Dhurata e të shtunës në shtëpinë e “BBV3”, një banor i ri, i cili mund të jetë kushdo nga ju

by editor

Prej kohësh, në faqen zyrtare të “Big Brother VIP”, në rrjetet sociale është bërë e ditur për një ‘Giveaway’ që do të realizohet së shpejti.

Ndërsa pak minuta më parë është bërë e ditur se ky ‘Big Giveaway’ do të realizohet të shtunën.

Gjithashtu u zbulua edhe dhurata e parë e të shtunës— një banor i ri, i cili mund të jetë kushdo nga ju. Po po, një prej jush do të mund të bëhet pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP” si banor.

Duket se “BBV” po ndjek rrugët e sezonit të fundit të “Grande Fratello”, ku një pjesë e konkurrentëve ishin personazhe VIP, ndërsa pjesa tjetër personazhe të panjohur për publikun.

You may also like