Category: Showbiz

  • Prapaskenat e sherrit me menaxherin e këngëtarit dhe planet e Sara Gjordenit e Bardhit për t’u martuar

    Prapaskenat e sherrit me menaxherin e këngëtarit dhe planet e Sara Gjordenit e Bardhit për t’u martuar

    Pasi përfundoi eksperiencën e tij në “Big Brother”, reperi nga Kumanova, Bardhi, një tjetër “reality” përjetoi jashtë shtëpisë së famshme. Këtë herë protagonist ishin pikërisht partnerja e tij, Sara si dhe menaxheri, Jetmiri.

    Ishte pikërisht ky i fundit, që kundërshtoi edhe publikisht lidhjen me modelen, çfarë solli edhe përplasjet e forta. Përplasje që kanë marrë fund pikërisht me prishjen e kontratës mes tyre. Por, duket se prishja e kontratës mund t’i kushtojë Bardhit jo vetëm disa aktivitete, por edhe një shumë parash. Kjo për faktin se ishte pikërisht ai që zgjodhi ta prishë këtë marrëveshje, duke marrë mbrapsht edhe “Instagram”- in e tij, që deri para pak ditësh menaxhohej nga Jetmiri.
    Burime pranë djemve kanë bërë me dije se si Bardhi dhe Jetmiri kanë preferuar që këtë situatë ta zgjidhin mes njëritjetrit, duke mos përfshirë të tjerët. Pas bisedimeve që patën të dy, Bardhi ka folur edhe publikisht për atë çfarë ndodhi me menaxherin e tij. Siç e pranoi dhe vetë, pas daljes nga shtëpia e “Big Brother”, Bardhi ka ndërprerë marrëdhënien e tij me menaxherin, Jetmir Agaj. Kjo për shkak të përplasjeve që ky i fundit ka pasur me Sarën, dhe për mospëlqimin e lidhjes mes dy të rinjve brenda shtëpisë. Bardhi tha se edhe profili në “Instagram” nuk menaxhohej më prej tij, ndërsa edhe Jetmiri nuk ka mbetur pas me lëvizjet që ka bërë.

    Ai ka fshirë çdo foto në “Instagram”-in e tij, përfshirë dhe ato që kishte me Bardhin, duke përforcuar kështu zërat se shkëputja e marrëdhënies së bashkëpunimit mes tyre është përfundimtare. Pasi ka marrë rrjetin social, në postimin e parë, Bardhi i ka bërë një dedikim romantik partneres së tij dhe shkruan: “E ti Sara Gjordeni, je arsyeja pse marr frymë”. Ndërsa iu është drejtuar edhe ndjekësve të tij duke i kërkuar ndjesë për shkëputjen nga “Instagram”.

    Çifti i cili u njohën dhe dashuruan në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Bardhi Idrizi dhe Sara Gjordeni së fundmi kanë qenë të ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, ku kanë zbuluar më shumë rreth jetës së tyre personale.

    “A do të ketë dasmë brenda këtij viti?”, ishte një ndër pyetjet që iu drejtua çiftit, ndërsa Bardhi u shpreh: “Nuk është se nuk e kemi menduar. E kemi menduar, por nuk e dimë kur.”
    Në lidhje me këtë çështje foli edhe ish-misi, duke thënë se ata do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre me një dasmë në kohën e duhur. “Definitivisht do ta kemi një dasmë, por se kur, kemi lenë gjërat në radhë…”, tregoi Sara. Nga ana tjetër, çifti treguan se dëshirojnë të sjellin në jetë 4 fëmijë, 2 goca dhe 2 çuna. Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”, ku u njohën dhe u dashuruan me njëri-tjetrin, çifti kanë vazhduar romancën e tyre, madje në rrjet u përfol se ata tashmë kanë nisur të bashkëjetojnë së bashku. Mirëpo mesa duket, Bardhi po e mban fjalën e dhënë në “BBVIP”, që Sara do jetë nëna e fëmijëve të tij, pasi së fundmi ai është takuar me vëllain e modeles.

    “Mu bë vëllai shok me burrin, direkt miq. Çfarë po ndodh?”, ka shkruar modelja krahas fotos me Bardhin dhe vëllain e saj. Kujtojmë që Sara pas daljes nga “BBVIP” ka takuar edhe nënën e këngëtarit, e cila ishte në një gjendje jo të mirë shëndetësore. Pas daljes së artistit nga shtëpia e “Big Brother VIP”, të shumta ishin aludimet e publikut se çifti janë ndarë, mirëpo ish-banorja ua ka vënë kapakun njëherë e mirë. Ajo ka postuar në “InstaStory” një foto me Bardhin nga shtëpia, duke treguar se janë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.

    “Ju duam”, ka shkruar ajo krahas fotos. Ish-banori mori vendimin që të lërë në mes garën për të fituar çmimin e madh pas vizitës së të vëllait, i cili i tregoi atij se nëna e tyre është në gjëndje të rëndë shëndetësore. Fillimisht, në rrjet qarkulluan lajme se nëna e tij nuk është sëmurë por e gjitha ishte gënjeshtër, ndërsa ishte vetë Bardhi ai që postoi një foto të nënës së tij duke marrë mjekim në spital.

    Në një moment fansat dhe mediat kanë parë që Bardhi ia ka kthyer “follow” Sarës dhe më pas ëshë penduar dhe e ka hequr. Ky veprim vetëm sa i ka hedhur bezinë zjarrit dhe situata mes tyre vazhdon të jetë e paqartë. Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Sara Gjordeni, ka trazuar rrjetin me një mesazh kërcënues ndaj menaxherit të të dashurit të saj Bardhi, me pretendimet se ai po mundohet t’i ndajë.
    Më anë të një postimi në “InstaStory”, Sara ka paralajmëruar Jetmir Agajin se nëse ai e sulmon edhe njëherë, ajo do t’i shkatërrojë figurën. “Edhe një ‘story’ sulm ndaj meje e do të ta shkatërroj figurën dhe planet e tua me vetëm 1 postim, e do kesh gjithë shqiptarinë kundër”, shkuan Sara. Ndër të tjera ish-banorja i drejtohet duke i thënë “nuk arrite të na ndash, boll kërkove vëmendje me zor”.

    Por, duket se ish-banorja është penduar për reagimin e saj, pasi disa inuta pasi e kishte postuar mesazhin e saj, zgjodhi ta fshinte nga profili i saj. “Po duroj dhe po hesht vetëm per hatër të Bardhit. Nuk të kam asnjë borxh! Po mbaj në kurriz ofendime nga publiku pa të drejtë prej heshtjes, po dije që prapë për hatër të Bardhit! Edhe një ‘story’ sulm ndaj meje e do të ta shkatërroj figurën dhe planet e tua me vetëm 1 postim, e do kesh gjithë shqiptarinë kundër! ‘Give up bro’, nuk arrite te na ndash, ‘its stronger than you’. Boll kërkove vëmendje me zor. Me dashuri: Sara Nikol Idrizi”.

    Ky reagim i Sarës erdhi pas një postimi që kishte bërë më herët Jetmiri, i cili teksa kishte ndarë pamje të Bardhit nga spitali me nënën e tij, e cila ishte edhe arsyeja pse ai ndërpreu garën e BBV për shkak të gjendjes së saj të rënduar shëndetësore, ku shkruante: “Famën ky e ka marr me punë me kungë me sjellje, jo me skandale, po ju premtoj qe kush mundohet me përdor ksi situata, kam me ja dhan Famën po për tkeq”.

  • 17 vite të pandarë! Në përvjetorin e njohjes, Alban Skënderaj emocionon me dedikimin e ëmbël për bashkëshorten e tij(Foto)

    17 vite të pandarë! Në përvjetorin e njohjes, Alban Skënderaj emocionon me dedikimin e ëmbël për bashkëshorten e tij(Foto)

    Ndër çiftet më të pëlqyer në publik janë padyshim këngëtarët Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, të cilët jo pak herë dashurinë ndaj njëri-tjetrit e shprehin në sy të t1% gjithëve nëpërmjet rrjeteve sociale.

    Ditën e sotme këngëtari i njohur ka bërë një dedikim të ëmbël për bashkëshorten e tij përmes një postimi në profilin e tij në Instagram, duke shkruar fjalët më të ëmbla për të, në 17-vjetorin e njohjes së tyre.

    “17 vite sot nga dita që u njohëm! Muza ime e përjetshme“, ka shkruar Albani bashkangjitur postimit të tij.

    Kujtojmë që Albani dhe Miriami kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në vitin 2019-të, pas 12 vitesh bashkë.

    Ceremonia u mbajt në Maldive, pranë vendit ku Albani i propozi Miriamit nën ujë. Ishte zhytja e tyre e parë në Oqeanin Indian dhe Miriami, qartazi, iu përgjigj me “po.”

    Albani dhe Miriam janë prindër të dy fëmijëve, Ameli dhe Duam.

  • Bes Kallaku zbulon rolin që do të ketë në “Ferma Vip”: Do të jem më ‘i urryeri’ pasi…

    Bes Kallaku zbulon rolin që do të ketë në “Ferma Vip”: Do të jem më ‘i urryeri’ pasi…

    Aktori i njohur, Bes Kallaku ka shpjeguar misionin e tij në “Ferma Vip”. Me nota humori, ai theksoi se do të jetë më i urryeri nga fermerët, pasi do t’i organizojë ato në punët e përditshme të fermës.

    “Unë do jem ai që do i zgjoj, unë do jem ai që do i torturoj, unë do jem ai që do i fus të punojnë, unë do jem ai që do i fus me kosit, që do i mësoj si të mjelin lopën, sepse këto janë eksperienca që unë i kam kaluar në jetë”, shpjegoi ai.

    Fshati, siç ai thekson, është habitati i tij, ndaj në këtë format e gjen veten më mirë se kudo.

    “Unë jam në habitatin tim duke qenë se deri në moshën 20-vjeçare kam jetuar me gjyshërit e mi në fshat, në Bubq, atëherë unë jam në habitatin tim. Personi që dua të falenderoj në çmendurinë e saj është Olta Dulaku sepse një person i çmendur si ajo mund të krijonte një Bubq në periferi të Tiranës. Dua të falenderoj Oltën sepse pati një sfidë jashtëzakonisht shumë të madhe pati sfidën për të gjetur kryekatunarin më të famshëm në Shqipëri që jam unë”, theksoi ai.

    Çizmet, sipas Besit, janë ogur i mbarë i karrierës, të cilat do e shoqërojnë edhe në këtë format.

    “Oguri i mirë i të gjithë karrierës time artistike në daljen time televizive kanë qenë çizmet dhe unë e nis rrugëtimin tim në Vizion Plus e “Ferma Vip”, po prapë me çizme”, tha ai.

    Megjithatë, sfidat e këtij formati do të përcaktohen nga agai.

  • “Puçi-puçi poshtë jorganit, ule kokën…”/ Lediona e thumboi, Ilnisa Agolli e “fton” t’i bashkohet në krevat me Meriton Mjekiqin: Do të vish edhe ti! ‘Shpërthen’ gazetarja: O ordinere…

    “Puçi-puçi poshtë jorganit, ule kokën…”/ Lediona e thumboi, Ilnisa Agolli e “fton” t’i bashkohet në krevat me Meriton Mjekiqin: Do të vish edhe ti! ‘Shpërthen’ gazetarja: O ordinere…

    Dy banoret e Big Brother Vip, Lediona Xheladinaj dhe Ilnisa Agolli janë përfshirë në një sherr mes tyre në dhomën e gjumit, ku kanë shpërthyer në ofendime ndaj njëra-tjetrës.

    Dy gazetaret kanë thumbuar dhe ironizuar njëra-tjetrën, ndersa Lediona Xheladinaj ka akuzuar Ilnisa Agollin se di të bëjë vetëm “puçi-puçi poshtë jorganit”, duke ilu drejtuar “o injorante, o lepurush i vogël, ule kokën atë bëj, trego veten”.

    Ndërsa Ilnisa Agolli e ka ftuar t’i bashkohet në krevat me Meritonin, duke iu drejtuar “do të vish edhe ti, ka vend”. Por ky koment i saj ka irrituar Ledionën e cila iu kundërpërgjigj duke i thënë “o ordinere, nuk jam mësuar si ty”.

    Pjesë nga sherri:

    Ledjona: Puçi-puçi poshtë jorganit, ule kokën atë bëj! Trego për veten

    Ilnisa: Është me fat, nuk është me inat

    Ledjona: O injorante, o injorante! Lepurush i vogë, ule kokën aty dhe shtrihuni

    Ilnisa: Do të vish edhe ti, ka vend edhe për ty?

    Ledjona: Nuk jam mësuar si ty unë, o ordinere. Në rregull, sa kam ardhur këtu jam vetëm. Mos ma trego mua atë do të vish këtu, ndoshta t’i je mësuar, por unë jo. Hajde fute kokën aty

    Ilnisa: Femra që i thotë femrës ordinere

    Ledjona: Ti flet për femrat? O njeri i ulët

    Ilnisa: E di sa gjëra di të të therm une ty

  • Harron që është live, Robert Berisha i pakënaqur nga Ferma Vip: As nuk na treguan ku të ikim, organizimi është…

    Harron që është live, Robert Berisha i pakënaqur nga Ferma Vip: As nuk na treguan ku të ikim, organizimi është…

    Ferma Vip startoi sot me punatën e parë live, në moderimin e Fjoralba Ponarit dhe Bes Kallakut.

    Një program i këtij lloji vjen për herë të parë në Shqipëri, ndaj dhe problemet e vogla nuk munguan.

    Përpos problemeve teknike me audion, edhe organizimi kishte disa mangësi të cilat u vunë në pah nga publiku, por edhe nga vetë konkurrentët.

    Robert Berisha, duke mos e ditur se ishte në transmetim, po i tregonte konkurrentes tjetër Rigelsa Cybi pakënaqësitë e tij në lidhje me programin.

    “As nuk na treguan ku të ikim, as ç’a të bëjmë. Organizimi është…”– u shpreh Roberti, ndërsa më pas u ndërpre nga moderatorja.

  • Fillon “Ferma Vip”, Bes Kallaku shpjegon rolin që do të ketë: Unë do jem ai që do i fus të gjithë të punojnë

    Fillon “Ferma Vip”, Bes Kallaku shpjegon rolin që do të ketë: Unë do jem ai që do i fus të gjithë të punojnë

    Aktori i njohur, Bes Kallaku ka shpjeguar misionin e tij në “Ferma Vip”. Me nota humori, ai theksoi se do të jetë më i urryeri nga fermerët, pasi do t’i organizojë ato në punët e përditshme të fermës.

    “Unë do jem ai që do i zgjoj, unë do jem ai që do i torturoj, unë do jem ai që do i fus të punojnë, unë do jem ai që do i fus me kosit, që do i mësoj si të mjelin lopën, sepse këto janë eksperienca që unë i kam kaluar në jetë”, shpjegoi ai.

    Fshati, siç ai thekson, është habitati i tij, ndaj në këtë format e gjen veten më mirë se kudo.

    “Unë jam në habitatin tim duke qenë se deri në moshën 20-vjeçare kam jetuar me gjyshërit e mi në fshat, në Bubq, atëherë unë jam në habitatin tim. Personi që dua të falenderoj në çmendurinë e saj është Olta Dulaku sepse një person i çmendur si ajo mund të krijonte një Bubq në periferi të Tiranës. Dua të falenderoj Oltën sepse pati një sfidë jashtëzakonisht shumë të madhe pati sfidën për të gjetur kryekatunarin më të famshëm në Shqipëri që jam unë”, theksoi ai.

    Çizmet, sipas Besit, janë ogur i mbarë i karrierës, të cilat do e shoqërojnë edhe në këtë format.

    “Oguri i mirë i të gjithë karrierës time artistike në daljen time televizive kanë qenë çizmet dhe unë e nis rrugëtimin tim në Vizion Plus e “Ferma Vip”, po prapë me çizme”, tha ai.

    Megjithatë, sfidat e këtij formati do të përcaktohen nga agai.

  • E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë këngëtari i njohur shqiptar (Emri+Foto)

    E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë këngëtari i njohur shqiptar (Emri+Foto)

    Këngëtari i dhjetëra roleve në Teatrin e Operas dhe Baletit, Gjergj Sujoti është ndarë nga jeta ditën e sotme.

    Lajmi për ndarjen nga jeta të këngëtarit të Korit Lirat, dhe ansamblit “Skenderbeu” të serenatave korçare është bërë i ditur pak minuta më parë teatri i Korçës”Andon Zako Çajupi.

    Sujoti ka qënë aktiv në disa aktivitete të tjera muzikore si koncerte, recitale, anketa brenda dhe jashtë vendit. Është aktivizuar me Ansamblin Popullor duke zhvilluar disa koncerte në Finlandë, Danimarkë, Suedi, Greqi, Turqi, Itali etj.

    Gjatë vitit 1995 ka marrë pjesë me trupën e operas “Toska” në një Festival Ballkanik në Greqi dhe më pas në Itali me operën “Rigoleto” ku është dalluar me çmimin e parë. Në vitin 1999 kthehet atje ku e filloi në “Spektaklin e serenatës” në qytetin e Korçës me një këngë të kantautorit Avni Mula. Kënga “Serenata Korçare, mandolinë e kitarë” e kantautorit Avni Mula u interpretua nga të dy.

  • “Duke fjetur i nxjerr njerëzit jashtë”/ Vesa ‘thumbon’ keq Heidin: Loja përpara…

    “Duke fjetur i nxjerr njerëzit jashtë”/ Vesa ‘thumbon’ keq Heidin: Loja përpara…

    Heidi dhe Vesa, që prej ‘Prime-t’ të fundit dhe deri më sot nuk kanë patur një marrëdhënie të mirë mes njëra-tjetrës.

    Kjo pasi Heidi u bë ‘shkakëtare’, pasi nxorri në nominim Vesën së bashku me Fraçeskën dhe Rozën.

    Kjo gjë e ka zhgënjyer shumë Vesën, ku mbrëmjen e sotme është përfshirë në një debat me Heidin ku gjithashtu e ka ironizuar duke i thënë se duke qeshur, Heidi ja përmbledh të tjerëve.

    ‘Të ka verbuar loja. Loja përpara ndjenjave. Në çdo aspekt. Shoqëri…’- është shprehur Heidi.

  • Princesha Kate Middleton bën rrëfimin tronditës: Jam e sëmurë me kancer dhe po bëj kimioterapi

    Princesha Kate Middleton bën rrëfimin tronditës: Jam e sëmurë me kancer dhe po bëj kimioterapi

    Princesha e Uellsit, Kate, vuan nga kanceri dhe aktualisht po i nënshtrohet kimioterapisë. Njoftimi është bërë në një video nga vetë Kate.

    “Dy muaj tepër të vështirë”, i ka konsideruar Kate Middleton trajtimet e nisura së fundmi.

    “Jam mirë dhe po forcohem çdo ditë e më shumë”, u shpreh ajo.

    Kanceri u zbulua nga testet e kryera pas operacionit të saj në zonën abdominale.

    “Operacioni shkoi me sukses. Gjithsesi, testet për operacionin zbuluar se kanceri ka qenë prezent. Ekipi im mjekësor më këshilloi që të bëja disa kimioterapi preventative dhe tani jam në fazat e hershme të trajtimit”, tha ajo.

    “Sigurisht, kjo ishte shokuese dhe William dhe unë po bëjmë gjithçka që të procesojmë dhe menaxhojmë këtë çështje private për hir të fëmijëve”, tha Kate, 42 vjeç.

    “Siç mund ta imagjinoni, kjo ka marrë kohë. Më ka marrë kohë për t’u rikuperuar nga operacioni im, në mënyrë që të nis me trajtimin”, shtoi ajo.

    Ajo kërkoi më shumë privatësi për familjen e saj në këtë moment. Çifti mbretëror pritet që të mos angazhohet në detyrat e tyre mbretërore për disa kohë.

    Princesha dha edhe një mesazh për njerëzit që janë diagnostikuar me kancer: “Për të gjithë ata që po përballen me këtë sëmundje, në çdo lloj forme që të jetë, ju lutem mos e humbisni shpresën dhe as besimin. Nuk jeni vetëm.”

    Pallati Kensington nuk ka dhënë detaje se për çfarë kanceri bëhet fjalë, por e siguron publikun se Princesha do të shërohet tërësisht.

  • “Kishte shumë erotizëm dhe s*ks…”, Olsa Muhameti flet hapur: Ja çfarë takimi ka censuruar në ‘Për’puthen’

    “Kishte shumë erotizëm dhe s*ks…”, Olsa Muhameti flet hapur: Ja çfarë takimi ka censuruar në ‘Për’puthen’

    E ftuar sot në emisionin “S’e Kam me Ty” ka qenë autorja e programit “Për’Puthen” Olsa Muhameti. Ajo ka rrëfyer dhe ka zbuluar shumë detaje ekskluzive jo vetëm nga jeta e saj personale por edhe nga karriera.

    Olsa Muhameti tregoi se si ka nisur rrugëtimi i saj në media dhe u shpreh se nuk ka qenë aspak e lehtë për të dhe këshilla e vetme që do t’i jepte dikujt që mendon t’i futet botës së televizionit është:

    “Në këtë pikë ndoshta dikujt që do të hyjë në televizion do t’i thoja mendoje dy herë. Unë jam në një pikë që them a ia vlen të vazhdoj të luftoj për të qëndruar në televizion apo thjesht ta lë dhe të vazhdoj jetën time diku duke bërë diçka tjetër që mund ta kem pasion apo dëshirë. Prandaj them se duhet të kesh shumë këllqe që të bësh televizion dhe ta bësh gjatë”.

    Kur kthehet pas në kohë Olsa a mendon se ka gabuar në diçka apo ka menduar se do ta bënte ndryshe mbase?

    “Nuk besoj se është mungesë modestie të them që nuk do të kisha ndryshuar asgjë nga gjërat që kam bërë. Kur i bëj gjërat i mendoj disa herë. Madje pas një jave për herë të parë kam censuruar në “Për’Puthen” diçka dhe i thashë protagonistëve më keni sfiduar karrierën”.

    Më tej shtoi se:

    “Javën që vjen kam censuruar një takim në “Për’Puthen”, kjo ndodh për herë të parë. Kishte shumë erotizëm dhe seks brenda dhe aty thashë se ndoshta jam rritur shumë në moshë ose vërtet ajo nuk duhet të transmetohet sepse tejkalonte etikën e orarit të transmetimit të “Për’Puthen”.