“Do ta shkatërroj”/ Deklarata e fortë e ish-partneres së Meritonit, gazetari i njohur rrëfen bisedën me Ergestën dhe zbulon si qëndron e vërteta: Kohët e fundit ajo ka…

by editor

Advertisements

Gazetari Gerald Qerimi i ftuar këtë mesditë në një emision televiziv me Xhoi Malësia, ka komentuar lojën e banorëve të Big Brother, dhe ngjarjet që kanë tërhequr vëmendjen e publikut.

Ai u ndal te deklarata e bëra nga ish-partnerja e Meritonin, pasi ky i fundit tregoi historinë për të birin që kishte shumë vite pa e takuar.

“Ish-partnerja e tij nuk ka bërë asnjë deklaratë publike në rrjetet sociale. Janë rrjetet sociale që janë hapur në emër të saj duke përdorur emrin e saj. Kohët e fundit ajo ka hedhur vetëm një story ku shkruante se ‘e vërteta do dalë’, por jo ato deklarata që qarkullojnë sot, çarçafët e gjata,që ‘do ta shkatërroj Meritonin’, ato janë të pavërteta. Unë kam pasur komunikim me të për ta ftuar në emision, por nuk ka pranuar dhe nuk ka dashur që të përfshihet, pasi është edhe djali në mes”, u shpreh ai.

Advertisements

You may also like