Kryeministri Edi Rama ende nuk ka bërë një reagim në lidhje me akuzat mbi Sali Berishën dhe dhëndrit të tij për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Advertisements
Sot Rama ishte në qytetin e Vlorës, ku teksa inspektonte disa punime është pyetur nga gazetarët edhe për hetimet e SPAK.
Advertisements
Rama refuzoi të komentojë këtë çështje, duke u përgjigjur: “Ik tani. Mirupafshim”.
I vetmi reagim nga qeveria është ajo e ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, e cila tha se mazhoranca respekton ndarjen e pushtetit.
Ish-kryeministri Sali Berisha akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv lidhur me privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani” në kryeqytet, ndërsa në pranga për këtë rast ka përfunduar dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.