Euro 2024, Taulant Seferi me tone optimizmi: Japim maksimumin, nuk e shoh për kontratë, por…

by editor

Në prag të kësaj miqësores që Shqipëria do të luajë nesër në ora 19:00 ndaj Azerbajxhanit në stadiumin “Haladas Sportkomplexum” në Hungari, doli këtë të enjte në konferencë zyrtare sulmuesi i Kombëtares, Taulant Seferi.

Advertisements

Sulmuesi kuqezi u shpreh se ekipi po përgatitet dhe po punon shumë fort në këtë fazë përgatitore, ndërsa foli edhe për konkurrencën brenda skuadrës si edhe për kundërshtarët në Evropian. Seferi siguroi se, e gjithë skuadra do të japë maksimumin në finalet e Evropianit.

Advertisements

“Gjatë kësaj periudhe kemi punuar shumë fort, me intensitet të lartë me të gjithë stafin. Është krenari të jesh pjesë e Kombëtares, ndjesi shumë e mirë. Ajo çfarë ka më shumë rëndësi është që jemi të gjithë bashkë dhe jemi shumë të lumtur që jemi këtu dhe mezi po e presim Evropianin. Po punojmë fort”, tha ai.

Për sulmuesin tjetër Arbër Hoxha dhe për konkurrencën në sulm, Seferi theksoi se, “Arbër Hoxha është talent i madh, një lojtar me cilësi shumë të mira dhe jam i lumtur që luajti dhe ka vendosur të luajë për Shqipërinë. Pa dyshim që kur ka konkurrencë, edhe grupi bëhet më i fortë, ekipi bëhet më i fortë dhe kjo është diçka e mirë për Kombëtaren shqiptare”.

Për rritjen që ka pasur në këto dy vite, Seferi u shpreh se, “futbolli ka ulje dhe ngritje, por unë kam shikuar përpara dhe kam pasur qëllimin për të bërë më të mirën time dhe të jem gati për Kombëtaren. Zoti ka dashur që unë të jem këtu dhe kam punuar fort për këtë pjesë dhe shpresoj që do të jemi në formën më të mirë dhe të japim maksimumin”.
I pyetur nëse e sheh Evropianin si mundësi për të treguar më shumë vlera, ai tha se, “Evropianin nuk e shoh për kontratë, por si gjënë kryesore për të gjithë kombin shqiptar. Ne jemi këtu për të dhënë dhënë maksimumin dhe për të punuar fort për Kombëtaren shqiptare. Transferimin nuk e mendoj tani, e mendoj pas Evropianit”.

Për mundësinë e shënimit të golave në Evropian, Seferi tha se, “ne jemi sulmues, duhet të bëjmë gola. Po punojmë fort dhe jemi të gjithë mirë, pa lëndime. Na mbetet vetëm të punojmë fort, të përgatisim çdo ndeshje në maksimum dhe ia lëmë kohës”.

Për grupin në Evropian, Seferi u shpreh se, “ne kemi një grup të fortë, kemi besim. E gjithë ajo që duhet të bëjmë është të japim maksimumin, të përgatisim ndeshjet me radhë, të kemi shpirtin luftarak. Ajo që ka ekipi ynë prej ditës së parë kur ka ardhur trajneri është të jemi të bashkuar dhe të jemi një”.

apër deklarata e Silvinjos që lidhet me marrëdhënien që kanë futbollistët shqiptarë me fanellën kuqezi, Seferia tha se, “jemi shqiptarë dhe jemi shumë krenarë për këtë që bëjmë për këtë fanellë që e veshim dhe pa dyshim që kjo është një fanellë shumë e rëndë. Jemi të lumtur dhe ne për këtë fanellë duhet të japim maksimumin. Shpresoj që do të kemi rezultate të mira”.

You may also like