Category: Showbiz

  • Ndodhej në spektaklin e njohur muzikor, shembet në tokë këngëtari i njohur, pëson arrest kardiak

    Ndodhej në spektaklin e njohur muzikor, shembet në tokë këngëtari i njohur, pëson arrest kardiak

    Këngëtari i njohur grek Dimitris Kokotas ka pësuar arrest kardiak, ndërsa ndodhej në spektaklin e njohur muzikor të televizionit “Alpha”.

    Siç raportojnë mediat greke, ai ishte duke bërë provat e fundit para se të dilte në skenë, kur nuk u ndje mirë, dhe u shemb në tokë.

    Menjëherë më pas ai është transportuar në spitalin e Athinës, ku mjekët kanë konstatuar se ka pësuar arrest kardiak.

    Ai ndodhet në reanimacion, ndërsa gjendja e tij paraqitet stabël, por ende nuk është jashtë rrezikut për jetën.

    Kokotas, 55 vjeç, është një ndër këngëtarët e njohur dhe shumë të dashur për publikun grek.

  • I thanë “po” njëri-tjetrit/ Heidi dhe Romeo martohen në Big Brother, shkëmbejnë unazat dhe puthjen në buzë

    I thanë “po” njëri-tjetrit/ Heidi dhe Romeo martohen në Big Brother, shkëmbejnë unazat dhe puthjen në buzë

    Në Big Brother Vip 3 është organizuar një tjetër dasmë tradicionale mbrëmjen e sotme.

    Banorët zgjodhën që çifti që do të martohej të ishte Romeo dhe Hiedi.

    Dyshja i thanë “po” njëri – tjetrit, teksa shkëmbyen unazat dhe puthjen në buzë.

    Të ftuar special në ceremoni është ish-banori Ervin Gonxhi me bandën e tij dhe po ashtu surpriza e cila emocionoi më së shumti dhëndrin, ishte hyrja e mikut të tij Elgit Doda.

    Doda këndoi një këngë dedikuar posaçërisht për Romeon.

  • A i keni prishur raportet me Bardhin? Menaxheri i këngëtarit zbulon si qëndron e vërteta

    A i keni prishur raportet me Bardhin? Menaxheri i këngëtarit zbulon si qëndron e vërteta

    I ftuar në emisionin Canape7 ka qenë menaxheri Jetmir Agaj, i cili ka folur për herë të parë me detaje rreth raportit të tij me reperin Bardhi që bëri shumë bujë në rrjet. Ai sqaron se raporti i tyre vazhdon të jetë i mirë dhe dyshja bashkëpunojnë ende me njëri-tjetrin. Producenti muzikor gjithashtu nuk la pa cekur se së shpejti do të menaxhojë edhe këngëtarin Luiz Ejlli.

    Ke zgjedhur të mos paraqitesh, të mos reagosh pse?

    Deri në 200 emisione në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni kam refuzuar të përgjigjem. E kam menduar që është më e arsyeshme, që 16 vite kam punuar me rrjete sociale.

    Mua nuk më ka ndikuar. Kam dashur të shoh çfarë ka ndodhur, unë nuk kam dalë shumë shpesh. Për 3 vite nuk do të paraqitem më në asnjë media. Unë nuk kam pse t’i bëj marketing vetes.

    Kryefjala e këtij debati ka qenë Bardhi. Si e ke parë daljen e tij nga BB, komentet e shumta dhe rrëmujën që u shkaktua?

    Në BB ai hyri me pëlqimin tim. Nëse nuk e kisha pëlqyer unë, nuk do të kishte ndodhur. Bardhi nuk e ka dëshiruar atë format. Në BB nuk donte të hynte, por e ka bërë për ekipin. Bardhi është artist shumë i mirë, nuk ka pasur nevojë të bëjë marketing në BB. E vërteta ka qenë puna e shëndetit, Bardhi është familjar.

    Ku qëndroi problemi i daljes së Bardhit?

    Marrëdhënia e punës që kam krijuar me Bardhin vazhdon të jetë e mirë. Te jeta private nuk kam interes, as të drejtë të gjykoj. Unë nuk kam ndërhyrë as nuk kam vendosur asgjë për jetën e tij. Nuk kisha dashur as ta diskutoj këtë temë. Unë po pres një fëmijë në shtëpinë time, nuk është e drejta ime të vendos për të.

    Intervistat e Bardhit dhe të Sarës në Fan Club kanë aluduar për këtë gjë.

    Bardhi ka thënë nuk kam kontaktuar, ai nuk ka thënë që ne kemi shkëputur marrëdhëniet. Ka qenë pranë familjes, është normale të mos kontaktosh me menaxherin. Nëse kjo keqinterpretohet nuk është faji i tij.

    Si janë raportet sot, a do të ketë më bashkëpunim me SBS?

    Sigurisht që do vazhdojë raporti. Krisje të marrëdhënieve nuk mund të ketë, ka keqkuptime. Ai vinte dhe hante bukë në shtëpinë time, e shoh si vëlla të vogël, si mundet t’i prishim raportet? Këtë gjë e hedh poshtë direkt.

    A e ke pritur që Bardhi do dashurohet brenda BBV?

    Ajo vjen natyrshëm, nuk bëhet me plan.

    A do të jesh menaxher i Luizit?

    Për menaxhim do të them po, drejt asaj rruge jemi. Ka qenë luftë për ta marrë.

  • “Ka hare, por është false”- Ilnisa dhe Meritoni krahasojnë dasmën e tyre me të Heidit dhe Romeos, gazetarja: Kur u bërë unë nuse, s’më dhanë një fetë bukë ta haja

    “Ka hare, por është false”- Ilnisa dhe Meritoni krahasojnë dasmën e tyre me të Heidit dhe Romeos, gazetarja: Kur u bërë unë nuse, s’më dhanë një fetë bukë ta haja

    Ndërsa vijojë përgatitjet e dasmës së Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit në Big Brother Vip 3, Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi, që e kanë përjetuar këtë ndjesi, e kanë krahasuar me ceremoninë e tyre.

    Ndryshe nga dasma e tyre, Ilnisa shprehet se ka hare, por thekson se është false nga ana e banorëve. Ajo shprehet se kur u bë nuse, vajzat nuk i dhanë asnjë fetë bukë që ta hante.

    Edhe Meritoni ka shprehur pakënaqësi nga ana e banorëve, duke thënë se janë me dy fytyra.

    Pjesa nga biseda:

    Ilnisa: Krahasimisht me dasmën tonë, këtu ka një lloj hareje, fake, por ka hare. Rëndësi ka që Romeo të bëjë qejf, por për këta… Ia thashë dhe dje, këtu mund të interpretohet si të duan, por Romeo e di se për atë gëzoj.

    Meriton: Unë me Romeon kam prish të gjitha raportet, por dua që ta gëzoj dhe kaloj mirë, sepse e di vetë sesi jemi ndjerë dhe kemi përjetuar dasmën tonë.

    Ilnisa: Atë ditë unë isha në kuzhinë dhe s’më bënë një fetë bukë të haja. Çfarë njerëzish

    Meriton: Këtu mundohen të fshehin dyfytyrësinë, kinse e duan dashurinë. Kanë qenë këta që e kanë goditur dashurinë prej ditës së parë dhe vazhdojnë duke thënë se dasma po bëhet për herë të dytë sepse publiku nuk ju do

    Ilnisa: A thuhet kjo gjë. Kjo është cektësia dhe unë nuk e mbush dot me asgjë

    Meriton: Mundohen të lumturohet duke na lënduar neve

    Ilnisa: Ca lëndimi, ne jemi mirë me njëri-tjetrin

  • Mbërrin një zarf i bardhë në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’, banorët marrin super-lajmin

    Mbërrin një zarf i bardhë në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’, banorët marrin super-lajmin

    Ndërsa pritet që të nisë dasma e çiftit Heidi dhe Romeo, në shtëpi ka mbërritur një zarf i bardhë.

    Zarfi është lexuar nga Erjola, ku njoftohet se në shtëpi kanë ardhur llokumet e dasmës.

    Menjëherë më pas ajo ka ndarë për të gjithë banorët llokumet.

  • Video e Rikes duke vrapuar brenda shtëpisë lë pa fjalë rrjetin

    Video e Rikes duke vrapuar brenda shtëpisë lë pa fjalë rrjetin

    Të monitoruar 24 orë me kamera në çdo cep të shtëpisë, banorët e Big Brother Vip 3 ndodh shpesh të kapen në momente nga më të sikletshmet.

    Këtë herë, një video e Rike Roçit duke vrapuar brenda shtëpisë është bërë “virale” në rrjetet sociale.

    Me një fustan bust, ajo vrapon në sallon, duke bërë që t’i tundet gjoksi. Duke i bashkangjitur edhe këngën e Klajdi Harunit, “Mamica”, kjo video ka marrë tashmë dhenë në rrjetet sociale.

    Ndiqeni:

  • Deklaratat e forta për Kiarën, Luizi bën veprimin e menjëhershëm ndaj Bardhit

    Deklaratat e forta për Kiarën, Luizi bën veprimin e menjëhershëm ndaj Bardhit

    Sara Gjordeni bëri një deklaratë të fortë për Kiarën së fundmi, ku tha se, “Kiara ka 13 ish-partnerë”, ndërsa ajo 3.

    Për këtë deklaratë të Sarës, erdhi një reagim sqarues nga Bardhi, i cili u shpreh se llogaritë e partneres së tij janë vjedhur dhe çdo koment i bërë nuk është prej saj— pavarësisht se Sara është parë duke publikuar foto të saj.

    Lidhur me deklaratën e Bardhit duket se Luizi ka zgjedhur të mos qëndrojë i heshtur duke i bërë “unfollow” në “Instagram” Bardhit.

    Një veprim ky që lë të kuptohet se Luizi jo vetëm që është në dijeni për deklaratat e fundit, por ka edhe hatërmbetje mes tyre— mëse e kuptueshme.

  • “Të kam vëlla, hajde në dasmë” – Heidi provon fustanin e nusërisë, aktori shpërndan ftesat (Video)

    “Të kam vëlla, hajde në dasmë” – Heidi provon fustanin e nusërisë, aktori shpërndan ftesat (Video)

    Sonte Romeo dhe Heidi do të “lidhin kurorë” në një ceremoni plot emocione dhe shumë surpriza.

    Dasma e planifikuar nga “Vëllai i madh” është marrë shumë seriozisht nga çifti.

    Romeo ka filluar të shkruaj ftesat e dasmës të cilat i ka ndërtuar në formën e disa aeroplanëve të vegjël ku shkruan “Të kam vëlla hajde në dasmë”.

    Nga ana tjetër Heidi ka provuar fustanin e nusërisë mes shumë batutave me vajzat që po e ndihmonin.

    Teksa ajo provon fustanin vajzat e këshillojnë që për tu dukur më elegante të vesh fustanin pa reçipeta.

    Kjo ka shkaktuar të qeshura kur Julia i thotë që ajo i paska mashtruar dhe Heidi me të qeshur shprehet se Romeo është mashtruar për format e saj fizike.

  • Ka kërkuar 600 mijë euro për moderimin e Big Brother Vip 3? Arbana Osmani thyen heshtjen, tregon pse nuk e prezantoi spektaklin: Nuk e ndjej të nevojshme të…

    Ka kërkuar 600 mijë euro për moderimin e Big Brother Vip 3? Arbana Osmani thyen heshtjen, tregon pse nuk e prezantoi spektaklin: Nuk e ndjej të nevojshme të…

    Moderatorja Arbana Osmani, e cila kohët e fundit është shkëputur nga televizioni, si rrallë herë ka dhënë një intervistë duke shuar pikëpyetjet që ndjekësit kanë në lidhje me të, veçanërisht për drejtimin e Big Brother Vip 3.

    Për këtë të fundit, Arbana Osmani tha se kishte ardhur koha që ajo të merrte një pushim dhe të kalonte më shumë kohë me familjen e saj dhe t’i përkushtohej bizneseve të saj.

    “Vazhdimisht kur e di se gjërat mes meje dhe njerëzve të mi të afërt, për tematika të caktuara, janë krejt të qarta, nuk e ndjej të nevojshme të jap shpjegime publike, në të gjitha sferat. Kështu që nuk e ndjeva që unë në finalen e Big Brother duhet të thosha: Shiko se ky është edicioni im i fundit. Se unë jam një nga hallkat e programit. Njerëzit do ta ndjekin programin me ose pa mua, ç’rëndësi ka a do jem a s’do jem unë. Nuk e ndjej se duhet t`i jap gjithë këto kredite vetes për ta glorifikuar këtë personazhin tim dhe pozicionin tim. Shiko se unë po iki dhe po ju lë… Thashë, kur të fillojë Big Brother unë do bëj një urim nga zemra për ata të cilët do ta vazhdojnë programin edhe e mendova të mjaftueshme”- tha ajo në ”Zë me Mirën”, në një intervistë për podcastin e Mira Kazhanit, ‘Zë me Mirën’.

    Pyetjes nëse ka kërkuar 600 mijë euro për “Big Brother Albania”, Arbana iu përgjigj duke thënë si vijon:

    “Në qoftë se unë do të kisha vendosur paratë si një pikë vendimtare që ka të bëjë me vendimet e mia të rëndësishme, do kisha qenë o shumë, shumë e pasur o shumë, shumë e varfër. Paratë nuk janë kurrë në zemrën time. Puna ime bëhet me shumë zemër. Në çdo aspekt. Qoftë në biznes, qoftë në televizion, qoftë në çdo hapësirë. Nuk janë kurrë paratë ato që orientojnë një vendim. Janë shumë të rëndësishme dhe mendoj që gjithsecili nga ne duhet të kërkojë patjetër para nëse mendon se vlen, por kurrë duke qenë ato vendimtare për një zgjedhje të caktuar”, tha moderatorja.

  • Nënën ia vranë vite më parë, Elsa rrëfen vuajtjet: Që fëmijë kam ndjekur çështjen për ta zbardhur, kam marrë avokat

    Nënën ia vranë vite më parë, Elsa rrëfen vuajtjet: Që fëmijë kam ndjekur çështjen për ta zbardhur, kam marrë avokat

    Elsa Lila ka rrëfyer detaje nga përjetimi i vrasjes së të ëmës, duke theksuar se ka numëruar ditët që të mbushte 18 vjeç dhe të ‘luftonte’ për të vënë para drejtësisë autorët.

    “Të jetojë njeriu për të mbushur 18 vjeç. Unë isha 15 vjeç dhe numëroja, ditët, orët, sekondat që të mbushja 18 të hapja procesin”, tha ajo.

    Ajo tregoi gjatë një bisede me Albanon se sapo është bërë 18 vjeç ka marrë avokat dhe ka nisur procedurat ligjore.

    “Unë që në moshën 18 vjeçe kam marrë avokat penalist, e di pse? Për mamanë time”, tregoi ajo.

    E ëma e Elsa Lilës, Eva Vishaj u gjet e vrarë me plumb në kokë në vitin 1997.