Category: Sport

  • “Jemi të qetë për duelin me Italinë”, Asllani: Arritëm në Europian me shumë djersë, shfytëzojmë çdo rast që do të kemi

    “Jemi të qetë për duelin me Italinë”, Asllani: Arritëm në Europian me shumë djersë, shfytëzojmë çdo rast që do të kemi

    Mesfushori i Shqipërisë, Kristjan Asllani ka dhënë një intervistë për mikrofonat e SportMediaset pas fitores 3-1 të kombëtares së tij ndaj Azerbajxhanit në miqësore.
    asllani“Kartëvizita e bukur për të sfiduar Italinë? Po hajde, e rëndësishme në këto ndeshje është të marrim minuta, sidomos për ne që kemi luajtur pak më pak, për fatin tim kanë ardhur dy ndeshje 90-minutëshe, një ardhje shumë e qetë për të parën në Kampionatin Europian.

    Ju jeni vendosur në një grup të komplikuar…
    “Të gjithë na vendosin të fundit, por ne arritëm në Europian me shumë djersë. Është hera e dytë në historinë tonë, sigurisht që do të hyjmë në fushë duke u përpjekur të vëmë në vështirësi të tjerët, e dimë që kemi pak shanse por ne do të përpiqemi t’i shfrytëzojmë, të angazhohemi, të japim zemrën edhe për tifozët.

    Do të luani kundër Italisë, por edhe ndaj shumë bashkëlojtarëve te Interi…
    “Jam i lumtur që përballem me ta, jam lidhur shumë me ta dhe i uroj më të mirat. Ndoshta do ta kalojmë bashkë, kushedi (qesh.) Shakatë mënjanë, mezi pres. Kur u hodh shorti ishim në aeroplan dhe më pas ishin batutat, por siç thashë mezi pres t’i përballoj.

    Jeni mesfushori më i mirë në Serie A për sa i përket përqindjes së pasimeve të suksesshme mes atyre që kanë bërë më shumë se 500…
    “Mirë, jam i lumtur. Janë shpërblime të vogla, por unë po vazhdoj të punoj dhe studioj, duke mësuar që nga lojtarë të fortë para meje sesi të luaj këto ndeshje dhe të jap maksimumin, atëherë do të shohim.

    Sa bukur ishte fitimi i titullit në derbi?
    “E bukur, atëherë kam qenë gjithmonë tifoz i Interit. Ylli i dytë me fitoren në derbi… Jemi të lumtur, grupi ishte i fortë dhe kompakt, na shpërbleu për punën që kemi bërë gjatë gjithë vitit. “

    Vitin e ardhshëm përveç titullit do të synoni edhe Championsin?
    “Sigurisht, Interi duhet të synojë gjithmonë të fitojë sa më shumë trofe të jetë e mundur. Le të shohim, tani është kombëtarja. Mezi pres të shoh përsëri djemtë e Interit, flasim shpesh dhe jam i lumtur që jam në një grup të bashkuar”.

    Dëshironi më shumë minuta ​​vitin e ardhshëm?
    “Do të shohim për këtë, pasi kam thënë gjithmonë se duhet të punoj dhe më pas kur trajneri më thërret në veprim, duhet të jem gjithmonë gati për të dhënë më të mirën time”.

    A do të qëndroni 100% tek Interi vitin e ardhshëm?
    “Unë jam një lojtar i Interit dhe jam shumë i lumtur këtu. Falënderoj klubin sepse këtë vit, por edhe vitin e kaluar, ata më ndihmuan në një mënyrë të pabesueshme dhe prandaj mund të jem i lumtur që jam në një nga skuadrat më të mira në botë më duhet të punoj, të punoj dhe të punoj, por patjetër që do të jem me ta”.

    PANORAMASPORT.AL

  • Simoni kthehet në shtëpi! Silvinjo publikon listën zyrtare të Shqipërisë në Europian

    Simoni kthehet në shtëpi! Silvinjo publikon listën zyrtare të Shqipërisë në Europian

    Silvinjo vendosi dje për listën finale të lojtarëve që do të marrë me vete në Gjermani, ku do të vijojnë përgatitjet për ndeshjet e Europianit.simoniTrajneri s’ka përfshirë portierin e katërt, Simon Simoni, duke qenë se të gatshëm janë Etrit Berisha, Thomas Strakosha dhe Elhan Kastrati. Kështu një portier i katërt do të ishte i tepërt, mbi të gjitha sepse në grumbullim janë 27 lojtarë. Fatmirësisht, pas vlerësimeve që u bënë nga stafi teknik dhe doktori i ekipit kombëtar, nuk ka asnjë dëmtim dhe grupi gëzon shëndet të plotë.

    Pas kësaj date, kombëtaret kanë të drejtë që të zëvendësojnë portierin në rast se dëmtohet një i tillë gjatë turneut.

    Sa i përket programit, skuadra përfaqësuese do të udhëtojë ditën e sotme për në Dortmund. Pasi të zhvillojë një seancë të lehtë stërvitore paradite, në orët e pasdites të gjithë do të nisen për në Gjermani, ku do të akomodohen në Kaiserau, kampi bazë që është zgjedhur nga Federata Shqiptare e Futbollit.

  • Euro 2024, Taulant Seferi me tone optimizmi: Japim maksimumin, nuk e shoh për kontratë, por…

    Euro 2024, Taulant Seferi me tone optimizmi: Japim maksimumin, nuk e shoh për kontratë, por…

    Në prag të kësaj miqësores që Shqipëria do të luajë nesër në ora 19:00 ndaj Azerbajxhanit në stadiumin “Haladas Sportkomplexum” në Hungari, doli këtë të enjte në konferencë zyrtare sulmuesi i Kombëtares, Taulant Seferi.

    Sulmuesi kuqezi u shpreh se ekipi po përgatitet dhe po punon shumë fort në këtë fazë përgatitore, ndërsa foli edhe për konkurrencën brenda skuadrës si edhe për kundërshtarët në Evropian. Seferi siguroi se, e gjithë skuadra do të japë maksimumin në finalet e Evropianit.

    “Gjatë kësaj periudhe kemi punuar shumë fort, me intensitet të lartë me të gjithë stafin. Është krenari të jesh pjesë e Kombëtares, ndjesi shumë e mirë. Ajo çfarë ka më shumë rëndësi është që jemi të gjithë bashkë dhe jemi shumë të lumtur që jemi këtu dhe mezi po e presim Evropianin. Po punojmë fort”, tha ai.

    Për sulmuesin tjetër Arbër Hoxha dhe për konkurrencën në sulm, Seferi theksoi se, “Arbër Hoxha është talent i madh, një lojtar me cilësi shumë të mira dhe jam i lumtur që luajti dhe ka vendosur të luajë për Shqipërinë. Pa dyshim që kur ka konkurrencë, edhe grupi bëhet më i fortë, ekipi bëhet më i fortë dhe kjo është diçka e mirë për Kombëtaren shqiptare”.

    Për rritjen që ka pasur në këto dy vite, Seferi u shpreh se, “futbolli ka ulje dhe ngritje, por unë kam shikuar përpara dhe kam pasur qëllimin për të bërë më të mirën time dhe të jem gati për Kombëtaren. Zoti ka dashur që unë të jem këtu dhe kam punuar fort për këtë pjesë dhe shpresoj që do të jemi në formën më të mirë dhe të japim maksimumin”.
    I pyetur nëse e sheh Evropianin si mundësi për të treguar më shumë vlera, ai tha se, “Evropianin nuk e shoh për kontratë, por si gjënë kryesore për të gjithë kombin shqiptar. Ne jemi këtu për të dhënë dhënë maksimumin dhe për të punuar fort për Kombëtaren shqiptare. Transferimin nuk e mendoj tani, e mendoj pas Evropianit”.

    Për mundësinë e shënimit të golave në Evropian, Seferi tha se, “ne jemi sulmues, duhet të bëjmë gola. Po punojmë fort dhe jemi të gjithë mirë, pa lëndime. Na mbetet vetëm të punojmë fort, të përgatisim çdo ndeshje në maksimum dhe ia lëmë kohës”.

    Për grupin në Evropian, Seferi u shpreh se, “ne kemi një grup të fortë, kemi besim. E gjithë ajo që duhet të bëjmë është të japim maksimumin, të përgatisim ndeshjet me radhë, të kemi shpirtin luftarak. Ajo që ka ekipi ynë prej ditës së parë kur ka ardhur trajneri është të jemi të bashkuar dhe të jemi një”.

    apër deklarata e Silvinjos që lidhet me marrëdhënien që kanë futbollistët shqiptarë me fanellën kuqezi, Seferia tha se, “jemi shqiptarë dhe jemi shumë krenarë për këtë që bëjmë për këtë fanellë që e veshim dhe pa dyshim që kjo është një fanellë shumë e rëndë. Jemi të lumtur dhe ne për këtë fanellë duhet të japim maksimumin. Shpresoj që do të kemi rezultate të mira”.

  • “The Guardian”: Tifozët shqiptarë nuk e duan Edi Ramën në EURO 2024 se është mallkim

    “The Guardian”: Tifozët shqiptarë nuk e duan Edi Ramën në EURO 2024 se është mallkim

    Gazeta e njohur britanike, “The Guardian” ka publikuar një artikull rreth kombëtares shqiptare të futbollit për pjesëmarrjen në Euro 2024 në Gjermnai, ku është herë e dytë që marrim pjesë në një turne madhor futbolli.

    Por, gjatë profili që i bën kuqezinjëve, media bretikane thekson se tifozët shqiptarë nuk duan të shohin kryeministrin Edi Ramën në EURO 2024, pasi është ters. Sipas saj, ka një mallkim që lidhet me emrin e tij dhe futbollin.

    “Personalitetet shqiptare do të dynden në Gjermani për të marrë pjesë në Euro, por është një njeri që shumë tifozë kuqezi mund të mos duan ta shohin, veçanërisht në stadium: kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Kjo është për shkak të “mallkimit të tij të futbollit”, siç do të thoshte folklori i tifozëve. Rama shpesh merr pjesë në evente apo fushata elektorale i veshur me fanella futbolli të skuadrave ndërkombëtare, dhe çuditërisht, kjo shpesh i paraprin një fatkeqësie për këtë ekip. Nëse pyesni tifozët shqiptarë, humbja e Manchester City nga Real Madridi me penallti në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve në prill, mund të ketë të bëjë me Ramën që zbuloi projektin e ri të akademisë shqiptare të City-t në të njëjtën ditë në Tiranë,” – shkruan “The Guardian”.

  • “Asani… ”, trajneri Silvinjo: Nder të përfaqësojmë Shqipërinë në Europian, japim shpirtin dhe sakrifikojmë në 3 ndeshjet

    “Asani… ”, trajneri Silvinjo: Nder të përfaqësojmë Shqipërinë në Europian, japim shpirtin dhe sakrifikojmë në 3 ndeshjet

    Shqipëria do të përballet me Azerbajxhanin nesër në orën 19:00 në miqësoren e dytë në prag të Europianit. Trajneri i Kombëtares kuqezi, Silvinjo doli në konferencën e zakonshme për mediat.

    “Ne jemi duke zhvilluar përgatitjet për Europianin është një process pune shumë e shpejtë, sigurisht kemi 7 ditë që stërvitemi dhe brenda këtyre kemi dy miqësoret. Ne po përgatitemi për Italinë por smund të them akoma si do të jetë skuadra, kemi edhe pak ditë kohë dhe mbetet për tu parë. Në ndeshjen me Azerbajxhanin tu japim më shumë mundësi lojtarëve që nuk kanë luajtur dhe tu japim minuta në këmbë dhe të provojmë gjëra të reja. Italia është skuadra kampione në fuqi e Europës sigurisht është një ndeshje shumë e vështirë dhe po përgatitemi për tu përballur siç duhet me Italinë një nga ekipet më të forta në Europë dhe Botë, ashtu si Kroacia dhe Spanja që bëjnë pjesë në grupin tonë, është një grup shumë i fortë dhe i bukur dhe për të gjithë ne. E rëndësishme është që ta shijojmë këtë pjesëmarrje të dytë në finalet e një turneu të madh, siç është Europiani dhe të bëjmë më të mirën. Do të bëjmë analizën për tu përballur sa më mirë me Italinë, sigurisht e pash miqësoren mes Italisë dhe Turqisë.

    Kemi 8 ditë që po përgatitemi, po punojmë shumë mirë dhe lojtarët janë shuëm të karikuar. Por stërvitemi në kushte fantastike, nesër do të vendoset për listën përfundimtare nëse larg qoftë do të ketë ndonjë dëmtim, UEFA të na lejojë. E rëndësishme është që ne të vazhdojmë të punojmë shumë mirë. Për Asanin nesër është një mundësi e mirë, për të luajtur dhe të marrë minuta në këmbë, ai është një lojtar që prej 4-5 muajsh nuk është duke luajtur ndeshje zyrtare me klubin e tij dhe gjithsesi ne po e mbajmë nën vëzhgim. Ai ka punuar shumë mirë dhe është në gjendje të mirë. Në momentin që ndjen lodhjen tek lojtari është mirë që të ndërhysh dhe të bësh ndryshime sepse ne kemi lojtarë shumë të mirë në dispozicion që mund ta bëjnë shumë mirë në atë rol. Asani do të luajë dhe nesër, të shohim sa minuta do të luajë dhe mbetet për tu vlerësuar.

    Shkojmë për të marrë pjesë në një turne shumë të rëndësishëm dhe ne duhet ta shijojmë sa më shumë dhe me përgjegjësi dhe të provojmë të marrim më të mirën. Përsa i përket përgatitjeve jemi shumë të kënaqur me kushtet dhe për mënyrën se si po punojmë. Të gjithë lojtarët janë të karikuar, motivuar dhe fokusuar tek puna e tyre. Lojtarët kanë marrë ngarkesën e duhur, motivimi që kemi parë është i duhuri. Fakti që luajmë me Italinë të jeni të sigurt që karikimi është 100% dhe motivimi është shumë i madh. Dhe unë kur isha fëmijë në vitin 1982, mbaj mend kam parë ndeshjen Brazil-Itali, një nga ndeshjet më të bukura dhe Brazili humbi atë ndeshje, kishte shumë lojtarë që luanin në Itali dhe nuk ishte e nevojshme të luanin në Seria A për të pasur motivimin e duhur, fakti që luajmë kundër atyre të jep motivimin e duhur. Italia ka fanellë të rëndë, skuadër favorite por e rëndësishme është të përgatitemi mirë. Të gjitha energjitë tona janë të fokusuara tek Italia, Kroacia dhe Spanja, me shpresën përtë vazhduar përpara dhe të jemi 100% të fokusuar. Nuk jam i shqetësuar për pjesën e kontratës, është një gjë fantastike që përfaqësojmë Shqipërinë në këtë Europian. I gjithë ky rrugëtim ka qenë i bukur pas kualifikimit, pjesëmarrja në shortin e Euros, fakti që po përfaqësojmë Shqipërinë është një gjë e bukur dhe më pas do të shohim se ccfarë do të ndodh. E rëndësishme për ne është punojmë fort dhe është nder të përjetojmë këtë eksperiencë të bukur. Raporti ynë me presidentin Duka është shumë i bukur.

    Gjithçka është shumë e shpejtë, pak ditë na ndajnë nga ndeshje. Pas miqësores që kemi një ndeshje me Azerbajxhanin, një kundërshtar të mirë, vetëm pas kësaj do të shohim çfarë mund të përmirësojmë. Mesfusha, mbrojtja apo sulmi. Ndeshja me Azerbajxhanin do të na japë shumë mundësi për të kuptuar. Do të shohim më shumë në aspektin difensiv. Dua të siguroj 100% se jemi të bindur që kemi tre kundërshtarë shumë të fortë, kemi respekt për ta dhe kompeticionin. Jemi të motivuar, po punojmë, por e dimë që duhet ta shijojmë faktin që ne jemi në Europian.

    Duhet të sakrifikojmë shumë dhe të vrapojmë pa masë, kundërshtarët tanë nuk mendojnë që të kalojnë grupin, por të fitojnë. Në një ndeshje ndodh gjithçka, ndodh mrekullia. Lojtarët e kanë kuptuar shumë mirë këtë, ne jemi një. Mënyra e duhur për të luajtur është me sakrificë dhe shpirt. Entuziazmi është i mirë për të marrë pikë, por nëse themi që do të mundim Italinë atëherë nuk është e drejtë. E di që kam lojtarë seriozë, të punojmë dhe të sakrifikojmë. Abrashi ka luajtur në kualifikuese, ka qenë në mars dhe qershor me ne. Ka bërë një sezon shumë të mirë. Duhet të respektoj të gjithë lojtarët. Kemi stërvitje dhe nesër kemi punë me video. Mund ta thoja, por e lë për respekt të lojtarëve. Ndoshta jua them para Italisë. Thashë që luan Asani. Faleminderit çuna”, përfundoi trajneri Silvinjo.

  • Publikohet lista e pagave të 24 trajnerëve të Euro 2024, ja se ku renditet Sylvinho

    Publikohet lista e pagave të 24 trajnerëve të Euro 2024, ja se ku renditet Sylvinho

    “Finance Football” ka ardhur së fundmi me një zbulim sa i përket pagave të trajnerëve të Euro 2024.

    Pra janë gjetur pagesat e të gjithë teknikëve, të cilët do të jenë pjesë e kampionatit europian në Gjermani.

    Vendin e parë e mban Southgate i Anglisë, ndërsa tre vendet e para plotësohen nga Nagelsman i Gjermanisë dhe Martinez i Portugalisë.

    Sa i përket Silvinjos, trajneri i Shqipërisë renditet në vendin e 16 mes 24 trajnerëve.

    Kolegët dhe kundërshtarët e tij, Zlatko Dalic i Kroacisë renditet në vendin e 11, La Fuente i Spanjës në vendin e 13, ndërsa Spaleti i Italisë në vendin e 6.

    Ja lista:

  • Në prag të Euro 2024, Rodi paralajmëron Spanjën: Grup i vështirë, edhe Shqipëria është fuqizuar shumë

    Në prag të Euro 2024, Rodi paralajmëron Spanjën: Grup i vështirë, edhe Shqipëria është fuqizuar shumë

    Ndryshe nga Shqipëria, ku palët, trajneri dhe Federata, po presin përfundimin e “Euro2024” për të dalë me një vendim zyrtar për rinovimin e kontratës me Sylvinho-s deri në 2026, Spanja bën të kundërtën.

    “Furitë e kuqe”, drejtuesit e Federatës, vendosën të konfirmojnë De La Fuente-n pak përpara startit të Evropian, një shenjë kjo e besimit që kanë ndaj trajnerit.
    De La Fuente firmosi një kontratë të re deri në 2026, me objektiv triumfin në Evropian dhe më pas në Botëror. De La Fuente mori drejtimi ne Spanjës pas shkarkimit të Luis Enrique.

    Në 12 ndeshje ka një mesatare prej 2,33 pikësh. Përfaqësuesja iberike shihet si një nga favoritët kryesor për të triumfuar në Gjermani, ku bëjnë pjesë në Grupi E së bashku me Itali, Kroacinë dhe Shqipërinë.
    Ylli i këtij ekipi është Rodi, mesfushori i Man.City. Në sytë e tij, Spanja i ka të gjithë numrat për t’i shkuar deri në fund këtij turneu, por pranoi se bëjnë pjesë në një grup të vështirë:

    “Italia? Situata e tyre është kaotike, pasi nuk morën pjesë në dy Botërore radhazi, por në mes fituan Evropian. Gjithsesi, sa herë Italia është prezente nuk mungojnë surprizat.

    Kroacia dhe Shqipëria? Dy kocka të tjera të forta. Kroacinë e njohim, një skuadër e vështirë për t’u parashikuar. Pastaj është edhe Shqipëria, një skuadër që duhet kapur me pinca. Jemi përballur në të kaluarën, por në vitet e fundit janë fuqizuar shumë. Shkurt, do të jetë tepër e vështirë”
    , u shpreh Rodi.

  • Shqipëria në Europian, superkompjuteri i OPTA parashikon shanset e kuqezinjve në grup dhe… për fitoren e trofeut

    Shqipëria në Europian, superkompjuteri i OPTA parashikon shanset e kuqezinjve në grup dhe… për fitoren e trofeut

    Shqipëria do të nisë pas 10 ditësh rrugëtimin e saj në Euro 2024, ku do të kërkojë të bëjë një paraqitje të denjë për pritshmërinë që ka krijuar pas në fazës kualifikuese që e mbylli si e para në grupin e saj.

    Në Europian do të jetë pak më ndryshe, edhe për faktin se kuqezinjtë kanë rënë në “grupin e ferrit” siç cilësohet nga të gjithë, ai B, ku përkrah janë Spanja, Italia e Kroacia. Një treshe skuadrash që kanë pretendime jo të vogla për t’i shkuar deri në fazat finale këtij turneu.

    Parashikimin si mund të jetë turneu i Shqipërisë, e ka dhënë superkompjuteri i gjigandit të statistikave, “OPTA”. Nëpërmjet një programi të sofistikuar të dhënash, është simuluar 10 mijë herë i gjithë turneu dhe janë përcaktuar përqindjet e çdo varianti të mundshëm të përfundimit të tij, sigurisht, duke përfshirë edhe Shqipërinë në çdo përllogaritje.

    Sipas superkompjuterit, mundësia më e madhe është që Shqipëria ta mbyllë grupin në vendin e fundit, pasi kjo ndeshet në 56,4% të rasteve. Vendi i tretë i kuqezinjve është në 25,7% të rasteve, vendi i dytë në 12,3% dhe ai i pari në grup është 5,6%.

    Në simulimin e kualifikimit në fazën me eliminim direkt, shanset e Shqipërisë për të shkuar në 16-she janë 33,4%. Përqindja zbret në 11,6 për kualifikimin në çerekfinale dhe 3,2 për gjysmëfinalet. Kuqezinjtë kanë 0,8% mundësi që të shkojnë në finalen e turneut dhe vetëm 0,2% për të fituar Euro 2024./PANORAMASPORT.AL

  • Turqit zbulojnë ofertën e bujshme nga Seria A për Rei Manajn, sulmuesin kuqezi e kërkon Lacio

    Turqit zbulojnë ofertën e bujshme nga Seria A për Rei Manajn, sulmuesin kuqezi e kërkon Lacio

    Rei Manaj vazhdon të jetë emri më i lakuar në merkaton e futbollistëve në Turqi, pas një sezoni të jashtëzakonshëm që ka bërë me Sivaspor duke shënuar 22 gola në të gjithë kompeticionet. Sulmuesi shqiptar është në shitje dhe ofertat për të duket se nuk mungojnë.

    Sipas mediave turke, më e fundit vjen nga Seria A, ku sulmuesi ka luajtur edhe më parë dhe njeh mjaft mirë ambientin, portalet e mediave të mëdha turke raportojnë se për Manajn ka një interesim konkret nga Lacio, që është gati të kthejë në elitën e futbollit italian sulmuesin shqiptar.

    Nuk bëhen të ditura shifrat që ofron Lacio, por klubi i Sivaspor ka bërë të qartë se ka refuzuar oferta prej 6 milionë eurosh për lojtarin nga Seria A më përpara, teksa tani kërkon 15 milionë euro për kartonin e tij./PANORAMASPORT.AL

  • Shqipëria në Euro 2024, ja cilët numra do të mbajnë në fanella kuqezinjtë. Manaj merr atë të shokut të ngushtë, Broja atë të…

    Shqipëria në Euro 2024, ja cilët numra do të mbajnë në fanella kuqezinjtë. Manaj merr atë të shokut të ngushtë, Broja atë të…

    Shqipëria brenda pak ditësh nis aventurën e saj në Euro 2024 dhe përgatitjet do të nisin që me miqësoren që kuqezinjtë luajnë sot ndaj Lihtenshtejnit. Para kësaj miqësore, grupi kuqezi ka marrë vendimet edhe sa u përket numrave që do të mbajnë në fanella futbollistët në këtë ndeshje, e më pas në Europian.

    FANELLAT KOMBETARJA

    Ashtu siç pritej, prioritet u ëshsë dhënë lojtarëve që kanë dhënë kontribut gjatë kualifikueseve dhe kanë mësuar tifozët me një numër të veçantë në fanellë apo identifikohen me të. Kjo ka bërë që emrat që nuk grumbulloheshin rregullisht, të “sajoheshin” me numrat e mbetur bosh, ose të marrin të lojtarëve të cilët u lanë jashtë nga Silvinjo.

    Kështu, Rei Manaj ka marrë numrin 7 të Keidi Bares, i cili është një mik i ngushtë i tij që kur luanin me përfaqësueset e moshave. Broja është detyruar të kalojë te numri 11, ai që ka mbajtur më parë Uzuni. Ndërsa numri 16 që mbahej historikisht nga Cikalleshi, i ka kaluar të riut Medon Berisha.

    Portieri Simon Simoni do të jetë në ndeshjen e sotme me numrin 27, duke bërë të qartë se ai do të jetë portieri rezervë nëse një nga të zakonshmit Berisha-Strakosha-Kastrati përballen me probleme.

    LISTA ME NUMRA

    1 – Etrit Berisha,

    2 – Ivan Balliu

    3 – Mario Mitaj

    4 – Elseid Hysaj

    5 – Arlind Ajeti

    6 – Berat Gjimshiti

    7 – Rei Manaj

    8 – Klaus Gjasula

    9 – Jasir Asani

    10 – Nedim Bajrami

    11 – Armando Broja

    12 – Elhan Kastrati

    13 – Enea Mihaj

    14 – Qazim Laçi

    15 – Taulant Seferi

    16 – Medon Berisha

    17 – Ernest Muçi

    18 – Ardian Ismajli,

    19 – Mirlind Daku

    20 – Ylber Ramadani

    21 – Kristjan Asllani

    22 – Amir Abrashi

    23 – Thomas Strakosha

    24 – Marash Kumbulla

    25 – Naser Aliji

    26 – Arber Hoxha

    27 – Simon Simoni