Category: Showbiz

  • “Më thanë ‘ti je burri i shtëpisë’”/ Albano Bogdo rrëfehet si asnjëherë më parë, tregon për divorcin e prindërve: Isha 12-vjeç, dy muaj më pas dola të shisja…

    “Më thanë ‘ti je burri i shtëpisë’”/ Albano Bogdo rrëfehet si asnjëherë më parë, tregon për divorcin e prindërve: Isha 12-vjeç, dy muaj më pas dola të shisja…

    Aktori i humorit, Albano Bogdo, në një bisedë me konkurrentët e Fermës Vip, ka folur për divorcin e prindërve dhe barrën e rëndë që i ra mbi supet për familjen, që në moshën 12-vjeçare.

    Pas ndarjes së prindërve, Bogdo shprehet se u detyrua të hiqte dorë nga fëmijëria dhe të bëhej burri i shtëpisë.

    Ai tha se dy muaj pas divorcit të prindërve, dilte buzë detit duke shitur akullore e banane për 12 orë në ditë.

    “Kam qenë 12 vjeç kur u divorcin prindërit. Motra , vëllai 6 muajsh. Kur divorcohen prindërit kur je 12 vjeç e kupton gravitetin e situatës, se të vijnë këta gjigandët dhe të thonë ‘je ti burri i shtëpisë tani’ të traumatizojnë, të trembin.

    Je një fëmijë që luan piano, lexon Dostojevskin, e këtej të thonë je burrë i shtëpisë tani duhet të punosh. Të heqin nga fëmijëria, nuk të lënë të shijosh as pubertet as adoleshencë as asnjë gjë dhe bëhesh burrë menjëherë.

    Dhe unë nga fëmijë i vogël, pas dy muajsh isha hajde banane hajde akullore në anë të detit, nga 7 e mëngjesit deri në 7 të pasdites”, tha Bogdo.

  • “Çfarëdo që të bëjnë përsëri i pëlqejnë…”/ Gazetarja Hygerta Sako e thotë “troç” ja për cilin banor bëj ‘tifo’ në BBV

    “Çfarëdo që të bëjnë përsëri i pëlqejnë…”/ Gazetarja Hygerta Sako e thotë “troç” ja për cilin banor bëj ‘tifo’ në BBV

    Eftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e tij për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.

    Moderatorja ka zbuluar gjithashtu se gati gjysmën prej banorëve të këtij edicioni i njeh por kur u pyet nëse ka një të preferuar ajo u shpreh se:

    Nuk kam asnjë të preferuar, nuk kam dikë që të them se plotëson shijet e mia.

    Ndër të tjera ajo shtoi gjithashtu:

    Nuk ka një lojtar që ka bërë diferencën në kuptimin që është dikush që është po themi ai ka 10 vende bosh dhe janë edhe të tjerët. Në momentin që janë aty-aty për shkak të dinamikave dhe ngjarjeve të ndryshme që ndodhin në shtëpi dikush ngjitet dhe dikush zbret prandaj është edhe kjo pjesa.

    Është më interesante kështu prandaj nuk ka diferenca midis lojtarëve që të jenë një dhe dy po themi dhe kanë diferencë me të tjerët. Ka personazhe që janë më stabël siç është Juli ose Romeo kam përshtypjen që kannë një lloj pëlqyeshmërie në publik dhe çfarëdo që të bëjnë përsëri i pëlqejnë.

    Hygerta u ndal gjithashtu edhe tek çifti Romeo – Heidi ku tregoi se:

    Unë nuk e kam kuptuar asnjëherë Romeon për këtë çështjen e besimit, të lësh një femër që ti pretendon që të pëlqen kaq shumë dhe e do kaq shumë sepse nuk ke besim ndërkohë që ti je në një shtëpi që survejohet me kamera gjatë gjithë kohës.

  • E trishte/ Mbyll sytë përgjithmonë aktori i njohur (Emri+Foto)

    E trishte/ Mbyll sytë përgjithmonë aktori i njohur (Emri+Foto)

    Louis Gossett Jr., i parë që fitoi një Oscar për aktorin dytësor dhe një fitues Emmy për rolin e tij në mini-serialin televiziv “Roots” (Poots), ka vdekur. Ai ishte 87 vjeç.

    “Me keqardhje të thellë konfirmojmë se babai ynë i dashur ndërroi jetë këtë mëngjes. Ne dëshirojmë t’i falënderojmë të gjithë për ngushëllimet e tyre në këtë kohë. Ju lutemi respektoni privatësinë e familjes gjatë kësaj kohe të vështirë,” tha familja e aktorit në një deklaratë.

    Gossett ndoqi Universitetin e Nju Jorkut me një bursë për basketboll dhe dramë. Së shpejti ai ishte duke aktruar dhe kënduar në shfaqje televizive të drejtuara nga David Susskind, Ed Sullivan, Red Buttons, Merv Griffin, Jack Parr dhe Steve Allen.

    Gossett u shfaq në dhjetëra filma dhe shfaqje televizive, duke përfshirë adaptimin filmik të “A Raisin in the Sun” të Lorraine Hansberry (1961) dhe spektakle në ekran të madh si “The Deep” (1977).

    Ai fitoi një Emmy për rolin e skllavit të vjetër Fiddler në miniserialin kryesor të ABC “Roots” (1977), duke luajtur në tre nga tetë episodet e programit. Ai bëri një kthesë të paharrueshme në fund të karrierës në “Watchmen” (2019) të HBO-së, duke luajtur një ish-vigjilent të njohur si Drejtësia me kapuç.

  • Arbana dhe Luizi, moderatorë të BBV Kosova? Moderatorja zbulon si qëndron e vërteta

    Arbana dhe Luizi, moderatorë të BBV Kosova? Moderatorja zbulon si qëndron e vërteta

    Pas largimit nga Big Brother Vip Kosova në rrjet kanë nisur aludimet për projektet e ardhshme të moderatores Arbana Osmani.

    E ftuar në podcast me Mira Kazhinin, ajo u pyet për lajmin e bujshëm që qarkulloi në rrjet se ajo bashkë me Luizin do të prezantojnë BBV Kosova.

    Mira Kazhani: “Arbana Osmani do të prezantojë me Luiz Ejllin dhe Edi regjisor, Big Brother Vip Kosova, sezonin që vjen.”

    Arbana Osmani: Unë po jetoj të tashmen. Sot jemi këtu, bashkë, ballë për ballë.

    Kjo ishte një ndër pyetjet për të cilat moderatorja nuk ktheu një përgjigje konkrete, duke shtuar kështu dyshimet se është e vërteta, ndërsa gazetarët në Kosovë tashmë shprehen të bindur dhe e kanë konfirmuar këtë lajm.

    Sa i përket marrëdhënies me Luiz Ejllin, ja si përgjigjet Arbana:

    Mira Kazhani: “Arbana Osmani nuk flet me Luiz Ejllin.”

    Arbana Osmani: “Çdo konkurrent që është bërë pjesë e Big Brother Vip në mënyrë të veçantë vajzat, sepse vajzat janë ato që janë linçuar më tepër dhe vazhdojnë linçohen më tepër në këtë vend, ka respektin tim maksimal për kontributin që ka dhënë në atë format. Për guximin dhe për gjithçka që ka bërë dhe i ka dhënë suksesin programit. Kjo është një absurditet. Luiz Ejlli i pari, por të gjithë, nga i pari tek i fundit, kanë respektin tim maksimal dhe vlerësimin tim maksimal për atë çfarë kanë bërë në Big Brother. Raporti im përgjithësisht me të gjithë konkurrentët, fillon dhe mbaron me fillimin dhe mbarimin e Big Brother. Kështu që nëse na takon jeta, unë jam shumë e lumtur që t`i jap një përqafim të gjithëve. Edhe të gjithë ma kanë këmbyer, kështu që ky është komenti im.”

  • “Do ta shkatërroj”/ Deklarata e fortë e ish-partneres së Meritonit, gazetari i njohur rrëfen bisedën me Ergestën dhe zbulon si qëndron e vërteta: Kohët e fundit ajo ka…

    “Do ta shkatërroj”/ Deklarata e fortë e ish-partneres së Meritonit, gazetari i njohur rrëfen bisedën me Ergestën dhe zbulon si qëndron e vërteta: Kohët e fundit ajo ka…

    Gazetari Gerald Qerimi i ftuar këtë mesditë në një emision televiziv me Xhoi Malësia, ka komentuar lojën e banorëve të Big Brother, dhe ngjarjet që kanë tërhequr vëmendjen e publikut.

    Ai u ndal te deklarata e bëra nga ish-partnerja e Meritonin, pasi ky i fundit tregoi historinë për të birin që kishte shumë vite pa e takuar.

    “Ish-partnerja e tij nuk ka bërë asnjë deklaratë publike në rrjetet sociale. Janë rrjetet sociale që janë hapur në emër të saj duke përdorur emrin e saj. Kohët e fundit ajo ka hedhur vetëm një story ku shkruante se ‘e vërteta do dalë’, por jo ato deklarata që qarkullojnë sot, çarçafët e gjata,që ‘do ta shkatërroj Meritonin’, ato janë të pavërteta. Unë kam pasur komunikim me të për ta ftuar në emision, por nuk ka pranuar dhe nuk ka dashur që të përfshihet, pasi është edhe djali në mes”, u shpreh ai.

  • Jetojnë në shtete të ndryshme, Robert Berisha tregon momentin kur i takoi për herë të parë dy vajzat e tij: Ja pse e mora këtë vendim

    Jetojnë në shtete të ndryshme, Robert Berisha tregon momentin kur i takoi për herë të parë dy vajzat e tij: Ja pse e mora këtë vendim

    Robert Berisha ka treguar për takimin e parë të dy vajzave të tij, Renee dhe Arona, të cilat jetojnë në shtete të ndryshme.

    Këngëtari dhe moderatori i njohur u shpreh se Arona, e cila ka ardhur në jetë nga një marrëdhënie jashtëmartesore, ka ardhur rallë në Shqipëri dhe është takuar vetëm me Robertin.

    Ndërsa tregoi se verën e kaluar vendosi që t’i takojë të dy vajzat me njëra tjetën për herë të parë në Londër.

    Ai mori vendimin për shkak të dëshirës së Renee, e cila ka ardhur në jetë nga martesa me Nora Istrefin, për të pasur një motër ose vëlla.

    “Kam dy vajza, të madhen në Londer dhe të voglën në Prishtinë. Verën e kaluar janë takuar për herë të parë me njëra-tjetrën. E dyta ka ardhur me martesë, te e para s’kam qenë as në lidhje.

    Shumë rrallë ka ardhur në Shqipëri vajza e madhe dhe më takonte vetëm mua. E mora dhe i thashë do ikim dikund se kjo vdes për motër ose vëlla se i ka bërë 8 vjeçe… dhe e takova e motrën”, është shprehur Robert Berisha.

  • “Nuk quhesh k*rvë me 4 lidhje”/ Bardhi ‘shpërthen’ keq për postimet “bombë” të Sarës

    “Nuk quhesh k*rvë me 4 lidhje”/ Bardhi ‘shpërthen’ keq për postimet “bombë” të Sarës

    Me daljen nga shtëpia e “Big Brother Vip”, Sara Gjordeni vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes dhe çdo postim i saj interpretohet si mesazh, ndaj ndjekësve, banorëve në shtëpi, apo ish-banorëve.

    Në një postim të bërë gjatë ditës së djeshme, ish-banorja ka degraduar në fjalor ndaj mediave që kanë shkruar për të dhe siç shprehet ajo kanë deformuar deklaratat e saj.

    Ajo reagoi e revoltuar edhe për faktin që atë dhe Bardhin e krahasojnë vazhdimisht me Luizin dhe Kiarën, me qëllim që të marrë vëmendje, gjë që sipas saj nuk është e vërtetë.

    Mirëpo pas gjithë zhurmës që bëri në media me postimin e saj, Bardhi sot në një reagim në “Instatsory” pretendon se Instagrami i Sarës është në menaxhim të dikutj tjetër.

    Ai gjithashtu ka bërë thirrje që deri në një njoftim të dytë nga Instagrami i tij, asnjë postim nga llogaria e Sarës mos të merret parasysh nga ndjekësit e saj apo mediat.

    “Hera e parë si Bardhi që e boj një deklaratë mbi një situatë. Ju kisha lut publikut dhe medias me ndalu me lajme palidhje. Sara nuk ka akses në instagramin e saj që prej mbrëmjes së djeshme dhe deklaratave në story. E për këtë ju kisha kërku që deri në një lajmërim të dytë nga llogaria ime, të mos kryqëzohet e t bohet lajm asnjë mesazh, like, koment apo postim nga instagrami i Sarës në: Instagram, Threads, Facebook dhe emili i saj zyrtar: Jeni tu i lëndu të gjitha palët dhe deri në një moment të dytë kërkojmë mirëkuptim”, shkruan ai.

  • “Kam frikë nga ai, të zhvesh me vetëdije”/ Egla ndan shqetësimin e Jetmirit me banorët: Më hoqi jorganin, mund të isha…

    “Kam frikë nga ai, të zhvesh me vetëdije”/ Egla ndan shqetësimin e Jetmirit me banorët: Më hoqi jorganin, mund të isha…

    Egla Ceno ndihet e shqetësuar nga prezenca e Jetmir Salaj në shtëpinë e “Big Brother VIP”, për shkak se disa ditë më parë ai ka hequr jorganin kur aktorja po flinte.

    Teksa mëngjesin e sotëm po bisedonte me Julian Dedën dhe Liam Osmanin, Egla u shpreh se ka shumë frikë nga banori, sepse sipas saj, nga Jetmir çfarë nuk mund të pritet.

    Egla: Më shqetëson jo si banorë në shtëpi.

    Egla: Kam frikë nga ai, nuk di se çfarë mund të bëjë. Nëse ai të zhvesh me vetëdije, ai çfarë nuk mund të bëjë.

    Liami: Çfarë të bëri te jorgani?

    Egla: Isha në krevat dhe ma hoqi jorganin nga koka deri te këmbët.

    Egla: Mund të isha me brekë, në çdo lloj situate. Unë nuk jam shok i tij, nuk jam ushtrie

    Juli: As një mashkulli nuk mund t’i bëhet, se ka femra në dhomë, ka kamera, ti je nën jorgan

    Egla: Edhe mashkullit, nuk dihet në ça situate je

  • Elsa Lila tregon kuptimin e veçantë të emrit të vajzës, lidhet me nënën e saj të ndjerë

    Elsa Lila tregon kuptimin e veçantë të emrit të vajzës, lidhet me nënën e saj të ndjerë

    Fermerët kanë qëndruar në verandë, ku kanë shijuar diellien e mesditës dhe kanë folur për fëmijët.

    Elsa dhe Roberti kanë folur për vajzat e tyre dhe marrëdhënies së ngushtë që ata kanë me fëmijët.

    Në një moment Elsa gjatë bisedës i ka rrëfyer Rigelsës kuptimin e veçantë që ka emri i vajzës së saj.

    Ajo ka thënë se vajza e saj quhet Evita dhe emri i saj ka një kuptim të veçantë. Këngëtarja i ka vendosur vajzës emrin e mamasë së saj, e cila nuk jeton më.

    “E quajnë Evita, ja kam vendosur emrin pas nënës sime që nuk jeton më, atë e kanë pas quajtur Eva”, ka rrëfyer Elsa

  • “Kopjoni Luizin & Kiarën”/ “Shpërthen” Sara Gjordeni: Ajo ka 13 ex-a

    “Kopjoni Luizin & Kiarën”/ “Shpërthen” Sara Gjordeni: Ajo ka 13 ex-a

    Durimi i Sara Gjordenit kaq e pati. Një komentues e “akuzoi” se po përpiqet të kopjojë me Bardhin, çiftin e njohur Kiara-Luiz të cilët gjithashtu e nisën romancën në shtëpinë e “Big Brother Vip 2”

    Sara ka degraduar në ofendime ndaj moderatores, në përgjigjen që i ka dhënë ku shprehet: “Hundën dhe buzët. Unë 3 exa Kiara 13. Ec qarkullo”

    Kjo nuk është hera e parë që Sara përballet me komente të tilla, megjithatë me këtë përgjigje ish-banorja sapo shpalli “luftë” të hapur me moderatoren dhe jemi gjithë sy e veshë për reagimin e kësaj të fundit.