‘Ne gjetëm njëri-tjetrin’, Diola Dosti poston foto krah partnerit biznesmen: E qeshura dhe aventura na pret

by editor

Diola Dosti, një personazh i njohur në Shqipëri, pas pjesëmarrjes në Big Brother, është lidhur me biznesmenin nga Kosova Erolld Belegu

Advertisements

Diola Dosti, një personazh i njohur në Shqipëri, pas pjesëmarrjes në Big Brother, është lidhur me biznesmenin nga Kosova Erolld Belegu.

Advertisements

Lidhja u konfirmua edhe nga nga vetë Diola, e cila postoi disa foto në rrjetet sociale.

Erolld Belegu është 20 vite më i madh se Diola Dosti. Biznesmeni është 57 vjeç, ndërsa Diola 37.

Por kjo e fundit, në një dedikim romantik për partnerin ka treguar se dashuria nuk njeh moshë.

“Në mes të pëshpëritjeve dhe dritave verbuese, gjetëm njëri-tjetrin. Ky udhëtim nuk ka të bëjë vetëm me vendin ku kemi qenë por dhe ku do të shkojmë së bashku.

Miqve tanë, familjes dhe mbështetjes së pafund nga të gjithë ju, ju falënderoj për respektimin e historisë sonë.

Këtu është dashuria, e qeshura dhe aventura që na pret. Fillim i ri”, shkruan nutricionistja, e cila ka tre vajza nga martesa e parë.

You may also like