Category: Showbiz

  • Besi konfirmoi ndarjen, Xhensila bën veprimin e papritur

    Besi konfirmoi ndarjen, Xhensila bën veprimin e papritur

    Bes Kallaku ka konfirmuar në “Ferma VIP” ndarjen nga partnerja e tij prej vitesh, Xhensila Myrtezaj. Ai u tregoi fermerëve se me Xhensilën janë si të huaj dhe se fëmijët po qëndrojnë me të.

    Mirëpo teksa Besi konfirmoi ndarjen, një veprim i Xhensilës ka trazuar rrjetin.

    Në këngën e saj më të fundit, të shumtë kanë qenë komentet ku e mbështesnin Xhensilën për ndarjen nga Besi, teksa një prej tyre shkruan: “Uroj përsëri të jeni bashkë me Besin”, koment i cili është pëlqyer nga Xhensila.

    Ajo konfirmoi gjithashtu se kënga e re i dedikohet Besit.

  • “Vjen era alkool, budalla”/  Degradon debati, Egla bën me shkumë Meritonin dhe e lag me ujë (Video)

    “Vjen era alkool, budalla”/ Degradon debati, Egla bën me shkumë Meritonin dhe e lag me ujë (Video)

    Debatet mes Eglës dhe Meritonit kanë vijuar edhe ditën e sotme. Ndërsa ajo ndodhej në vaskë duke u larë, Meritoni i është afruar dhe kanë nisur të flasin.

    Gjatë bisedës, Egla e ka lagur me ujë dhe i ka hedhur shkumë në kokë dhe në fytyrë. Më pas ai i ka thënë se vjen era alkool dhe se ndoshta për shkak të kësaj sillet në këtë formë.

    Meritoni: Nuk je shembulli që duhet mësuar

    Egla: Ti po flet si fëmijë dhe do trajtohesh si fëmijë

    Meritoni: Po më kërcënon? Çfarë duhet të mësoj nga ty? Pse më kërcënove? Po më lag, je duke më lagur me qëllim….

    Egla: Nuk duhet të rrish këtu, është një vajzë në intimitetin e saj në vaskë… ti je budalla, budallait i hapet rrugë

    Egla: Nuk duhet të më rrish përballë se jam duke u larë

    Meritoni: Mos më prek, se i paske pirë nja tre gota dhe po të vjen era alkool

    Meritoni: Po të vjen era alkool dhe po më shqetëson, ndoshta për shkak të alkoolit sillesh kështu?

  • Paqe mes Romeos dhe Heidit? Puthje dhe përqafime mes dyshes

    Paqe mes Romeos dhe Heidit? Puthje dhe përqafime mes dyshes

    Gjatë spektaklit të kaluar, Romeo u përball me kritika të ashpra nga opinionistët e BBV, Arbri dhe Ori, të cilët e konsideruan që po bëj lojën e viktimizimit në lidhje me marrëdhënien e tij me Heidin.

    Mesa duket, Romeo i ka marrë parasysh këshillat dhe që prej mbrëmjes së kaluar, ai është shfaqur shumë i afërt me Heidin.

    Teksa kanë qenë vetëm në oborr, Heidi është parë e ulur në prehërin e Romeos, duke shkëmbyer përqafime dhe duke përkëdhelur njëri-tjetrin.

    Pavarëisht se janë shfaqur shumë të afërt, dyshja nuk ka shkëmbyer puthje në buzë me njëri-tjetrin, duke lënë ende në pikëpyetje nëse janë rikthyer përfundimisht apo jo.

    Ndërkohë që Erjola kalon aty pranë dhe i pyet nëse janë pajtuar, Heidi dhe Romeeo janë përgjigjur se përgjigjur se “jo, nuk jemi pajtuar”.

  • Video/ Ilnisa rrëzohet keq në kuzhinën e Big Brother: Më morën mësysh

    Video/ Ilnisa rrëzohet keq në kuzhinën e Big Brother: Më morën mësysh

    Ilnisa ka pësuar një incident sot në shtëpinë e Bug Brother. Ajo është rrëzuar aksidentalisht në ambientet e kuzhinës teksa ka qenë duke u drejtuar tavolinës së ngrënies, aty ku ndodhej dhe Meritoni.

    Ilnisa ka rrëshqitur dhe është munduar që ta kalojë situatën me humor dhe po të njëjtën gjë ka bërë dhe partneri i saj, Meritoni.

    https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=b6cabb9a-d81a-4e45-b89f-0f00790f3849

  • Dhurata e të shtunës në shtëpinë e “BBV3”, një banor i ri, i cili mund të jetë kushdo nga ju

    Dhurata e të shtunës në shtëpinë e “BBV3”, një banor i ri, i cili mund të jetë kushdo nga ju

    Prej kohësh, në faqen zyrtare të “Big Brother VIP”, në rrjetet sociale është bërë e ditur për një ‘Giveaway’ që do të realizohet së shpejti.

    Ndërsa pak minuta më parë është bërë e ditur se ky ‘Big Giveaway’ do të realizohet të shtunën.

    Gjithashtu u zbulua edhe dhurata e parë e të shtunës— një banor i ri, i cili mund të jetë kushdo nga ju. Po po, një prej jush do të mund të bëhet pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP” si banor.

    Duket se “BBV” po ndjek rrugët e sezonit të fundit të “Grande Fratello”, ku një pjesë e konkurrentëve ishin personazhe VIP, ndërsa pjesa tjetër personazhe të panjohur për publikun.

  • Pas gjithë bujës në rrjet, ja çfarë thotë Klea Huta për Romeon

    Pas gjithë bujës në rrjet, ja çfarë thotë Klea Huta për Romeon

    Klea Huta dhe Elgit Doda janë një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar.

    Ata e kanë bërë zyrtare lidhjen e tyre në publik në vitin 2018, edhe pse në media përflitej që në vitin 2017 për një romancë të mundshme mes moderatores dhe këngëtarit.

    Një deklaratë e Meritonit në BBV3 kundrejt Romeos, sikur ai ka ngacmuar gratë e shokëve është bërë virale në rrjet, duke bërë që të vërshojnë edhe thashethemet.

    Mesa duket Klea ka vendosur të reagojë pas këtyre pretendimeve, duke treguar se Romeo është për të si një vëlla.

    “Ne të duam vëlla. Mos ndalo”, ka shkruar ajo.

    Edhe më herët, kur është përfolur për një lidhje mes Romeos dhe saj, Klea ka reaguar në të njëjtën mënyrë, duke kujtuar lidhjen e saj me Elgitin, mesa duket duke u mbyllur gojën thashethemeve të kota.

  • “Do pimë kafen e mëngjesit bashkë”/ Heidi i përmend babain e saj, si reagoi Romeo

    “Do pimë kafen e mëngjesit bashkë”/ Heidi i përmend babain e saj, si reagoi Romeo

    Heidi ka folur për babain e saj, duke përmendur se ai mund të vijë ta takojë

    Heidi dhe Romeo duket se pas spektaklit të djeshëm i kanë zgjidhur mosmarrëveshjet dhe janë parë më të afërt.

    Teksa kanë qenë duke biseduar me Eglën, Heidi ka folur për babain e saj, duke përmendur se ai mund të vijë ta takojë brenda shtëpisë së “Big Brother”. Ajo ngacmoi dhe Romeon, duke thënë se nëse do të hynte si konkurent, do flinte pranë tij.

    Heidi: Babi im është njësh. Do vij këtu. Do kënaqemi shumë.

    Egla: Le ta lënë si konkurent.

    Heidi: Nuk rri ashtu ai. Ka punë, nuk është tipi që… Mund edhe t’i pëlqejë loja, nuk e di. Të flejë afër Romeos

    Romeo: Po mirë është, do e kishim pirë kafen e mëngjesit bashkë.

  • “Krisja nisi kur ish-burri…”, Ledjona i përgjigjet ish- bashkëshortit: Vajza vendos vetë, e kam ndjekur me psikolog

    “Krisja nisi kur ish-burri…”, Ledjona i përgjigjet ish- bashkëshortit: Vajza vendos vetë, e kam ndjekur me psikolog

    E ftuar ditën e sotme në “Shqipëria Live”, ka qenë e eliminuara e mbrëmjes së djeshme nga shtëpia më e njohur në Shqipëri, “Big Brother VIP3″, Ledjona Xheladinaj.

    Ledjona ka sqaruar dhe komentuar disa nga deklaratat që ish-bashkëshorti i saj bëri për të dhe vajzën e mitur.

    “Unë nuk mund të ndikoj dhe t’i them vajzës që duhet të dojë dhe pranojë babain e saj. Fëmija vendos vetë. Ne të dy jemi njohur në moshë shumë të vogël. Jemi ndarë me marrëveshje, u rritëm, u arsimuam dhe secili kishte drejtime të ndryshme.

    Vajza është në lidhje me babain e saj dhe me gjyshërit, të cilët nëse më ndjekin unë i përshënders.

    Janë disa gjëra që unë nuk dua t’i diskutoj për shkak të vajzës duke qënë se është në moshë delikate.

    Krisja ka nisur kur ish-burri ka nisur një bashkëjetesë me dikë tjetër. Ai e ka ndryshuar marrëdhënien me vajzën duke e larguar, kjo bëri që ajo të mbante inat ndaj të atit.

    Unë gjithmonë i kam folur por nuk e detyroja dot.

    Unë jam detyruar që ta ndjek dhe me psikolog për shkak të rëndesës psikologjike, kjo ka qenë dhe arsyeja që unë jam larguar nga Korça dhe kam ardhur në Tiranë.

    Nuk e besoj që kërcënimet i kanë ardhur prej meje, unë kam dy prindër të moshur, vetë kam qenë e mbyllur aty”, tha Ledjona.

  • “Romeo është ‘playboy’…”/ Ish-banori i BBV analizon lojën dhe zbulon se kë shikon në finalen

    “Romeo është ‘playboy’…”/ Ish-banori i BBV analizon lojën dhe zbulon se kë shikon në finalen

    Të ftuar në emisionin “Big Brother Radio” kanë qenë artisti i njohur, G-Bani dhe ish-banori Gabriele Mezini për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e tyre për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.

    Nëse G-Bani do të ishte banor në BBV çfarë do të kishte bërë më shumë?

    Besoj se do të isha vetja ime por nuk do të isha kaq agresiv.

    Cili mendon G-Bani se është banori më agresiv aty deri më tani?

    Agresiv janë të gjithë por Juli po vallëzon jashtë valles, Romeo është agresiv po i jepet me gjithë shpirt dhe ka një kauzë aty brenda. Është i sinqertë në lojën e tij agresive. Romeo është Luizi i sivjetshëm.

    Kurse përballë Julit është sjellja më antipatike që mund të prisja, duke qenë se është edhe shkodran prisja që ta përballonte pak me humor. Ta përballonte më ndryshe.

    Artisti i njohur tregoi se ai dëshiron të shikojë në finalen e BBV, Romeon, Meritonin, Heidin dhe Eglën. Sa i përket lidhjes së Romeos me Heidin ai shtoi se:

    G-Bani: Besoj Romeon, nuk e di dhe nuk e njoh Heidin. Romeo është dhënë me gjithë shpirt. Nuk them se është dashuria e jetës së Romeos sepse ndoshta del që pas dy javësh ka ndjenja për dikë tjetër. Nuk po them këtë sepse e di që është ‘playboy’.

    Elona: Ti thua që Romeo është ‘playboy’?

    G-Bani: Romeo është super ‘playboy’, të dy vëllezërit. Është gjë e ditur.

  • “Nuk të kap me zor mos ki frikë”/ Liami ngacmohet me Erjolën: Kështu je gjithandej, kaq provokuese?

    “Nuk të kap me zor mos ki frikë”/ Liami ngacmohet me Erjolën: Kështu je gjithandej, kaq provokuese?

    ‘Vëllai i Madh iu ka organizuar banorëve ditën e sotme një lojë, teksa vajzat e shtëpisë kanë ‘ndërruar’ rolin me djemtë.

    Teksa për banorët janë futur brenda shtëpisë së ‘Big Brother vip’ makina luksoze, vajzat kanë mbajtur rolin e shoferes dhe kanë ngacmuar djemtë.

    Një nga bisedat më pikante ishte ajo mes Erjolës dhe Liamit.

    Erjola: Të keqen e syrit dhe të mjekrës ty mor Zot. Hajde hipim, të pëlqen kështu me muzikë

    Liami: Hajde se më pëlqen ta bëj një xhiro. Ka kamera këtu brenda?

    Erjola: Nuk të kap me zor, mua nuk më ka ndodhur të ngacmoj njeri po tyy… nuk e di dmth

    Liami: Po kështu je gjithandej, kaq provokuese, penetrante?

    Liami: Mos është nga efekti i makinës

    Erjola: Jo unë gjithmonë me këtë makinë lëviz, po kur të pash ty