Category: Showbiz

  • “Nuk mu duk aspak tendencioze, ajo tha një realitet të hidhur…”/Psikologia e njohur analizon me detaje situatën e Eglës: Nëse do të kishte qënë një vajzë e re nuk do të kishte guxuar

    “Nuk mu duk aspak tendencioze, ajo tha një realitet të hidhur…”/Psikologia e njohur analizon me detaje situatën e Eglës: Nëse do të kishte qënë një vajzë e re nuk do të kishte guxuar

    Sot e ftuar në një emision televiziv ka qenë psikologia e njohur Aleksandra Puçi. Ajo ka analizuar me detaje çështjet delikate si ngacmimet seksuale në punë duke marrë shkas edhe nga spektakli i kësaj të marte në Big Brother VIP, i cili nisi me mesazhe shumë të forta, teksa vajzat e shtëpisë kanë ndarë histori që prekin shumë gra.

    Roza, Julia dhe Egla treguan se kanë qenë viktima të ngacmimeve seksuale duke treguar se i ndanë këto histori, si mesazh për të gjitha vajzat që kanë përjetuar të njëjtën gjë. Për psikologen Aleksandra si i sheh ajo këto deklaratat e vajzave që sollën në vëmendje një fenomen kaq shqetësues dhe a duhet denoncuar?

    Ndërsa kemi një avancim për rastet e dhunës sepse janë më të dukshme dhe më të evidentueshme nga policia prapë nuk mund të them të njëjtën gjë për rastet e ngacmimit seksual. Ndonëse është tek Kodi i Punës ngelet kush do të provojë çfarë? Sepse ndonjëherë kjo ndodh mes meje dhe teje dhe nuk ka dëshmitar, është fjala ime kundrejt tjetrit dhe ti nuk ke si e provon.

    Sa i përket rastit të Eglës, psikologia tha se:

    Ajo ka bërë veprimin e duhur, të paktën i referohem të thënave, ndoshta zonja tani ka një farë maturie dhe pjekurie që ka sigurinë për ta ndarë me të tjerët. Nuk mund të thuash të njëjtën gjë nëse do të kishte qenë në moshë më të re. Nëse do të kishte qënë një vajzë e re do të kishte guxuar? Jo. Të siguroj që jo.

    Quhet ngacmim edhe kur ti nuk merr guximin të thuash jo.

    Deklarata e bërë nga aktorja Egla Ceno brenda shtëpisë se ka qenë viktimë e ngacmimit seksual teksa kërkonte punë ka ngjallur regime të forta. Egla akuzonte Saimir Kodrën se e kishte ngacmuar. Gjatë spektaklit, ajo është shprehur se mban përgjegjësi të plotë për ato që ka thënë dhe sipas saj, do gjejë një mënyrë për të provuar akuzat e saj, duke mirëpritur edhe përballjen në Gjykatë.

    Së pari ishte një rrëfim i saj sikundërse bëjmë ne gratë me njëra-tjetrën për episode të ndryshme jetësore që na kanë ndodhur por nëse do ta kishte bërë në një kafe dhe pa kamera nuk do të ishte marrë vesh kurrë. Personalisht mendoj që nuk e ka bërë në mënyrë të qëllimshme për t’i shkaktuar dëm palës tjetër. Nuk mu duk aspak tendencioze, ajo tha një realitet të hidhur që ekziston. Ka shumë të tillë. Nuk më pëlqeu ajo që ndoshta ai do të mbrojë imazhin dhe reputacionin e tij. Ndoshta është një reagim normal i një njeriu që cënohet sepse është figurë mediatike.

    Ndonjëherë ne i bëjmë këto akuza sepse e dimë që pas 25 vitesh nuk ka çfarë të provohet. Më falni kush mund ta provojë diçka që ka ndodhur para 25 vitesh? Të dy humbasin.

  • “Femër e nivelit të ulët”, Erjola Doçi shpërthen keq ndaj Ilnisa Agollit: Shko ekspozohu k… (Video)

    “Femër e nivelit të ulët”, Erjola Doçi shpërthen keq ndaj Ilnisa Agollit: Shko ekspozohu k… (Video)

    Erjola Doçi dhe Ilnisa Agolli kanë debatuar ashpër me njëra-tjetrën në shtëpinë e “BBVIP”, ku shkak janë bërë …tangat.

    Mbrëmjen e djeshme teksa po futej në pishinë me bikini, gazetarja i ka thënë banores se ka veshur tanga.

    Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Erjolës e cila ditën e sotme ka pasur një debat me Ilnisën.

    Pjesë nga debati:

    Erjola: Çfarë flas unë me shoqet e mia ti s’ke pse ndërhyn. Ekspozimet e mia në pishinë shko dhe bëji çdo natë

    Ilnisa: E the çfarë ke për të thënë

    Erjola: Më tregoi ti se me çfarë hi në pishinë unë. Po ti futesh në lojë vetëm duke përdorur zhargone

    Ilnisa: E përdore ti zemër

    Erjola: Ti e nise

    Ilnisa: Unë erdha këtu dhe të thashë mos e interpreto dhe më the vish bokset

    Erjola: Kujt i thu ti mos i jep llogari. Ku e din ti se për çfarë isha ka flas unë?

    Ilnisa: Qetësohu

    Erjola: Çfarë punë ke ti?

    Ilnisa: Ti më tregove bokset se si i ngreh

    Erjola: Ti si femër e nivelit (të ulët) që përmende tangat.

    Ilnisa: E hape ti jo unë

    Erjola: Fjala brekë dhe tanga është gjë e ndryshme

    Ilnisa: E hape ti zemër si 26 vjeçare që je

    Erjola: Mos më trego mua moshën. Po unë jam 26 vjeçare, por ti je 25 vjeçare në tru. Dhe 25 vjeçaret janë më të mëdha se ti në tru

    Ilnisa: Shko vish ndonjë palë tanga të tjera mos më përmend mua bokset

    Erjola: Dëgjo ti këtu

    Ilnisa: Shko futi një ekspozim

    Erjola: Shko ekspozohu ti krevateve

  • Çfarë i ndodhi? “Gënjeshtër makabër”/ Fifi shpërthen ashpër: Kush janë këta njerëz që kanë kaq shumë guxim

    Çfarë i ndodhi? “Gënjeshtër makabër”/ Fifi shpërthen ashpër: Kush janë këta njerëz që kanë kaq shumë guxim

    Lajmet e rreme që qarkullojnë në mediat shqiptare ka shqetësuar një tjetër personazh publik dhe bëhet fjalë për këngëtaren e njohur, Fifi.

    Artistja e dashur e publikut shqiptar ka ndarë me ndjekësit e saj një shkrim të një portali, i cili shkruan se Fifi ka humbur 18kg mbas lindjes por në fakt ajo që ka acaruar më shumë këngëtaren është fakti se raportohet se ajo ka dhënë një intervistë për këtë gazetë online.

    Duke e cilësuar artikullin një “gënjeshtër makabër”, Fifi ka sqaruar të gjithë ndjekësit e saj se nuk ka dhënë asnjë intervistë të tillë dhe se e vërteta është se ajo nuk ka humbur kaq shumë kg.

    “Çfarë është kjo gënjeshtër makabre”, shkruan Fifi bashkangjitur postimit të sa saj në Instastory.

    “Unë nuk kam humbur 18kg, as nuk kam përdorur kapsula she as nuk kam dhënë asnjë intervistë për këtë gazetë që nuk i gjendet linku në asnjë vend”.

    “Përkundrazi unë gjatë shtatzanisë kam shtuar 18kg dhe kam hequr vetëm 12kg, ujrat e bebi apo ku di unë se nuk po futem në detaje”.

    “Kush janë këta nejrëz që kanë kaq shumë guxim që të shpifin në këtë mënyrë”, përfundon artistja.

  • ”Mjafton të ketë …”/ Xhensila konfirmon ndarjen nga Besi me postimin e fundit? (Foto)

    ”Mjafton të ketë …”/ Xhensila konfirmon ndarjen nga Besi me postimin e fundit? (Foto)

    Së fundmi është aluduar shumë herë që martesa mes Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku ka marrë fund, ndonëse janë ata janë bërë prindër të një fëmije të dytë.

    Në postimin e fundit në Instagram, Xhensila lë të kuptohet se ajo ka konfirmuar ndarjen me aktorin e humorit.

    “Mjafton të ketë diell, Ajk dhe Amen”, këta të fundit janë emrat e fëmijëve të saj.

    Kujtojmë se dyshja ka hequr të gjitha fotografitë bashkë nga rrjetet sociale, madje postojnë fotografi me fëmijët të ndarë, si dhe në shtëpi të ndryshme.

    Gjithsesi, ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nëse thashethemet për ndarjen janë të vërteta.

  • “Je pa test*kuj, nuk je burrë”/ ‘Nxehen gjakrat’ në BBV, degradon debati mes Rozës dhe Meritonit: Tradhtove shokun, i nxore… (Video)

    “Je pa test*kuj, nuk je burrë”/ ‘Nxehen gjakrat’ në BBV, degradon debati mes Rozës dhe Meritonit: Tradhtove shokun, i nxore… (Video)

    Roza e akuzoi Meritonin se “shiti shokun” referuar rastit me Romeon dhe të njëjtën gjë sipas saj ka bërë edhe me Vesën.

    Roza: Me i ra tjetrit për interes, o Meriton mezi prita me gjet rastin me të ra.

    Franceska: Dil nga hija e Romeos, ai ta nguli ty

    Roza: Ti Meriton nuk e ke konceptin të jesh lider. Me ty e kam tek e tek, në rregull?

    Roza: Nuk e ke fjalorin tënd, në rregull Meriton. Unë zari Romeos? Seriozisht e ke, e kam të drejtën time ta mbroj shokun që ti e tradhtove

    Meritoni: Kur fola me Jul Dedën pse hidheni krejt dhe paska pas të drejtë

    Roza: O Meriton bëhu burrë Meriton! Ta kam bërë benë Meriton. O njeri i pafytyrë, o njeri që prek pikat e dobëta. Merresh me lajme false, i nxjerr shokut…merresh me realiteti. A ke testikuj o burri i Big Brother

    Meritoni: A e sheh çka flet, çfarë fjalori ke je vajzë artiste, je pjesë e televizionit.

    Roza: Ti je pa burrni komplet! Je i pabesë, je tradhtar me shokët dhe tradhtar me Vesën

  • Agresiviteti i Eglës, pjesë e lojës?! Flet vëllai i aktores: “Ata janë aty që të nxjerrin njëri-tjetrin jashtë…”

    Agresiviteti i Eglës, pjesë e lojës?! Flet vëllai i aktores: “Ata janë aty që të nxjerrin njëri-tjetrin jashtë…”

    ftuar në një lidhje me Skype ekskluzivisht për “Wake Up” ka qenë vëllai i Egla Cenos, Beso Ceno. Ai ka folur për herë të parë për lojën e motrës së tij në “Big Brother VIP”, por duke u ndalur po ashtu dhe tek akuzat e saj për ngacmim seksual kundër Saimir Kodrës…

    Egla brenda shtëpisë ka pasur dhe shumë përplasje me vajzat, a është kështu ajo dhe jashtë apo ky agresivitet është pjesë e rolit?

    Nuk mendoj që dikush aty ka shkuar të tregojë jetën e përditshme. Ata e dinë se çfarë do ai format. Kjo po e mban brenda asaj shtëpie. Ata aty janë për lojë, janë për të nxjerrë njëri-tjetrin jashtë.

    Ke një mesazh që do të përçosh tek publiku?

    Publiku është i mrekullueshëm dhe ata dinë të gjykojnë shumë mirë.

  • ‘Ne gjetëm njëri-tjetrin’, Diola Dosti poston foto krah partnerit biznesmen: E qeshura dhe aventura na pret

    ‘Ne gjetëm njëri-tjetrin’, Diola Dosti poston foto krah partnerit biznesmen: E qeshura dhe aventura na pret

    Diola Dosti, një personazh i njohur në Shqipëri, pas pjesëmarrjes në Big Brother, është lidhur me biznesmenin nga Kosova Erolld Belegu

    Diola Dosti, një personazh i njohur në Shqipëri, pas pjesëmarrjes në Big Brother, është lidhur me biznesmenin nga Kosova Erolld Belegu.

    Lidhja u konfirmua edhe nga nga vetë Diola, e cila postoi disa foto në rrjetet sociale.

    Erolld Belegu është 20 vite më i madh se Diola Dosti. Biznesmeni është 57 vjeç, ndërsa Diola 37.

    Por kjo e fundit, në një dedikim romantik për partnerin ka treguar se dashuria nuk njeh moshë.

    “Në mes të pëshpëritjeve dhe dritave verbuese, gjetëm njëri-tjetrin. Ky udhëtim nuk ka të bëjë vetëm me vendin ku kemi qenë por dhe ku do të shkojmë së bashku.

    Miqve tanë, familjes dhe mbështetjes së pafund nga të gjithë ju, ju falënderoj për respektimin e historisë sonë.

    Këtu është dashuria, e qeshura dhe aventura që na pret. Fillim i ri”, shkruan nutricionistja, e cila ka tre vajza nga martesa e parë.

  • Ish-banorja e BBV bie pre e fake news në Youtube, e shpallin të vdekur! Reagon ashpër Antoneta Berisha

    Ish-banorja e BBV bie pre e fake news në Youtube, e shpallin të vdekur! Reagon ashpër Antoneta Berisha

    Përhapja e lajmeve të rreme në rrjetet sociale për VIP-at, është kthyer në një problem.

    Ish-banorja e ‘Big Brother VIP1” Antonela Berisha ka reaguar ashpër në Instagram, pasi e kishin shpallur të vdekur në një videon në youtube me titull: “TRAGJEDI! Ish konkurrentja e përputhen ndërron jetë”.

    Ish-banorja e ‘BBVIP1’ shkruan se ja kanë dërguar shumë persona këtë video dhe se gjithçka është bërë për klikime.

    Po ashtu ajo ka deklaruar se do të marrë masa ligjore kundrejt personit ose personave që e kanë postuar videolajmin në fjalë.

    Reagimi:

    Ma derguan disa persona kete lajmin dhe gjithashtu me erdhen shum mesazhe, nuk e di si mund te shkojne palaqot deri ne kete nivel per klikime. Shum here jane vendos lajme te rreme per mua neper portale por kete her nuk do hesht, do ndermarr procedura penale per kushdo qofshi ju

  • “Të lumtë pushka!”, Einxhel Shkira i del në mbrojtje Egla Cenos: Ky është realiteti ynë i hidhur…

    “Të lumtë pushka!”, Einxhel Shkira i del në mbrojtje Egla Cenos: Ky është realiteti ynë i hidhur…

    Në spektaklin e mbrëmjes së kaluar u diskutua deklarata e Egla Cenos, në të cilën ishte shprehur se para 25 vitesh, kur kishte shkuar për të kërkuar punë në Top Albania Radio, pretendonte se e kishin ngacmuar seksualisht.

    Lidhur me këtë deklaratë të aktores, ka reaguar Saimiri, i cili ka treguar se kjo çështje tashmë është në gjykatë.

    Kur u vu në dijeni për situatën, Egla u shpreh gjatë ‘Prime-t’: Marr përgjegjësi për gjërat që them, mirësetëvijë Gjykata. Unë sigurisht nuk kam prova materiale sepse ndodhi shumë vite më parë, ishte një kërkesë për punë, nuk kam shkuar aty për të futur në kurth zotin Saimir. Por mund të bëj diçka tjetër, të cilën do e mendoj shumë mirë, para se ta prenoncoj publikisht.

    Një ndër personazhet publik që i ka dalë në mbrojtje Eglës është Einxhel Shkira, e cila e ka vlerësuar aktoren për guximin.

    “Nuk kam qenë dakord me 99% të gjërave që Egla thotë edhe bën por sot i them: “Të lumtë pushka”. Kjo që tha do guxim dhe mesa duket ky guxim nuk i mungon asaj as para gjithë botës. Ky është realiteti jonë i hidhur, që të bën të heshtim nga shumë frikëra të ndryshme, por mbi të gjitha nga provat që i kërkohen “viktimës”. Prova të cilat gjithmonë mungojnë se askush nuk niset me idenë se do ngacmohet në një takim pune dhe do ta ketë të nevojshme ta faktojë atë… E me këtë justifikim, gjithmonë drejtohet gishti si fajtore nga ajo që ka patur “guximin e budallait” të nxjerrë në sipërfaqe traumën e historisë së saj. Ndoshta e vërtetë, ndoshta gënjeshtër, ne nuk do e dimë kurrë se çfarë ka ndodhur, por çuditërisht gjithmonë gratë po gënjenkan. Për të fituar çfarë? Akoma nuk e dimë se çfarë interesi ka një grua të gënjejë që është ngacmuar, kur jo vetëm nuk fiton gjë prej kësaj por as nuk besohet, përkundrazi quhet imorale, mashtruese ose “me siguri e ka kërkuar vetë”. Kush dreqin gjen guximin të thotë “gënjeshtrën” e saj për të mos marrë asgjë në këmbim?”- shkruan Einxhel.

  • “Leku letër”, ja sa kushtoi veshja e Françeskës “Prime-n” e djeshëm

    “Leku letër”, ja sa kushtoi veshja e Françeskës “Prime-n” e djeshëm

    Françeska Murati, ndonëse ka pak ditë qëndrimi në shtëpinë e “Big Brother Vip” ka krijuar dinamika dhe debate që e kanë vënë në qendër të vëmendjes. Megjithatë ajo që është komentuar kudo në rrjet është edhe “look-u” i saj në çdo spektakël. Konkurrentja kurohet “kokë e këmbë” dhe veshja që përzgjedh nuk është e një çmimi modest.

    Spektaklin e djeshëm për “look-un” e saj janë shpenzuar rreth 2 mijë euro, ku përfshihet fustani pranveror i firmës “Zimmermann” 995 euro, këpucët “Aquazzura” 850 euro dhe vathët “Shushuitong Crystal” 130 euro.