Broja, Manaj, Muçi apo Hoxha? Sylvinho ideon formacionin për miqësoren e parë

by editor

Shqipëria do të zbresë në fushën e lojës për herë të parë në vitin 2024 këtë të premte. Kuqezinjtë do të zhvillojnë një test miqësor me Kilin në Parma në orën 20:45.

Advertisements

Nën drejtimin e Sylvinhos ekipi zhvilloi seancën e fundit stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit” teksa nesër paradite do të udhëtojë drejt Parmas, aty ku do të zhvillojë seancën e fundit në stadiumin “Ennio Tardini”.

Advertisements

Tekniku brazilian po qartëson idetë e tij për formacionin titullar ndaj latinëve dhe dëmtimet e Uzunit e Berishës ia kanë bërë pak më të lehtë zgjedhjen.

Si testi i parë që është, nuk pritet të ketë ndryshime ndaj do të luajë 11-shja që udhëhoqi kualifikueset.

Strakosha në portë i “detyruar”, ndërsa mbrojtja me Hysaj, Gjimshiti dhe Mitaj. Enea Mihaj rikthehet titullar në mungesë të Ismajlit duke fituar balotazhin me Kumbullën.

Pjesa tjetër përpara nuk pëson asnjë ndryshim me Asllanin, Ramadanin, Bajramin, Asanin, Cikalleshin e Seferin që do ta nisin nga e para së bashku.

Eksperimentet do të bëhen në pjesën e dytë me Brojën, Manajn, Muçin e Arbër Hoxhën që janë të gatshëm të tregojnë veten.

Portjer: Strakosha

Mbrojtës: Mitaj, Gjimshiti, Mihaj, Hysaj

Mesfushorë: Asllani, Bajrami, Ramadani

Sulmues: Seferi, Cikalleshi, Asani

You may also like