminelë në pushtet 8 muaj pa votuar ligjin për lojërat e fatit.
Sepse, jo interesat e qytetarëve, por interesat kriminale të vëllezërve të tyre sundonin mbi parlamentin, mbi ligjin”, u shpreh Berisha.